Hashim Thaēi vendos pllakėn e Republikės sė Kosovės nė Merdare

Nė pikėn kufitare mes Republikės sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė, nė Merdare, ėshtė vendosur sot pllaka me mbishkrimin, Mirė se erdhet nė Republikėn e Kosovės. Pllakėn e ka zbuluar kryeminsitri Thaēi i cili me kėtė rast tha se territori i Kosovė ėshtė njė dhe i pacėnueshėm. Para njėsive kufitare tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, policisė sė UNMIK-ut, oficerėve tė doganės dhe qytetarėve tė Komunės sė Besianės, kryeministri Thaēi ka thėnė se kjo tabelė eshte shenje e fqinjėsisė sė mirė e respektimit tė paqes dhe stabilitetit.
"Kjo tabelė simbolizon shenjėn shtetėrore tė kufirit tė shtetit mė tė ri, atij tė Kosovės, ėshtė shenjė qė ndanė tė kaluarėn me tė ardhmen, izolimin dhe hapjen e perspektivės pėr integrim", theksoi kryeministri, duke shtuar se vijat kufitare sot kanė domethėnien e mirėkuptimit dhe fqinjėsisė sė mirė . Mė tutje z. Thaēi ėshtė shprehur se njohja e kufirit nga shteti ynė fqinjė Serbia, i kėtij kufiri, ėshtė njė njohje me domethėnie pėr njohjen e sė ardhmes sė tyre evropiane.
"Edhe Serbia edhe Kosova si dy shtete tė pavarura do tė jenė pjesė e familjes evropiane nė Bruksel, nė BE dhe NATO. " u shpreh kryeministri.
Nga vija kufitare nė Merdare, Thaēi dha mesazhin se Qeveria e Kosovės do tė punojė qė tė ketė liberalizim, demokratizim dhe hapje tė kufijve edhe me rajonin tonė dhe nė tė ardhmen e afėrt tė jemi pjesė e familjes evropiane.
Duke u pėrgjigjur nė njė pyetje se si e vlerėsoni rėnien e Qeverisė sė Koshtunicės, kryeministri Thaēi ka pohuar se zhvillimet vendimtare dhe tė rėndėsishme dhe vendimet qė kemi marrė ne nė Kosovė, gjithmonė kanė ndikuar nė demokratizimin e Serbisė. "Edhe nė vitit 1999 kur e kemi larguar ushtrinė, policinė dhe administratėn e Serbisė nga Kosova ka filluar rėnia e Milosheviqit edhe tash me pavarėsimin e Kosovės ka rėnė edhe Koshtunica" , ka thėnė Thaēi.
Kryeministri i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, edhe me kėtė rast ka ripėrsėritur se integriteti territorial i Kosovės ėshtė i paprekshėm, i pacenueshėm dhe i garantuar.Ky eshte Hashim Thaqi qe iu thote serbeve ketu fillon republika e kosoves.
a seshte histori kjo