Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Titulli: Gurthemelet e Pavarsis qė po gėzojm, Tė kujtojm pak Histori
Dėshmori apo heroi, i cili bjer nė luftė dhe me vetėdije e flijon jetėn e vet pėr atdheun, shkatėrron impulset themelore qė janė tė lindura nė ne. Njėri nga ato impulse ėshtė qė njeriu ta ruajė veten, tė shpėtojė jetėn e vet. Por, ja qė heroi e flijon e flak tė vetmen jetė qė ka, duke u bėrė martir, jep diēka qė nuk mund ta kthejė mė asnjėherė: jetėn e vet tė shtrenjtė.
Mirėpo, shehidi dėshmori lufton qė tė jetojė e jo qė tė vdes, d.m.th. ai nuk e lakmon vdekjen nė mėnyrė tė verbėr, as nuk e jep kokėn nė mėnyrė tė verbėr pėr kėnaqėsitė e xhennetit... Jo, por vdekja e tij ėshtė e qėllimtė, e vetvetėdijshme, ka kuptimin dhe domethėnien e saj mė tė thellė. Ajo e bėn tė vdekurin tė gjallė dhe paralajmėrues pėr tė tjerėt se ekziston edhe njė jetė pas vdekjes. Dėshmori beson se njėherė vdes e dy herė jeton. Ai me vdekjen e tij tė vetėdijshme, dėshmon pėr ekzistencėn e jetės pas vdekjes, pėr ekzistencėn e jetės mė tė mirė, mė tė drejtė mė tė lartė, mė tė lumtur dhe mė cilėsore nė botėn tjetėr. Pėrndryshe ai nuk do ta flijonte jetėn e vet. Dėshmori e jep jetėn e vet me vetėdije, jo se nuk ka frik nga vdekja, por pėr shkak se motivi i tij pėr se e jep jetėn ėshtė mė i fuqishėm se vetė jeta. Jetėn njeriu mund ta flijojė vetėm nė emrin e atij, i cili i garanton pėrjetshmėrinė, pavdekshmėrinė dhe tė gjitha ato qė i pėrmendem mė lartė, e kėto kush mund ti garantojė njeriut pėrveē Krijuesit tė tij Zotit tė gjithėsisė Allahut xh. sh..
Dėshmorėt e Kosovės, janė dėshmitarė e shembuj tė gjallė pėr tė tjerėt, pėr mirėsinė dhe vetėflijimin pėr tė mirėn, drejtėsinė, tė vėrtetėn, humanitetin, por njėkohėsisht edhe pėr ta dėshmohet se janė xhennetlinjė. Nė vdekjen e tyre janė tė pranishme melaqet, ata do tė jenė te Allahu nė shkallėn mė tė lartė, bashkė me pejgamberėt dhe me tė dashurit tjerė tė Allahut xh. sh.. Tė jesh dėshmor do tė thotė tė jesh nėn mėshirėn e pėrjetshme tė mė tė Mėshirshmit, nėn begatitė e pėrjetshme tė mė tė Pasurit, i Cili tė mirėt i shpėrblen e zullumqarėt i dėnon.
Ka shumė kategori shehidėsh, por vetėm grada e parė e shehidit, d.m.th. ai qė i del nė mbrojtje tė hapur jetės, nderit pasurisė, besimit dhe pragut tė shtėpisė, meriton qė gjaku i tij tė jetė zėvendėsim pėr larjen e kufomės sė xhenazes e rrobėt e tij, janė zėvendėsim pėr ēarēafėt e bardhė tė qefinit. Sepse shehidi, dėshmori nuk e pėrjeton periudhėn e jetės nė varreza, nuk kalon nėpėr berzah, as nuk del pėr tė dhėnė llogari, pėrkundrazi atė ditė, nė ditėn e Gjykimit kur tė gjithė njerėzit do tė dalin para Zotit pėr tu gjykuar, dėshmori do tė paraqitet me plagėt e tij dhe me gjakun e tij, me fytyrė tė shndritshme e me sy tė gėzuar duke thėnė: Tė kish dhėnė Zoti tė kisha vdekur dhjet (10) herė si dėshmor dhe po aq herė tė isha ringjallė.
Pėr ata qė kanė rėnė nė rrugėn e drejtėsisė, Muhammedi a.s. ka thėnė:
Mos ua lani xhenazet (dhe mos i mbėshtillni me qefinė), sepse ēdo plagė dhe i tėrė gjaku i tyre, nė ditėn e Gjykimit do tė lėshojnė aromėn e miskut mė tė mirė.
Prandaj tė nderuar vėllezėr, duhet ti kujtojmė sot dėshmorėt tanė, dėshmorėt e Kosovės, e pėrkujtimi ynė mė i mirė ėshtė, nė radhė tė parė, tė paraqesim gjendjen e atyre qė kanė mbetur tė jetojnė pa kujdesin e mė tė dashurve tė tyre dhe pastaj tė tregojmė nė praktik shpirtin tonė solidarizues e sakrifikues ndaj tyre.
Nga sa u tha mė lartė kuptojmė se tė gjitha kėto janė sprova tė mėdha pėr ne, nėpėr tė cilat duhet tė kalojė ēdo popull, e edhe populli ynė. Kėto janė mjete qė i pėrdor Krijuesi pėr tė kalitur shpirtin dhe vullnetin kolektiv tė njė kombi. Individėt bėhen tė lavdishėm e tė pavdekshėm vetėm nėpėrmjet sakrificave e vetėmohimeve, e popujt tė mėdhenj e tė fuqishėm vetėm nėse janė tė gatshėm pėr sakrifica pėr tė mirėn e pėrgjithshme.
Kėshtu, para nesh janė obligime tė mėdha qė na presin dhe pėr tė cilat jemi pėrgjegjės edhe si individė edhe si kolektivitet. Janė obligime e pėrgjegjėsi, para tė cilave nuk mund ti mbyllim sytė. Ka shumė tė sėmurė e tė plagosur nė mesin e vėllezėrve tanė. Shumė familje tė shtypura, tė diskriminuara qė kanė mbetur pa kurrfarė pėrkujdesje, nė mėnyrė tė veēantė familje tė dėshmorėve tė luftės, individė tė gjymtuar, fėmijė jetimė e tė pėrvuajtur. Duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr ta. Lufta e tmerrshme qė na ndodhi para disa vitesh, la pas vete pasoja tė rėnda dhe trauma ndėr njerėz. Njė nga ato ėshtė edhe numri i madh i jetimėve dhe grave pa burra. Ata janė njė sprovė e madhe pėr ne, janė provim i pjekurisė sonė, besimit tanė, ndėrgjegjes sonė, sprovė tė cilėn duhet ta kalojmė sikurse edhe shumė tė tjera mė herėt. Ėshtė njė shkallė edhe mė e madhe e pėrgjegjėsisė, pėr shkak se ata janė fėmijė, janė krijesa tė pastra tė Zotit, janė fėmijėt e shehidėve dėshmorėve tanė, atyre qė me jetėt e tyre mbrojtėn atė qė sot e kemi, mbrojtėn vendin, atdheun tanė. Tė harruarit e shehidėve dėshmorėve dhe fėmijėve tė tyre, ėshtė tė harruarit e vetvetes, gjė qė nuk duhet tė ndodh sepse kjo do tė ishte rrugė pėr njė gjenocid tjetėr mbi ne. Kujdesi ndaj tyre ėshtė kujdes ndaj vetes tanė. Ata janė tash vija jonė e parė e frontit, dhe sikur baballarėt e tyre nuk e lanė dushmanin tė kalojė, ashtu edhe ne nuk duhet tė lejojmė qė fėmijėt e tyre tė vuajnė e ta ndiejnė mungesėn e prindėrve. Jetimėt janė si njeriu pa ēadėr nė shi, ēadrat dhe mbrojtja e tyre jemi ne.
Pejgamberi ynė tha: Kush kujdeset pėr dy vajza tė vogla qė kanė mbetur pa prindėr, derisa tė rriten e tė bėhen tė aftė pėr vete, unė dhe ai do tė jemi sė bashku nė xhennet sikur kėta dy gishta (duke bashkuar gishtin tregues me gishtin e madh).
Tė nderuar lexues, sikur e shihni, nė kėtė sprovė tė madhe, qė na ka rėnė pėr hise, xhennetin e kemi nė duart tona, sepse ndihma dhe kujdesi ynė ndaj tyre ėshtė rrugė pėr lumturinė tonė nė tė dyja botėt.
Dhe sė fundi tė pėrmbyllim kėtė shkrim me lutjen:
O Zot i Mėshirshėm: tė sėmurėve jepu shėndet, tė varfėrve furnizim, tė burgosurve liri, mbrojtėsve tanė ndihmė, dėshmorėve shpėrblimin mė tė mirė, jetimėve pėrkujdesje e ngrohtėsi, atdheut tanė paqe e liri. (Amin)
|