Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI
Cana: Duhet te shkruajme historine!
11 Dhjetor Marseja, i cili eshte klubi i pare francez qe ka fituar ne “Anfield Road”, enderron qe ne perballjen kunder Liverpulit, sot ne mbremnje, te hedhe hapin e madh, per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League. Kete here ato do te luajne ne shtepine e tyre, ne “Velodrom”. Kapiteni Lorik Cana ka thene qe “nje faqe e re e Marsejes eshte duke u shkruar”, ai ishte autori i golit te dyte ne fitoren 2?0 ndaj Monakos te dielen. “Ka kaluar shume kohe qe kur klubi eshte kualifikuar per ne turin tjeter”, tha futbollisti i kombetares se Shqiperise. “Midis dy ekipeve ka shume ndryshim vlerash, por ndeshja luhet ne shtepine tone dhe duhet te luftojme per te kaluar. Kemi te ardhmen ne duar”. Pas nje fillim sezoni shume te keq, ekipi qe ka fituar me shume trofe ne kampionatin francez ka pese ndeshje rradhazi pa asnje humbje. Ne te kundert, Liverpuli, i cili edhe ai luan per kualifikim, ka prishur rrjedhen e mire pa asnje humbje ne kampionatin anglez duke u mundur nga Reding 3?1. “Ne kundershtim me kampionatin, ne mund te humbim gjithcka vetem me nje ndeshje kunder Liverpulit”, tha mbrojtesi Xhylien Rodriges. “Kjo eshte nje situate shume delikate sepse ne do te mjaftonte edhe nje barazim. Pritet nje ndeshje shume e forte ne te gjitha kuptimet”. Ne grupin A gjithcka eshte e hapur, nje barazim do te mjaftonte Marsejes per t’u kualifikuar, por me kusht qe Beshiktashi te mos fitoje ne Porto. Klubi portugez eshte ne vend te pare te grupit me nje pike diference kunder Marsejes dhe Liverpulit, dhe dy ndaj ekipit turk me te cilin do te perballet.“Sigusht te gjithe ato qe kane talent duhet te jene ne ndeshjen kunder Liverpulit”, tha mesfushori Matje Valbuena. “Duhet te rrisim akoma me shume nivelin tone te lojes per te qene ne ato qe kontrollojme ndeshjen, ashtu sic beme ne ndeshjen e pare, sepse do te perballemi me nje ekip i cili deshiron te hakmerret”, shtoi autori i golit te vetem ne “Anfield” ne ndeshjen e pare.
|