Titulli: Lajme nga Mjekesia
Aparat i ri pėr trajtimin e kancerit nė tru
Mjekėt po pėrdorin njė aparat tė posaēėm pėr trajtimin e tumoreve. Aparati dėrgon me precizion tė lartė rezet nė vendin e tumorit pa prekur qelizat e shėndetėshme. Qėndra mjekėsore pranė universitetit amerikan Duke, ėshtė e para nė botė qė po pėrdor njė mėnyrė tė tillė trajtimi tė kancerit. Aparati ėshtė fjala e fundit e teknikės dhe ka ngjallur shpresa pėr shumė tė sėmurė nga kanceri.
Megjithėse me dy tumore nė tru, Patrik Gallaher thotė se e ndjen veten me fat tani qė po trajtohet me kėtė aparat tė ri tepėr tė sofistikuar. Kjo ėshtė koha mė e mirė pėr tu prekur nga kanceri, thotė ai me shaka, duke patur parasysh trajtimin me kėtė pajisje tė re, fjala e fundit e shkencės dhe teknikės.
Xhon ėshtė njė prej pacientėve tė parė nė qėndrėn mjekėsore tė universitetit Duke qė po trajtohet nėpėrmjet aparatit tė quajtur Noval TX. Kjo qėndėr mjekėsore ėshtė e para nė botė qė pėrdor teknologji tė tillė pėr radiokirurgji pėr trajtimin e tumoreve dhe sėmundje tė tjera nėpėrmjet rrezeve.
Doktor Xhon Kirkpatrik thotė se aparati sikur bėn mrekullira. Nėpėrmjet tij, doza tė larta rrezesh dėrgohen drejt e nė tumor, pa dėmtuar qelizat e shėndetėshme pėrrreth.
Nė kėtė rast kur dy tumorė ndodhen nė tru, aparati godet me preēision qelizat kanceroze me njė shmangje plus minus 1 milimetėr. Gjatė kėsaj procedure mjekėt pėrdorin njė aparat skanimi pėr vėzhgimin e vendit qė trajtojnė. Pacientėt zakonisht u nėnshtrohen tre trajtimeve tė tilla me reze. Trajtimi pėrfundon nė mė pak se njė orė dhe pacienti nuk ndjen asgjė.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|