Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-08, 17:51   #12
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti..........( rruga per ne hene)

Dinjiteti i Njeriut

Materiale mbi temėn shtjelluese: Dinjiteti i njeriut


Dinjiteti i njeriut nga pikėpamja e krishterė
E drejta natyrore, iluminizmi dhe dinjiteti i njeriut
Dinjiteti i njeriut nė islamizėm


Dinjiteti i njeriut nga pikėpamja e krishterė

"Besimi i krishterė, pėr tė argumentuar dinjitetin e njeriut pėrdor idenė e krijimit, e cila thotė: Njeriu ka dinjitet, sepse ėshtė shėmbėllesė. Besimi , e konsideron tė qenit person njerėzor si tė dhėnė dhe tė vendosur prej Zotit. Njeriu nuk ėshtė i vetėkrijuar".
"Tė gjitha tė drejtat e shumėllojshme tė njeriut bazohen nė dinjitetin e njeriut. Tė drejtat e njeriut ekzistojnė nė shumės, ndėrsa dinjiteti i njeriut vetėm nė njėjės. Pėr kėtė arsye, dinjiteti i njeriut ėshtė rrėnja e tė gjitha tė drejtave tė njeriut. Shtrohet pyetja se ku qėndron dinjiteti i njeriut? Ēfarė ėshtė ajo qė e bėn njeriun njeri? Pėr hebrenjtė dhe tė krishterėt, njeriu ėshtė shėmbellesė e Zotit nė tokė."


[Jürgen Moltmann, Menschenwürde, Recht und Freiheit, Stuttgart/Berlin 1979, 18f.]
[Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

E drejta natyrore, iluminizmi dhe dinjiteti i njeriut

"Iluminizmi politik ėshtė zhvilluar nga mėsimi "ideal" pėr tė drejtat e njeriut. Pikė thelbėsore e tij ishte dinjiteti i njeriut. Ky ka qenė edhe shkaku i lindjes sė detyrimit kundrejt njeriut. Kjo do tė thotė se njeriu nuk duhet tė kuptohet vetėm nė kuptimin natyralist, dhe se ai nuk duhet tė bėhet objekt tregtie, siē ėshtė rasti me pjesėn tjerėr tė natyrės. Ai duhet tė respektohet gjithnjė si subjekt. Nė aspektin politik, nga ky kėndvėshtrim ka lindur kėrkesa pėr liri, si kusht i cili mundėson qė ēdo njeri tė ketė mundėsi tė barabarta pėr tė zhvilluar aftėsitė e tij. Rregulli themelor i iluminizmit politik thotė: Ēdo njeri ka tė drejta tė barabarta pėr liri dhe dinjitet."

[Martin Kriele, Befreiung und politische Aufklärung. Plädoyer für die Würde des Menschen, Freiburg 1980, 49]

"Dinjiteti i njeriut ėshtė pa dyshim ideja kryesore humaniste. Megjithatė mė duhet tė theksoj se kėtu hasim nė probleme, kur ėshtė fjala pėr dallimin ndėrmjet vlerės dhe dinjitetit. Siē ka theksuar Kanti nė frymėn e iluminizmit, dinjiteti ėshtė qėllimi absolut. E ju tė gjithė e keni njohur fuqinė ndikuese tė filozofisė moraliste tė Kantit, tė cilėn ai e ka themeluar mbi bazat e imperativit tė njohur kategorik, tė pakuptueshėm pėr njė profan. Nė tė vėrtetė, imperativi nė fjalė thotė se njeriu kurrė nuk duhet tė pėrdoret vetėm si mjet, por ai duhet respektuar si qėllim pėrfundimtar. Parė nė kėndvėshtrimin filozofik, formulimet e lartpėrmendura kanė marrė gjithnjė idealet e iluminizmit, tė cilat ndoshta edhe i kanė thelluar edhe mė tej."

[Hans Georg Gadamer, Die Menschenwürde auf ihrem Weg von der Antike bis heute, Stuttgart 1988, 96]

"Diēka qė ka njė ēmim, mund tė bėjė konkurrencė me njė njė mall tjetėr, i cili gjithashtu ka ēmimin e vet. Aty ku vihet ēmimi, bėhet edhe krahasimi i mallrave. Nė rast se paguan pėr diēka, bėhet ndarja e njė shume tė hollash pėr mallin pėrkatės, d.m.th. vendoset mbi vlerėn e atij malli. Diēka qė ka njė ēmim ėshtė edhe e vlefshme, por ajo mund tė matet edhe me diēka tjetėr. Ndėrsa diēka qė ka dinjitet, nuk lejon asnjė lloj ekuivalence, pra ėshtė e pakrahasueshme."

