02-04-08, 07:02
|
#3
|
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
|
Titulli: Cka po harrojme??
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Miremengjesi te gjitheve .Urdheroni e numroni ato qe po i harrojme.
Ketu mund te numroni gjithecka qe me kohen po lihet anash apo edhe po harrohet teresisht qe nga fjalet ,doket ,zakonet ,ritet-gjithecka qe ka te beje me neve si popull.
Kjo teme ,besoj ,se me shume do te zgjoj interesim tek ne qe jemi larg Atdheut .Ketu harresa eshte shume e madhe dhe rrezikon ,per dite e me shume,humbjen ton ne "gjunglen" europiane e edhe me gjere!
Une po filloj me;
STREHE ( S'TRREHE )ose
Qe ne sofer me se pari te sillet buka e mandej gjerat tjera!
Ose emrat si ; Pshtjellce,Furke,Shoshe,Mashe etj,etj
Ju lus qe t'i qasemi pak seriozisht kesaj teme sepse ka te beje me ne.
|
Pershendetje Guri.
Eshte kjo tem qe me nxite per ta diskutuar pore fillimisht duke dashte qe mos harrojm ti permbahemi vijes se seriozitetit qe ka te bej me ket tem.
Nuk eshte se shume gjera apo thenje po harrohen vetem ne ate pjese te popullsis te ndodhur jashte atdheut,ato po i mbulon pluhuri i harreses edhe ketej duke mos i nxane ngojesh se paku sa per te perkujtuar te kaluaren neper te cilen kaluam.
Une per me teper do isha perqendruar ne emertimet e disa veglave te punes qe perdoreshin dikur e sot femiu ime apo i tjetrit jo se nuk i pa asnjeherit pore thjesht as nuk din qar jan e si duken ato.
Nuk din femiu ime qe lokja e ti dikur thurrte pelhura ne Vek,piqte buket ne Qerep,pastronte rrobat pran lumit duke i rrahur me Perajk,..perderisa gjyshi im me Duqa ne shpin hudhte fare ne aren qe mepar lavroi me Pend,ne kallepin prej druri hudhte balten per ti dhen formen (bante Qerpiq) per te pat nje stre te ngrohte,ne muret e shtepis shtrinte lekurat e kafsheve te therrura qe mepas nga to te bente Opinga,e shume e shume gjera te tjera qe noshta edhe mua per momentin nuk me vine mendjesh.
Uroj per nje vazhdim te kendshem diskutimi ne ket tem.....
|
|
|