Titulli: Dinjiteti..........( rruga per ne hene)
Pėrshėndetje e nderuar DEA,
qė nė fillim dua t'tė them se tema qė keni hapur bėn pjesė "ndėr fushat qė mė interesojnė seriozisht"... sidomos titulli.
Thashė titulli sepse pėrmbajtja e tregimit tė Sokol Mėrturit mė duket extremisht e nxjerrur nga konteksti, prandaj nė masė tė madhe e rėndon (sadokudo mendoj se i bie nė qafė pa tė drejtė, pa faj) realitetin (realitetit). Po nejse, meqė ti nuk qėndron prapa shkrimit (tė paktėn jo si autore) nuk do tė ndalem mė gjatė.
Meqė je autore e titullit "Dinjiteti...", desha t'tė pyes:
Si e kupton, ose si duhet ta kuptojmė drejtė dinjitetin?! A ėshtė dinjiteti nė raport me TĖ TJERĖT, a ėshtė dinjiteti nė raport ME VETVETEN!
Unė, nė tė vėrtetė si pjesė e shoqėrisė e traditės shqiptare (tė njėjtės qė i pėrket edhe ti) e kam tė kjartė kuptimin formal si shoqėria e kupton dinjitetin (tė jesh kėshtu e tė mos jesh ashtu, tė mos lėshosh pe lehtė, tė mos ndryshosh bindje lehtė, kėmbėngulės, i qėndrueshėm, besnik, burrė... e tė tilla tė ngjashme)..., por:
Nėse unė pėr vete jam i bindur se ajo qė dėshiroj tė bėj (veprimi), ėshtė i mirė, nė tė mirėn time dhe tė tė tjerėve... a jam dinjitoz nėse heq dorė nga ky veprim pėrshkakse pėr tė njėjtin veprim jam i bindur se tė tjerėt do tė mė konsiderojnė jodinjitoz?
Nėse unė pėr shkak tė ruajtjes sė dinjitetit heq dorė nga bindjet e mia, dėshirat e mia, pse jo: ambiciet e mia... a jam UNĖ? A jam vetvetja?
(e kjartė qė njeriu ėshtė qenie sociale, e jo egoiste... por, tė gjithė po pajtohemi sot qė kohės e jetės kolektive ia kemi kthy njėherė e pėrgjithmonė shpinėn... ėshtė koha e individualizmit... koha kur njeriu ka identitet... identitetin e vet e shfrytėzon sipas dėshirės sė vet, sepse ėshtė i veti).
Ose, sa kemi tė drejtė tė gjykojmė tjetrin si tė dinjitetshėm ose jo... kush na garanton se gjykimi nė atė rast nuk ėshtė subjektiv?!
...
me shpresė se "nuk pėrfundon me kaq", mbeteni e nderuar
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
|