Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
|
Flet Gafurr Adili, zėdhėnės Politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtarė Shqiptarė (FBKSH)
T: Mitrovicėn e shiti qeverita aktuale
Nt: Pse Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar kėrkon Referendum pėr Ribashkimin e tė gjitha trevave shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar? Ēfarė do tė bėjė AKSH nė rast aneksimi tė veriut tė Kosovės nga Serbia? Pse FBKSH nuk e njeh flamurin e ri tė Kosovės? Nė cilat zona tė Kosovės ėshtė duke vepruar AKSH? Pėr kėto dhe shumė tė tjera, pėr gazetėn Nacional flet Gafurr Adili, zėdhėnės Politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar
Valdrin Krasniqi
Nacional: Mė 10 qershor tė kėtij viti keni deklaruar qė do tė mbahet njė kuvend mbarėkombėtar shqiptar i FBSHK-sė, cili ėshtė qėllimi i mbajtjes sė kėtij kuvendi?
Adili: Planifikojmė qė mė 10 qershor 2008, me rastin e 130-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ta mbajmė Kuvendin Mbarėkombėtar, sepse qė nga 25 nėntori i vitit 2006, nė Tiranė ėshtė themeluar Kėshilli Organizativ (17-anėtaresh), nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė Etnike edhe diaspora. Po punojmė qė Kuvendin Mbarėkombėtar ta mbajmė nė Prizren ose nė Tiranė.
Nacional: Ju kėrkoni Referendum pėr Ribashkimin e tė gjitha trevave shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Sa ka gjasa pėr mbajtjen e njė referendumi tė tillė?
Adili: Ne kemi kėrkuar dhe vazhdojmė tė kėrkojmė Londra 2, e cila fillimisht do tė abrogonte (zhvleftėsonte) tė gjitha vendimet famėkėqia tė Konferencės se Ambasadorėve tė Londrės (1913) dhe pėrfundimisht edhe popullit shqiptar nė Ballkan do tia njihte tė drejtėn e vetėvendosjes sė popujve, njė e drejte kjo e garantuar me dhjetėra konventa e rezoluta tė OKB-sė, dhe pėrfundimisht edhe populli shqiptar i Shqipėrisė Etnike, jo Shqipėria e Madhe, tė cilėn kurrėn e kurrės nuk e kanė kėrkuar shqiptarėt, sepse edhe sikur ta kėrkonin kufirin nė Danub, Istėr dhe nė Athinė, pėrsėri nuk do tė mund ta quanin Shqipėri tė Madhe, por qe kemi kėrkuar dhe vazhdojmė tė kėrkojmė qė kudo ku shqiptarėt e pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese tė quhet Shqipėri, as e madhe dhe as e vogėl, dhe pėrfundimisht tė pėrmbyllej padrejtėsia historike e Evropės Plakė, sepse Republika e Shqipėrisė ėshtė i vetmi vend nė botė, qė nga tė gjitha anėt kufizohet me popullin dhe trojet e veta etnike.
Nacional: UNMIK-u AKSH-nė e ka shpallur organizatė terroriste, cili ėshtė komenti juaj pėr ketė z. Adili?
Adili: Askush nga administratorėt e OKB-sė nė Protektoratin Kosovė as nuk kanė pasur dhe as nuk kanė asnjė tė drejtė juridike, nga e drejta pozitive ndėrkombėtare, qė strukturėn ushtarake tė FBKSH-sė, Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH) ta shpallnin organizatė terroriste, sepse nė kuadėr tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė ekziston njė Komitet Special, i cili obligohet, qė jo vetėm ti mbėshtes moralisht por edhe materialisht, tė gjitha organizatat ēlirimtare qė luftojnė kundėr kolonializmit, gjė qė nuk e arriti ta realizonte as UĒK.
Nacional: Sa pjesėtarė numėron gjithsej Armata Kombėtare Shqiptare?
Adili: Kjo nuk ėshtė kompetenca ime, ėshtė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė AKSH-sė. Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH), si strukturė ushtarake tė FBKSH-sė, apo mė mirė tė them, veprimet e saj luftarake, pėr tė cilat vendosė Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, unė vetėm i mbroj politikisht, sepse veprimet luftarake matėn me sukseset politike, jo vetėm tė FBKSH-sė por edhe tė kombit shqiptar, siē ishin veprimet e tetorit (nė fshatrat e Besianės) dhe tė nėntorit 2007 (nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, nė fshatin Boletin), qė nė Albanik sollėn bazėn amerikane. Pra, lufta ėshtė vazhdim i politikės me mjete tė forcės, qė fillon me politikė dhe vazhdon me mjete tė forcės dhe qė pėrfundon me mjete politike, qė i projekton FBKSH, kurse AKSH vetėm i zbaton nė terren.
Nacional: Nė cilat zona vepron kryesisht AKSH?
Adili: Ėshtė sekret ushtarak.
Nacional: Ēfarė do tė bėjė AKSH nė rast qė veriu i Mitrovicės aneksohet nga Serbia?
Adili: Politikanėt aktualė tė Prishtinės e kanė shitur Mitrovicėn, por kėtė nuk do ta pranojė FBKSH. Se ēka do tė bėjė FBKSH-AKSH shumė shpejt do ta shohin, jo vetėm populli shqiptar, por, mbi tė gjithė do ta shohin tradhtarėt e kombit.
Nacional: Si e komentoni suspendimin e policėve serbė tė SHPK-sė nga detyra?
Adili: Dėshmi e dėshtimeve tė shteteve multietnike, tė atyre shteteve multietnike, siē dikur ishte krijesa artificiale me emrin ish-Jugosllavi, shkėrmoēja e se cilės u pasua me plot gjakderdhje dhe tragjedi tė kėsaj krijese artificiale, qė e kishte krijuar Evropa Plakė.
Nacional: Si e vlerėsoni shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, mendoni se vėrtet Kosova ėshtė e pavarur dhe shtet sovran?
Adili: Kosova gjithēka mund tė quhet, por jo shtet i pavarur dhe sovran, siē u pėrpoqėn ta paraqisnin tyxharėt politikė tė Prishtinės, dhe pas tyre edhe kėta tė Tiranės dhe tė Shkupit. Kosova, krahas Protektoratit tė deritanishėm tė OKB-sė do tė jetė edhe Protektorat i BE-sė. Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės i ngjan asaj shpalljes se Pavarėsisė sė Shqipėrisė (mė 28 nėntor 1912) nga Ismail Qemali, kur tė lira ishin: Vlora, Elbasani dhe Fieri, kurse pjesėt tjera tė saj pushtoheshin nga pushtuesit sllavo-greke, dhe kur nė Shqipėri na erdhi Princi Vidi, qė sot nė Kosovė quhet Pieter Fieth.
Nacional: Kosova ka njė flamur tė ri i cili ka dalė nga Kuvendi i Kosovės, a e pranoni ju flamurin e shtetit tė Kosovės?
Adili: Nuk ėshtė asgjė tjetėr, pos njė leckė. Pėr fatin tonė nuk ka asnjė element kombėtar, siē kishte ai farė Flamuri i Rugovės, tė cilin kur e dogjėn bijtė e bijat e Kosovės, ka pas zėra se pse po digjet Flamuri Dardan. Lecka e Kosovės Protektorat, tė asaj Kosove me 2-3 burra, sepse edhe nėse unė dhe tė gjithė ne kemi dėgjuar qė njė burrė tė ketė 2-3 deri nė 7 gra (sipas Kuranit), nuk kemi dėgjuar qė njė grua (me emrin Kosovė) tė ketė 2-3 burra siē edhe e ka, njė tė OKB-sė, njė tė Be-sė dhe njė Serbinė, kurrėn e kurrėn nuk ka me e zėvendėsuar FLAMURIN KOMBETAR SHQIPTAR, atė FLAMUR qė fillimisht (sipas legjendės) ishte i bardhė dhe nė luftėra e sipėr, nga gjaku i dėshmorėve tė kombit, fusha e tij edhe u bė e kuqe, fushė tė cilėn e kanė skuqur edhe dėshmorėt me tė rinj tė kombit.
Nacional: Si e vlerėsoni spektrin politik nė Kosovė?
Adili: Politikanėt, jo vetėm nė Prishtinė, por edhe nė Tiranė dhe nė Podgoricė, nė Preshevė dhe nė Shkup kanė qenė dhe janė politikanė biznesi, janė mashtrues dhe hajdutė tė popullit shqiptarė, tė cilėt para se tė futen nė politikė janė kockė e lėkurė bashkė dhe pas 6 muajsh behėn me gusha, shėndoshėn si gicat (derrat).
Box: Apeli
Publikisht apeloj qė tė gjitha forcat progresiste shqiptare, si dhe atdhetarėt shqiptarė, kudo qė ata ndodhen, nė trojet e Shqipėrisė Etnike apo nė diasporėn shqiptare (nė Evropė, SHBA, Kanada apo Australi) tė na bashkohen dhe tė na ndihmojnė nė kėtė mision sa tė vėshtirė, por edhe aq fisnik qe kemi marrė mbi supet tona, qė tė bashkuar dhe vetėm tė bashkuar ta mbajmė Kuvendin Mbarėkombėtar Shqiptar.
/06 Mar 2008/
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
|