[Werner Wolbert, Der Mensch als Mittel und Zweck, Münster 1987, 17]


Dinjiteti nė islamizėm
"Pikėpamja islame pėr dinjitetin e njeriut dhe mirėqenien njerėzore mund tė konsiderohet si kontribut i vlefshėm pėr zhvillimin e kulturės morale dhe shpirtėrore tė njerėzimit. Ky pėrqėndrim i vėmendjes nė fatin e njeriut, shprehet me kėrkesėn pėr sigurimin e njė standardi dinjitoz njerėzor pėr secilin.
Kurani kėrkon kujdesin pėr nevojtarėt nga kushdo qė ndodhet nė gjendje tė mirė. Me kėtė akt, njeriu plotėson njė urdhėresė tė Allahut; ndėrkohė, kjo nuk pėrcakton asnjė tė drejtė tė patjetėrsueshme pėr njė standard tė caktuar jetese. Nevoja e tė varfėrve vihet nė raport me mirėqenien e atyre qė janė nė gjendje tė ndihmojnė; tė varfėrit ndėrkaq nuk kanė tė drejta tė tilla natyrore qė t'iu japin atyre mundėsinė pėr pjesėmarrje sociale. Dimensioni social i mėsimi tė profetit ėshtė nėnvizuar me tė drejtė. Nė kėtė kontekst, gjithnjė nxirret nė pah detyra e shtetit pėr tė respektuar dijitetin e njeriut dhe pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetesės nė atė masė qė tė bėjė tė mundur pėrmirėsimin e mirėqenies dhe fatit tė njeriut. Kjo kėshillė sociale pėr shtetin ėshtė njė kėrkesė e lartė pėr ēdo formė sundimi politik dhe ėshtė padyshim parakusht nė rrugėn drejt realizimit tė idealit tė tė drejtave tė njeriut, por sidoqoftė jo sinonim i konceptit tė tė drejtave tė njeriut."

[Ludger Kühnhardt: Die Universalität der Menschenrechte, Bonn 1991, 149]

"Shtrohet pyetja: si qėndron ēėshtja e respektimit tė tė drejtave tė njeriut nė islam? Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje nuk ėshtė e lehtė, sepse nuk ekziston njė islamizėm monolit dhe diskutimet pėr tė drejtat e njeriut nė botėn islame zhvillohen sipas pikėpamjes tjetėr aktuale politike: raportit mes traditės islame dhe kohės moderne tė ndikuar nga Perėndimi.
Feja islame ėshtė njė fe ligjore, e cila merr pėrsipėr edhe organizimin e jetės shoqėrore dhe individuale - sipas vullnetit tė Zotit tė manifestuar nė Kuran. Pėr kėtė shėrben Sheriati. Sheriat don tė thotė "rruga drejt burimit tė ujit", rruga e drejtė qė duhet ndjekur. Nė kuptimin metaforik, Sheriati nėnkupton ligjin legjitim tė islamizmit, i cili rregullon tė gjitha raportet mes Zotit dhe njerėzve. Si rend i islamizmit, Sheriati pėrcakton tė drejtat dhe detyrat dhe rregullon jetėn pivate dhe atė publike. Nė kėtė mėnyrė, ai ėshtė baza e teologjisė islame. Mosnjohja e tij ka nxitur shpesh reagime tė ashpra. Gjatė shekullit tė kaluar, gjykatat perėndimore dhe ligjet shtetėrore e kanė hequr nė shumė vende tė drejtėn islame dhe e kanė kufizuar pėrdorimin e saj vetėm nė tė drejtėn bashkėshortore, familjare dhe atė tė trashėgimisė.
Raporti ndėrmjet Sheriatit dhe tė drejtave tė njeriut nuk ėshtė problematik. Pikėpamja perėndimore pėr tė drejtat e njeriut formulon tė drejtėn ligjore laike tė individit kundrejt shtetit dhe shoqėrisė, ndėrsa Sheriati ngre lart detyrat fetare tė individit kundrejt shtetit dhe shoqėrisė. Megjithatė nuk eksiston, njė 'Sheriat' i vetėm, por ai shfaqet mė tepėr nė mėnyra tė ndryshme, nė varėsi tė kohės dhe vendit. Temė e nxehtė diskutimi, Sheriati - e me tė edhe ēėshtja e tė drejtave tė njeriut nė botėn islame - u bė me shfqjen e fondamentalizmit islamik nė vitet gjashtėdhjetė. Islamistėt radikalė kėrkojnė praktikimin e Sheriatit - njė thirrje pėr betejė politike, e cila nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me traditėn juridike islamike dhe realitetin historik."

[Michael Lüders, Den Islam nicht verteufeln, nė: DIE ZEIT vom 18.10.1996]
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 06-03-08 nė 18:00
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė