Titulli: Tė drejtat e grave
Si Nėnė:
Gruaja, si nėnė, gėzon njė status unik tė nderit dhe rrespektit nė shoqėrinė muslimane.
Detyra e parė dhe kryesore e qenies njerėzore ėshtė qė ta adhurojė vetėm All-llahun e Lartėsuar. Menjėherė pas kėsaj ėshtė obligimi pėr ti rrespektuar prindėrit dhe pėr tiu bindur atyre. Kur`ani Famėlartė thotė:
1) Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve!... (Kur`an, 4: 36).
2) Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pos Tij, qė tė silleni nė mėnyrė bamirėse ndaj prindėrve. Nėse njėrin prej tyre, ose qė tė dy, i ka kapur pleqėria pranė kujdesit tėnd, atėherė mos u thuaj atyre as of - oh, as mos u bė i vrazhdė ndaj tyre, po atyre thuaju fjalė tė mira (tė buta, respektuese). E nė shenjė mėshire shtrije pranė tyre krahun pėrulės e rrespektues dhe thuaj: Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl! (Kur`an, 17: 23-24).
Nė kėtė mėnyrė, pra, ajetet e sipėrcekura tė Kur`anit Famėlartė i pozicionojnė obligimet ndaj prindėrve menjėherė pas obligimeve ndaj Zotit tė Lartėsuar. Nė mesin e prindėrve, pozita e nėnės pėr sa i pėrket dėgjueshmėrisė ėshtė lartėsuar mė shumė nė krahasim me pozitėn e babait, nga fakti se nėna ėshtė ajo qė merr mė shumė sakrifikon dhe vuan pėr fėmijėt. Nė ajetet vijuese Kur`ani Famėlartė nė mėnyrė specifike i pėrmend shėrbimet e nėnės nė mbartjen dhe edukimin e fėmijės. Nė tė thuhet:
1) Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositėm) Tė jetė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tė tij, sepse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj! (Kur`an, 31: 14).
2) Ne e urdhėruam njeriun tu bėjė mirė prindėrve tė vet, ngase nėna e vet me mundim e barti dhe me vėshtirėsi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhėnia e tij zgjat tridhjetė muaj (e ai vazhdon tė jetojė) derisa ta arrijė pjekurinė e vet dhe kur ti mbush dyzet vjet ai thotė: Zoti im, mė inspiro mua qė tė falėnderoj pėr tė mirėn Tėnde qė ma dhurove mua dhe prindėrve tė mi, qė tė bėj vepra tė mira qė i pėlqen Ti dhe mi bėn tė mirė pasardhėsit e mi! Unė pendohem te Ti dhe unė jam me muslimanėt! (Kur`an, 46: 15).
Nė vazhdim kemi renditur disa hadithe tė Pejgamberit alejhi selam pėr tė vėnė theks mbi statusin e nėnės dhe pėr ti nxitur besimtarėt pėr ta rrespektuar nėnėn dhe pėr tiu bindur asaj me qėllim qė ta fitojnė kėnaqėsinė e All-llahut tė Lartėsuar:
1) Mugire (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: All-llahu i Lartėsuar e ka bėrė tė paligjshme mosbindjen ndaj nėnės suaj, varrosjen e bijave tuaja tė gjalla dhe refuzimin e njerėzve qė kėrkojnė ndihmė nga ju! Gjithashtu, Ai nuk i pėlqen as thashethemet e pavlefshme, pyetjet e shpeshta dhe shkapėrderdhjen e pasurisė! [Transmeton Buhariu dhe Muslimi].
2) Muavije ibėn Xhehime (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) tregon se Xhehime erdhi te Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: Kam ndėr mend tė vij me ty nė luftė, andaj erdha tė konsulltohem, kurse Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: A e ke nėnėn (gjallė)?, pastaj kur ai i dha pėrgjigje pozitive, Pejgamberi alejhi selam i tha: Atėherė, qėndro afėr saj, ngase Xhenneti ėshtė nėn kėmbėt e saj! [Transmeton Ahmedi, Nisai dhe Bejhakiu].
3) Behaj ibėn Hakimi (All-llahu e mėshiroftė!) pėrcjell nga babai i tij, e ky nga gjyshi i se e ka pyetur Pejgamberin alejhi selam: O i Dėrguari i All-llahut! Kujt duhet ti bindemi mė sė shumti? Pejgamberi alejhi selam i tha: Nėnės sate!. E kush ėshtė i ardhshmi? Nėna jote!. Pastaj? Nėna jote!. Pastaj? Babai yt!. Pastaj? Farefisi i afėrm!. Pastaj?
Farefisi mė i largėt! [Transmeton Tirmidhiu dhe ebu Davudi].
Nėna ėshtė qendra e vėmendjes pėr gjithė anėtarėt e familjes nė shtėpinė muslimane dhe pikėpamjet e saj mbartin peshė tė madhe nė tė gjitha ēėshtjet familjare. Krahas rrespektit dhe nderimit, nėna gėzon shumė tė drejta tė tjera legale. Asaj i ėshtė dhėnė e drejta pėr tė marrė hise nga trashėgimia e fėmijėve tė saj dhe, nė rast se nuk posedon mjete tė mjaftueshme pėr jetesė, ata (fėmijėt e vet) janė tė obliguar sheriatikisht qė tė sigurojnė mirėmbajtje pėr tė, kuptohet nė bazė tė nevojave.
|