Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-08, 13:43   #300
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Programi qeveritar nė Kuvend vazhdon tė marrė kritika nga opozita

Prishtinė, 21 prill - Kuvendi i Kosovės ka vazhduar edhe sot debatin pėr programin e qeverisė pėr periudhėn 2008 2011 ku ka marrė kritika tė ashpra nga opozita. Deputetėt kritikuan programin e qeverisė pėr mungesė tė pėrcaktimeve tė qarta rreth realizimit tė projekteve tė planifikuara, sidomos nė lėmin e zhvillimin ekonomik.

Deputeti i LDK sė, Sabri Hamiti tha se ka ardhur koha qė tė gjitha institucionet e Kosovės tė shkėputen pėrfundimisht nga festiviteti dhe tė fillojnė tė kalojnė nė punė. "Unė mendoj se kjo mbledhje ėshtė koha kur duhet tė bėhet kjo prerje sepse festat sa tė bukura qė janė, ato mbarojnė, dhe mendoj qė edhe Kuvendi dhe Qeveria, por edhe tė tjerat duhet tė nisen nga puna", theksoi Hamiti, i cili shtoi se si kapitull elementar i kėtij programi qeverisės ėshtė dashur tė jetė artikulimi i filozofisė ekonomike. "Unė kisha kėrkuar qė nė program tė theksohet se sa pėr qind janė zbatuar problemet kapitale deri tash dhe sa do t'i zbatojė kjo qeveri sepse kjo ėshtė esenciale. Po ashtu do tė kisha dėshirė qė tė mė thuhet nė program se sa ėshtė GDP ja e Kosovės dhe sa do tė jetė pas katėr viteve", tha deputeti Hamiti. Ai kėrkoi qė institucionet e Kosovės t'i kushtojnė njė vėmendje tė veēantė arsimit nė vend. "Problemi tjetėr ėshtė tek kultura, arsimi, shkenca etj. Sistemi i kontrollit nė arsimim nė tė gjitha shkollat, duhet tė pėrforcohet sepse ėshtė lėnė anash. Nė vendet e tjera ėshtė pėrforcuar shtylla e arsimit shumė mė mirė", tha Hamiti, duke kėrkuar qė shteti tė financojė ende planet kapitale tė kulturės nacionale, botimet e librave kapitale, teatrin etj.

Deputetja nga radhėt e AAK sė, Gjylnaze Syla, theksoi "Qeveria Thaēi" ėshtė e vetmja qeveri qė ka punuar pa program pėr tre muaj dhe qė vendimet i ka marrė ad hoc. "Programi i paraqitur nuk ka afate kohore, si dhe kur do tė rriten pagat, kur do tė ndryshohet skema sociale dhe qysh", tha Syla.

Vlora Ēitaku, deputete nga radhėt e PDK sė tha se e keqja ėshtė se nuk do tė ketė mė azil politik pėr keqpėrdoruesit dhe shkelėsit e ligjit, tė evidentuar nga Zyra e Auditorit Gjeneral dhe nga Agjencia Antikorrupsion. Ajo e ka mbrojtur programin e qeverisė, duke u mbėshtetur nė sukseset e arritura gjatė periudhės 100 ditėshe.

Bajram Kosumi, deputet nga AAK ja tha se debati i sotėm ėshtė shndėrruar nė njė duet politik, duke thėnė se opozita nxjerr tė metat e programit dhe kritikon programin qeveritar, ndėrkaq, pozita lavdėron kėtė program. Kosumi i ka sugjeruar qeverisė qė ta plotėsojė programin e saj nė disa ēėshtje thelbėsore sidomos atė qė kanė tė bėjnė nė hartimin e strategjive. "Instalimi i rikthimit tė modelit nė zero, nuk mund ta qoj Kosovėn pėrpara, sepse historia e Kosovės nuk fillon as me zgjedhjet e mėhershme, e as me zgjedhjet e fundit, ngase historia ka filluar shumė mė herėt", tha Kosumi.

Deputeti i AKR sė, Ibrahim Makolli, tha se qeveria e Kosovės me anė tė kėtij programi ėshtė dashur qė tė ketė qasje serioze nė ēėshtje tė ndryshme, sidomos nė fushėn e bujqėsisė, ku sipas deputetit tij, do tė duhej tė pėrpiloheshin platforma bujqėsore. Ai propozoi qė qeveria tė formojė njė bankė investive, kurse termocentralet tė jepen me koncesione dhe mos tė privatizohen.

Besa Gaxherri, deputete nga radhėt e LDD sė, tha se nė ēdo shtet demokratike legjislativi monitoron qeverinė ndėrsa nė Kosovė sipas saj po ndodh e kundėrta.

Pas krejt kėtyre kritikave, punėn e qeverisė e ka lavdėruar Fehmi Mujota nga PDK ja, duke thėnė se kjo qeveri ka filluar punėn mbarė. "Kjo qeveri ka filluar punėn mbarė me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės me njohjen ndėrkombėtare tė saj", tha Mujota duke thėnė se programi ndoshta ėshtė i vonuar, por sipas tij, me rėndėsi ėshtė qė tė realizohet. Ndryshe, debati pėr programin qeverisės pėr periudhėn 2008 2011 nga Legjislativi do tė vazhdojė edhe gjatė orėve tė pasdites ku pritet edhe miratimi i tij.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė