Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-04-08, 12:37   #286
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Kushdo qe i percjell ngjarjet politike,madje edhe me vemendjen dhe interesimin me te vogel ska se si mos ta dije se qeveria Thaqi do te jet qeveri e deshtimit te radhes.
Ja nje arsye:
Para dhe gjate fushates parazgjedhore Thaqi na tregonte se Kosova ka nevoje per nje lidership te fuqishem,na thoshte se qeveria e tij do te jet e till.
Por doli te mos jet ashtu.
Te permendim vetem disa nga deshtimet e perditshme te ktij lidershipi te fuqishem nami i te cilit do te ndihet gjithandej per nje koh te gjate.
Ne kohen e ekzaltimit te tij politik para shpalljes se pavarsis,Thaqi deklaroi se shtetet jane duke bere gara ndermjet veti se cila do ta njohe e para shtetin me te ri te botes,dhe premtoi se Kosoven do ta njohin 100 shtete.
Per me teper ai shfaqte "sigurin dhe bindjen e plote"kur deklaronte keshtu.
Deri me tani,pas gati 2 muajsh,Republiken e Kosoves zyrtarisht e kan njohur vetem 36 shtete.
Nga siguria dhe bindja e plote per njohje te shpejte dhe kualitative Thaqi filloi te ket mirkuptim dhe kontakt te vazhdueshem me qeverit e shteteve te cilat nuk na kane njohur ende.
Tutje,retorika poltike e kryeministrit filloi te behet raciste.
Ai deklaroi se "njohja kualitative ka perfunduar tani jemi ne fazen e njohjes numerike".
Kjo eshte ne te njejten vij me turpin tjeter te Thaqit:kur me 18 shkurt ne kaosin informativ kerkonte mirkuptim nga gazetaret te cilet pyesnin se cili eshte shteti i pare qe e ka njohur zyrtarisht Kosoven.Natyrisht mendohej qe ishte Afganistani(shum kualitativ)
Deshtimi i dyte:Para pak javesh kryeministri deklaronte se nuk pranon kushtezime per njohjen e Kosoves nga Maqedonia.Thuhej se me Maqedonin dhe me te gjithe fqinjet tjere kemi marredhenie te shkelqyera fqinjesore.
Qeveria e Kosoves insistonte ne qendrimin e saj se se pari duhet bere njohja e Kosoves dhe pastaj te bisedohet per demarkacionin e kufirit.
Dhe natyrisht ndodhi e kunderta.Maqedonia nuk e njohi Kosoven,ndersa Qeveria e Kosoves e krijoi komisionin per demarkacionin e kufirit Kosove-Maqedoni.
Marredheniet e shkelqyera me Maqedonin dolen qe mos te jene edhe aq te shkelqyera sic pretendon Thaqi.
Deshtimi tjeter i radhes eshte rreth mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove.
Gjate zgjedhjeve te fundit per Kryetar te serbis,Thaqi deklaroi se keto jan zgjedhjet e fundit serbe qe po mbahen ne Kosove.
Gjate samitit ne Brdo ne Slloveni Oli Rehn deklaroi se zgjedhjet e serbis do te mbahen edhe ne Kosove.
Reagimi i Thaqit eshte ai i zakonshmi,kur u pyet nga gazetaret rreth ksaj qeshtje si zakonisht iu shmang pyetjes dhe e dha nje pergjigje teresisht tjeter te cilen askush nuk e kuptoi.
Por qeshtja eshte se zgjedhjet do te mbahen kurse Thaqi nuk do te ket qendrim te qarte per te.

Ka ende deshtime,sic eshte edhe uzurpimi i gjakates ne Mitrovic qka as per ket Thaqi nuk kishte qendrim te prer,bile bile ai ate dite dul ne eksurzion politik ne disa komuna duke ike nga realiteti qe ndodhte at dit ne Mitrovic
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante