Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-08, 22:00   #46
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bac, u kry.... !!!

Cili Bac? Cilit Komandant legjendar?

Komandantit lengjendar te kujt? Familjes se vete? Kush ishin ushtaret e ketij Komandanti legjendar? Ku ishin ata diten e krimit mbi ta?

Nuk permendet kund ne histori qe nje Komandant legjendar te kete pasur si ushtri familjen e vete.

Privatizimi dhe politizimi i tragjedise se Familjes Jasharaj, nga njerez te caktuar, per qellime te caktuara, ka marr keto dite pamje alarmuese. Vetem te pa-njerezit, te pa-moralshmit, thirren pas emrit te atyre qe u masakruan.

Aq shume mitizohet, e thuret lavdi per tragjedine e kesaj familje (per kete pergjegjesi mbajne vete familjaret e saj, ne krye me Rifat Jasharin), sa qe krijohet pershtypja se ishte vetem gjaku i familjes Jasharaj, qe vaditi token e Kosoves per me shume shtate shekuj pushtim.

Duhet te shohim gjerat asht sic jane. E jo te shkruajme histori te rreme per gjeneratat qe vijne pas nesh. Nuk ka pse te shkruhet histori false per dicka qe ka ndodhur jo me shume se 9 vite me pare, e qe shume prej nesh ishim deshmitare te atyre krimeve.

Te mitizohen tragjedi e humbje te ketilla kombetare, eshte dicka qe shkijet dijne ta bejne. Ata ulerojne per humbjet e tyre, ata ulerojne per poshterimet e tyre.

Ajo qe i ndodhi Familjes Jashari, dhe te gjithe atyre familjeve tjera te masakruara, simbolizon tragjedine tone, pa-aftesine tone per te mbrojtur (te pa-mbrojturit) pleqte, grate e femijet tane (popullaten tone civile), simbolizon qyqarllakun tone kunder cetnikeve Shkije.

Kujdes kur shkruajme historine tone. Do e zgjdhim te shkruajme te verteten, qe ne te ardhmen te jemi me te pergaditur per ballafaqimet qe na presin, apo ti bejme qefin vetes, per interesa tona politike te dites, e te mbeshtetemi ne histori te rreme, te shkruar me patrizotizem te rreme.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 06-03-08 nė 22:05
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante