Titulli: Gazeta elektronike sportive: "FUTBOLLI
Xherard: Te bashkuar, mund t’ia dalim
11 Dhjetor Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard eshte i vendosur te shfrytezoje shansin e fundit per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League, ne ndeshjen kunder Marsejes. Mundesite e te kuqve u ulen shume per t’u kualifikuar pas humbjes ne Angli pikerisht ndaj ekipi francez dhe pas humbjes ne Turqi nga Beshiktashi. Qe prej atyre ndeshjeve Liverpuli filloi duke bere kthesen duke fitar me rezultate te thella kunder Beshiktashit dhe ndaj Portos, por tani ato duhet te fitojne kunder Marsejes, sot, per te siguruar bileten e fazes se 1/16?tave. Xherard eshte shume i lumtur qe ekipi i tij e ka marre vete fatin ne dore: “Nese do te me kishin thene pese minuta para ndeshjes kunder Marsejes ne “Anfield” se do te luanim deri ne ndeshjen e fundit per te arritur kualifikimin, nuk do ta kisha pranuar ate oferte. Ishte akoma me keq ne ndeshjen kunder Beshiktashit. E dime shume mire qe kemi bere disa ndeshje jo te mira por per fat te mre gjithcka eshte qetesuar dhe fatin tone e kemi ne duar vete. Ne i dime shume me mire tani mundesite tona, edhe me shume se sa kur u perballem me Marsejen ne shtepi”. Liverpuli ishte ne te njejtat pozita ne sezonin 2004?2005, ne fund te grupit, dhe arrtiten te fitonin finalen ne Stamboll. Atyre i duheshin te shenonin tre gola kunder ekipit Grek Olimpiakos, dhe kete gje ato ia arriten fale kapitenin Xherard, dhe fituan 3?1. Xherard vazhdoi: “Te gjithe e kujtojme Olimpiakosin, keshtu qe eksperiencat tona ne te shkuaren do te na ndihmojne. Ndryshimi eshte se nuk jemi me ne shtepine tone, keshtu qe do ta kemi pak me te veshtire, por sigurisht ne jemi duke luajtur nje futboll te bukur, jemi duke fituar ndeshje dhe duke shenuar gola. Presioni do te jete mbi te dy ekipet i njejte kete here. Pritet qe ne te kalojme gjithmoen fazen e grupeve, por pas humbjes kunder tyre ne “Anfield” dhe pas humbjes ne Turqi, shanset tona u zvogeluan shume. Shume ekipe mund te kene menduar se mund te eliminoheshim, por ne akoma kemi disa shpresa. Per ekipin e Marsejes fakti qe ato na munden nje here dhe nuk na eliminuan dot mund ti merzise ato, keshtu qe ne mund te perfitojme nga ky avantazh”.
|