Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-03-08, 22:14   #18
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė liqenin e Farkės afrė Tiranės mbyten 16 vetė

Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije.Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05' te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.


Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t'ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin.Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave.


Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant "Liqeni" per te kaluar ne bregun tjeter.Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ē'ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj.
Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant "Liqeni", ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.


Te mbijetuarit:
Beqir Sinani,
Luena Behar Spahiu,
Romina Pellumb Hysa,
Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant "Liqeni").
Rezultojne te mbytur

Pellumb Hysa
Majlinda Hysa
Alban Hysa
Aurela Osmani
Halil Osmani
Hatixhe Osmani
Eljo Osmani
Alket Osmani
Ida Osmani
(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeē binjake)
Thelleza Spahiu
Arlind Spahiu
Afrim Dibra
dhe 2 persona me mbiemer Blamo


Te mbijetuarit: Barka futi uje qe ne nisje
Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e viktimave. Nga deshmite e tyre mesohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te. Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj.
Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses
Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni" buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e familjes Osmani.
Binjaket 3 vjecare kishin sot ditelindjen
Akoma me e dhimbshme behet tragjedia e Farkes kur fakte te reja mesohen nga te afermit. Sot 2 binjaket Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin sot ditelindjen. Te dy femijet mbushnin sot 4 vjec, por per fat te keq nuk arriten te festojne ditelindjen e tyre pasi u mbyten bashke me prinderit e tyre ne Liqenin e Farkes. Ata festuan dje ne darke bashke me familjare te tjere ditelindjen e kusheririt te tyre, Arlind Hyses.



NGUSHLLIME MBAR POPULLIT SHQIPTAR
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė