Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-04-08, 11:42   #6
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme tė shpejta

Pano: Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, zhvillimi mė i rėndėsishėm pas komunizmitKeida Kostreci
03-04-2008

Njė ekspert shqiptaro-amerikan e quan anėtarėsimin e pritshėm tė Shqipėrisė nė NATO, zhvillimin mė tė rėndėsishėm diplomatik pėr vendin nė periudhėn pas komuniste. Prof. Nikolla Pano, historian nė Universitetin e Ilinoit Perėndimor tha nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se ky zhvillim i hap Shqipėrisė rrugėn pėr anėtarėsim mė tė shpejtė nė Bashkimin Evropian, e rrit prestigjin e saj, kontribuon nė qėndrueshmėrinė e rajonit, por shėrben edhe si nxitje pėr tė vazhduar bashkėpunimin politik dhe reformat.
Zėri i Amerikės: Prof. Pano, NATO-ja vendosi t’u bėjė ftesa pėr anėtarėsim Shqipėrisė dhe Kroacisė. Cili ėshtė komenti juaj?
Prof. Nikolla Pano: Pa dyshim qė kjo ėshtė njė ngjarje shumė e rėndėsishme, pėrsa u takon marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Shqipėrisė. Nė fakt, do tė thoja qė ėshtė zhvillimi mė i rėndėsishėm diplomatik deri tani, nė historinė e Shqipėrisė, nė periudhėn pas komunizmit. Nga kėndvėshtimi im, kjo shėnon njė hap tjetėr tė madh nė procesin e transformimit tė Shqipėrisė nga vendi mė i izoluar nė Evropė dhe ndoshta ndėr njė nga vendet mė jodemokratike nė Evropė, tek anėtarėsimi nė njė organizatė ndėrkombėtare, anėtare tė sė cilės janė praktikisht tė gjitha vendet e Evropės, si edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Sigurisht qė ky ėshtė fundi i izolimit tė Shqipėrisė dhe fillimi i anėtarėsimit tė saj tė plotė nė komunitetin ndėrkombėtar. Dhe ky zhvillim, mendoj se gjithashtu ėshtė njė shenjė e mirė edhe pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė realizuar anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian. Fakti qė aleanca e pa tė arsyeshme qė tė vlerėsojė pėrparimin e Shqipėrisė pėr plotėsimin e kritereve tė kėsaj organizate (NATO-s), sigurisht qė do tė jetė njė argument mė shumė nė favor tė Shqipėrisė pėr anėtarėsim tė shpejtė nė Bashkimin Evropian.
Zėri i Amerikės: Ēfarė tė mirash konkrete do tė sjellė anėtarėsimi pėr popullin shqiptar?
Prof. Nikolla Pano: Para sė gjithash, nėn ombrellėn e NATO-s, Shqipėria fiton njė shkallė sigurie dhe mendoj se kjo ėshtė e rėndėsishme duke pasur parasysh tensionet qė duket se po shfaqen nė marrėdhėniet mes Evropės Perėndimore dhe Rusisė, lidhur me Kosovėn, mbi interesin e Shteteve tė Bashkuara pėr ngritjen e sistemit tė mbrojtjes nga raketat nė Poloni dhe Republikėn Ēeke, si edhe disa ēėshtje ekonomike.
Mendoj se me faktin qė Rusia po ndėrhyn nė ēėshtjen e Kosovės, dhe qė Shqipėria natyrisht ėshtė njė pėrkrahėse e fortė e Kosovės, rritja e sigurisė do t’i shėrbejė shumė popullit shqiptar.
Sė dyti, siē thashė mė parė, anėtarėsimi nė NATO pėrmirėson shanset e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė BE, gjė qė sigurisht do tė sillte shumė tė mira pėr popullin shqiptar.
Pėr mė tepėr, me rritjen e prestigjit ndėrkombėtar tė Shqipėrisė, anėtarėsimi nė NATO ėshtė tregues i pėrparimit nė forcimin e sistemit ligjor, ėshtė vlerėsim i luftės kundėr trafikut tė drogės dhe atij njerėzor, lė tė kuptohet se ka mė shumė qėndrueshmėri tė brendshme dhe kjo besoj se do tė krijojė brenda vendit kushte qė do ta bėnin atė mė tėrheqės pėr mė shumė investime ndėrkombėtare dhe sigurisht qė kjo do tė rriste mirėqenien e Shqipėrisė. Pra do tė ketė disa pėrfitime praktike nga anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO.
Zėri i Amerikės: Duket se ky vendimi u mor edhe pėr arsye strategjike. A mund tė na thoni se ēfarė mendoni se do tė thotė pėr aleancėn qė tė ketė nė gjirin e saj vende si Shqipėria dhe Kroacia?
Prof. Nikolla Pano: Para sė gjithash mendoj se me anėtarėsimin e vendeve si Kroacia dhe Shqipėria dhe mė pas pa dyshim me vende tė tjera, kompletohet rrjeti i vendeve tė NATO-s. Me pranimin e Kroacisė dhe Shqipėrisė, mendoj se NATO-ja do tė jetė nė gjendje qė tė ushtrojė mė shumė ndikim pėr probleme qė mund tė shfaqen nė Ballkan dhe qė shqetėsojnė vendet anėtare.
Mendoj se fakti qė Shqipėria ka qenė njė anėtare e pėrgjegjshme e komunitetit ndėrkombėtar, pėr ēėshtje tė tilla si ajo e Kosovės, e pėrmirėson edhe mė shumė imazhin e Shqipėrisė nė sytė e vendeve tė NATO-s dhe ky faktor e rrit edhe mė shumė besimin e kėtyre vendeve pėrsa i takon Shqipėrisė dhe mendoj se kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr Kroacinė.
Kėshtu qė vendet e NATO-s do tė kenė disa pėrfitime, por edhe do tė luajnė njė rol vėzhgues pėr ruajtjen e qėndrueshmėrisė nė Ballkan.
Zėri i Amerikės: Standardet pėr anėtarėsimin nė NATO dhe nė tė ardhmen edhe nė Bashkimin Evropian, kanė shėrbyer edhe si presion ndaj klasės politike shqiptare pėr rezultate. Me anėtarėsimin nė NATO, cilat janė mjetet qė do tė shėrbejnė pėr ta bėrė klasėn politike shqiptare tė bashkėpunojė duke pasur parasysh edhe zhvillimet dhe tensionet e fundit politike nė vend?
Prof. Nikolla Pano: Sė pari, fakti qė shqiptarėt ia arritėn qėllimit pėr t’u anėtarėsuar nė NATO, nėnvizon rėndėsinė e bashkėpunimit midis partive, jo vetėm atyre tė mėdha por edhe mė tė vogla. Pati njė unanimitet midis tė gjitha forcave politike shqiptare se anėtarėsimi nė NATO ishte njė objektiv qė e donin tė gjithė dhe kjo u arrit. Ky synim ishte shtysa pėr ndėrmarrjen e disa reformave. Janė bėrė pėrparime nė reformėn nė drejtėsi, nė reformėn zgjedhore, por duhet punuar dhe mė shumė. Nė qoftė se lufta politike, korrupsioni masiv do tė vazhdojė, nė qoftė se do tė vazhdojė ky rivalitet shkatėrrimtar qė ka helmuar sistemin politik nė Shqipėri, hyrja e vendit nė Bashkimin Evropian do tė vonohet. Anėtarėsimi nė NATO nuk do tė thotė qė procesi i reformave nė Shqipėri ka pėrfunduar. Shqiptarėt duhet t’i ritheksojnė pėrpjekjet e tyre, tė mbrojnė tė drejtat e njeriut dhe hartojnė ligje tė drejta tė inkurajojnė investimet e huaja tė rėndėsishme. Tė gjitha kėto sfida mbeten dhe mendoj se kėto duhet tė jenė njė frymėzim pėr klasėn politike nė Shqipėri pėr tė vazhduar kėtė pėrpjekje nė drejtim tė bashkėpunimit. Pa kėto, shpresa pėr investime mė tė mėdha qė i sjellin Shqiprisė mė shumė zhvillim, shpresa qė prestigji ndėrkombėtar i Shqipėrisė qė ėshtė rritur si pasojė e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, tė gjitha do tė mbeten nė vend dhe pėr kėtė arsye, bashkėpunimi qė mundėsoi anėtarėsimin nė NATO duhet tė vazhdojė dhe reformat nė vend duhet tė jenė reale, tė prekshme dhe konstruktive.
Desha tė theksoj diēka: Ėshtė merita e tė gjithė drejtuesve shqiptarė qė nga Aleksandėr Meksi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Sali Berisha, tė cilėt si kryeministra kanė qenė tepėr tė rėndėsishėm pėr arritjen e anėtarėsimit nė NATO. Tė njėjtat merita kanė edhe presidentėt qė nga Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Mendoj se kjo mėnyrė bashkėpunimi i ka sjellė frytre Shqipėrisė dhe politikat konstruktive duhet tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.
Zėri i Amerikės: Ju theksuat se ftesa pėr anėtarėsim pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė ėshtė diēka e rėndėsishme pėr tė tėrė rajonin. Si e shikoni ju faktin se qė Maqedonia nuk arriti tė marrė njė ftesė nė kėtė takim pėr shkak tė mosmarrėveshjes pėr emrin me Greqinė?
Prof. Nikolla Pano: Fatkeqėsisht, ēėshtja e Maqedonisė ėshtė lidhur me problemin e emrit. Grekėt nuk kanė shprehur gadishmėri pėr kompromis. Gjithashtu edhe brenda Maqedonisė ka pasur disa vėshtirėsi politike, tė cilat kanė frenuar negociatat pėr emrin. Gjatė vitit tė ardhshėm, duhet tė ketė njė pėrpjekje tė pėrbashkėt pėr tė ardhur nė njė lloj marrėveshje mbi problemin e emrit. Mendoj se ky problem mund tė kalohet. Janė bėrė disa sugjerime dhe ka ardhur koha qė kėto tė merren nė konsideratė nė mėnyrė qė procesi i anėtarėsimit tė tė tre vendeve ballkanike tė kompletohet.//kk//
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė