Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-08, 16:32   #54
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shtetet e Bashkua tė Amerikės

Krenar qė SHBA-tė njohėn ndėr tė parat pavarėsinė e Kosovės

Nga Joseph Biden
Statusi i Kosovės ka qenė sfida e fundit e madhe qė ka mbetur nga zhbėrja e Jugosllavisė. Paqartėsia politike e kėtij vendi ka nėnkuptuar pėr njerėzit e tij tė mos kenė para vetes prospekte pėr tė siguruar investime tė huaja, aq tė nevojshme pėr rindėrtimin e ekonomisė sė tyre apo pėr njė themel politik, mbi tė cilin do tė rindėrtohej shoqėria e tyre.

Pėr dy vite me radhė, Kombet e Bashkuara kanė bėrė pėrpjekje tė ndėrmjetėsojnė njė marrėveshje mbi pavarėsinė e Kosovės. Fatkeqėsisht, Serbia dhe patroni i saj rus e kanė refuzuar planin, nėpėrmjet tė cilit Kosova do tė fitonte “pavarėsinė e mbikėqyrur” dhe pakica serbe do tė fitonte mbrojtje tė fuqishme.

Asnjėherė gjatė kėtyre dy viteve negociatash mbi tė ardhmen e Kosovės, Serbia nuk ka arritur tė dėshmojė se si vazhdimi i sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn do ta pėrmirėsonte jetėn e shqiptarėve etnikė, tė cilėt pėrbėjnė mė shumė se 90 % tė popullatės nė Kosovė.

Nė botėn moderne, sovraniteti nuk ėshtė e drejtė e trashėguar, ėshtė njė besim i shenjtė midis qeverisė dhe njerėzve qė ajo pėrfaqėson.

Sllobodan Millosheviēi e ka shkelur kėtė besim, gjatė pėrpjekjeve pėr ta spastruar etnikisht Kosovėn dhe qeveritė qė pasuan nė Serbi nuk bėnė asgjė pėr ta rivendosur atė besim. Beogradi synonte tė mbante vetėm Kosovėn dhe jo kosovarėt qė jetonin aty.

Jetojmė nė njė botė ku historia ka rėndėsi, por edhe qeniet njerėzore gjithashtu. Kosova nuk mund tė mbetej njė suvenir territorial nga fitorja e kaluar imperialiste e Serbisė. Prandaj, edhe pse zgjidhja e statusit tė Kosovės nėpėrmjet deklaratės sė njėanshme pėr pavarėsinė nuk ėshtė ideale, megjithatė mendoj se ishte e nevojshme. Jam krenar qė Shtetet e Bashkuara ishin nė mesin e vendeve tė para nė botė qė njohėn shtetin e ri tė pavarur tė Kosovės.

Qeveria e re e Kosovės duhet tė mbrojė trashėgiminė e madhėrishme nga e kaluara e Serbisė, por ne duhet tė ndihmojmė nė ruajtjen e sė ardhmes sė Kosovės. Qeveria e zgjedhur nė mėnyrė demokratike nė Kosovė ėshtė pajtuar me mbrojtjen e fuqishme pėr pakicat kombėtare nė Kosovė dhe ka iniciuar njė sėrė kontaktesh pajtimi me serbėt e Kosovės. Populli i Kosovės ėshtė duke demonstruar se ēfarė shteti dėshiron tė ndėrtojė. Nėse kanė sukses, Kosova do tė lulėzojė.

Nuk do tė jetė e lehtė. Kosova ėshtė duke luftuar me nivele tė larta tė papunėsisė, korrupsionin e gjerė dhe tensionet e vazhdueshme etnike. Por, ky vend posedon rezerva tė mėdha energjitike, dhe njė popullatė tė re. Nėse njerėzit e saj vazhdojnė t’i mbrojnė tė drejtat e njeriut dhe tė luftojnė korrupsionin, liderėt e Kosovės meritojnė mbėshtetjen tonė tė fuqishme nė punėn e tyre pėr t’iu bashkuar tėrėsisht komunitetit tė shteteve dhe institucioneve ndėrkombėtare.

Do tė ishte ideale qė tė ofronim mbėshtetje entuziaste edhe pėr ambiciet euro-atlantike tė Serbisė gjithashtu. Beogradi duhet ta pėrcaktojė dinamikėn, nė bazė tė sė cilės edhe vendet tjera nė Ballkan masin pėrparimin e tyre nė rrugėn pėr t’iu bashkuar Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Por, nė vend tė kėsaj, serbėt kanė qenė tė viktimizuar nga liderėt, tė cilėt nuk e lėshojnė asnjė rast pėr tė lėshuar rastin. Nė vend qė tė ecin me vendosmėri drejt Europės, liderėt nė Beograd kanė vazhduar me tė vjetrėn, pėrkundėr politikave shkatėrrimtare tė sė kaluarės sė afėrt.

Jam veēanėrisht i zhgėnjyer me veprimet e disa zyrtarėve tė qeverisė serbe, tė cilėt kanė ardhur nė pushtet pasi qė kanė zmbrapsur njė tiran, por tani iu janė nėnshtruar taktikave tė njėjta, tė cilat dikur i kanė kundėrshtuar.

Refuzimi i vazhdueshėm i kryeministrit Koshtunica pėr tė bėrė thirrje pėr arrestimin e tė pėrndjekurve pėr krime lufte dhe refuzimi i tij pėr tė nėnshkruar Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian e kanė dėmtuar rėndė pozicionin ndėrkombėtar tė Beogradit. Liderėt e tjerė serbė kanė qenė mė pak flagrantė nė veprimet e tyre, por, megjithatė, kanė dėshtuar tė marrin qėndrime tė palėkundshme, tė cilat do tė mundėsonin qė vendi i tyre tė ecė pėrpara.

Dhuna qė pasoi shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės ka qenė njė rezultat i parashikueshėm dhe i parandalueshėm i individėve, qė nė njė zemėrim publik dhanė zjarr dhe pastaj hoqėn dorė nga pėrgjegjėsia pėr pasojat. Qeveria e Serbisė duhet tė ndalojė sė pėrdoruri pavarėsinė e Kosovės si njė arsyetim pėr tė nxitur edhe mė shumė dėme nė vendin e saj tashmė tė lėnduar.

Ajo duhet tė fillojė tė kthejė faqen nė politikat e dėshtuara tė 15 vjetėve tė fundit dhe tė ecė drejt sė ardhmes si pjesė e Europės. Ne nuk mund tė lejojmė qė mosfunksionimi nė Beograd tė shpėrndahet nė Kosovė dhe nė Bosnjė. Amerikanėt, europianėt dhe partnerėt e tjerė ndėrkombėtarė kanė investuar jashtėzakonisht shumė dhe nuk mund tė shohin qė ambiciet demokratike tė kėtyre vendeve tė shtypen.

Ēdo pėrpjekje nga Beogradi pėr tė nxitur kaos nė veriun e Kosovės apo nė Republikėn Serbe tė Bosnjės, duhet tė trajtohet me shpejtėsi dhe vendosmėri nga Bashkimi Europian dhe nga NATO-ja. Veprimet e Serbisė duhet tė jenė faktorė edhe nė vendimet e investitorėve tė huaj, tė cilėt konsiderojnė tė nisin projekte nė kėtė vend.

Pėr tetė vjet me radhė, njerėzit nė Kosovė dhe nė rajon kanė qenė nė betejė pėr tė ndėrtuar ekonominė dhe shoqėrinė e tyre nė themelet e njė pasigurie. Sot kemi mundėsinė qė ta heqim kėtė vello dyshimi. Europianėt dhe amerikanėt duhet tė jenė tė kujdesshėm nė thirrjet e pamenduara pėr largim nga ky rajon, tani qė Kosova ėshtė nė kėmbė tė veta. Tensionet do tė vazhdojnė tė jenė tė larta gjatė muajve tė ardhshėm. Madje, edhe nėn rrethanat ideale, ruajtja e stabilitetit nė Ballkan do tė kėrkojė infuzione thelbėsore tė ndihmės pėr zhvillim, paqe-ruajtje dhe diplomaci tė shėndoshė.

* Fjalimi i senatorit Joseph Biden, kryesues i Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė nė Senatin Amerikan
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė