Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-08, 20:39   #2
Tador
 
Avatari i Tador
 
Anėtarėsuar: 13-04-08
Postime: 29
Tador i dashurTador i dashurTador i dashur
Gabim Titulli: Perjetimet e hidhura qė njeriu i sheh dhe perjeton!!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Te gjitheve na ndodh qe gjate nje dite te shohim raste te ndryshme te mjerimit qe po ndodh ne Kosove.
Keto raste veq qka po shtohen dita dites.Mu duk i rendesishem nje rast qe ndodhi,e po ndodh cdo dit tek ndertesa ku une punoj,ne qender te Gjakoves,dhe me dy-tri fjal thash ta pershkruaj ket situat,qe po e shoh gati cdo dit.

Nga dritarja e nderteses ku edhe punoj shoh cdo dit nje plake e nje femije atje poshte te kontejneri.Ata vijne heret qe ne mengjes nga periferia e qytetit.
Plaka ecte perpara kokulur me nje hap me te rende nderkaq femija i cili nuk i kishte as tete vjet e ndiqte pas,pak i pergjumshem.
Nganjeher ai dilte para lokes,dhe e kthente koken duke i buzeqeshur lokes.Plaka e ngrinte koken dhe i afrohej ngadale me fytyre te mbytyr ne rrudha e te verdhe si limoni.
Ndalej prane femijes merrte fryme thell nje qese najlloni e shtrengonte nen sqetull dhe shikonte ne te dy anet e rruges.
E kapi per dore vogelushin dhe rrugen kryesore e kalonte me vrap.
Kur u afrou tek kontejneri,ku hudheshin mbeturinat nga qytetaret,ajo hipte mbi nje guri dhe shikonte se a ka diqka per te.
Kur shihte qe ka,ia bente me gisht djaloshit qe te vinte dhe ai te futej mbrenda kontejnerit qe te merrte ato qka iu duheshin.Pas pak kohe e hapte qesen e najllonit,femija vazhdonte te hidhte copa buke,kurse plaka me sy te zgurdulluar i mblidhte dhe tinez djaloshit e kafshonte ndonje kore,pertypej dhe i fuste copat e tjera ne qese qe i hidhte ai nga fundi i kontejnerit.
Ne fillim nuk e kisha te qarte pse e ulte koken dhe e bente pakez si tinez jo vetem kur i mblodhte copat por edhe kur i fuste koret ne goje.
Pasi i mblidhte edhe copat e fundit ajo hipte mbi nje gur qe nuk e di se kush e kishte vendosur aty dhe zgjatej ne kontejner qe ta nxjerrte vogelushin.
Ia shihja duart e vogla femijes qe shtrengoheshin fort per duart ashterore te plakes.
Ia shkundte floket teshat dhe femija fillonte te qeshte sapo e shikonte qesen plot me buke.
Plaka e hidhte qesen ne shpine,dhe te dyte u larguan te gezuar per ushqimin e gjetur.
N'ato momente fillova te bertas dhe te shaj gjithe politikanet tane qe u pasuruan mbrenda nates,kurse kto raste te perditshme qe po ndodhin ne Kosove,asnjeher nuk iu rane ne sy.

Shpresoj qe kso raste te mos shoh me kurr!
Ne Parajs do te hyn te varferit dhe te mjeret
Tador Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė