Titulli: Tapia t'babės, Shteti pronė e Qeveris
Njė anėtar i kryesisė kushton hiq mė pak se 6 mijė euro nė muaj
Shkruan: Ibrahim MAKOLLI
Prishtinė, 22. III. 2008
Kryesia e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nė mbledhjen e vet tė mbajtur mė 20 mars 2008, larg syve tė opinionit (mediat transmetuan pamje nga arkiva, sepse u ishte ndaluar hyrja) miratoi Rregulloren pėr funksionimin dhe organizimin e brendshėm tė Kryesisė sė Kuvendit, sipas sė cilės anėtarėt e Kryesisė sė Kuvendit, ia bėnė vetes njė nderė dhe privilegj, sa pėr tua lehtėsua punėt e shumta qė i kanė, duke angazhuar pėr vete nga njė kėshilltar politik/ekonomik.
Njė veprim i tillė i Kryesisė sė Kuvendit, e cila abuzon me pozitėn qė e ka, flet mė sė miri pėr prirjet qė kjo kryesi dhe anėtarėt e saj kanė pėr tu shndėrruar nė byro politike, me privilegje dhe pėrfitime qė ua kanė lakmi edhe parlamentet e vendeve tė tjera.
Anėtarėt e byrosė politike, mė falni tė Kryesisė sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, tė angazhuar nė shumė poste dhe funksione Brenda dhe jashtė Kuvendit tė Kosovės nuk kanė mundur qė vet ti kryejnė obligimet qė i kanė pranuar andaj e kanė parė tė arsyeshme qė tė angazhojnė nga njė ndihmės, pra kėshilltarė, pėr veten e tyre, duke keqpėrdorur kėshtu mandatin qė u ėshtė besuar.
Kėta, tashmė byro-istė, tė cilėt, edhe pse administrata e Kuvendit kishte njė numėr tė tepėrt tė vozitėsve, me vete sollėn nga njė vozitės personal dhe nga njė asistent/e nė zyrat e tyre dhe pėr ta kompletuar tashmė stafin e tyre ata miratuan pėr veten e tyre, nė mėnyrė tėrėsisht antiligjore, njė rregullore e cila ua mundėson edhe nga njė kėshilltar/e.
Pra, sipas kėsaj logjike ne kemi zgjedhur anėtar kryesie tė cilėt nuk kanė kohė dhe mundėsi qė tė angazhohen nė punėt e Kuvendit dhe kėto angazhime tė tyre do tė kompensohen nga tė ashtuquajturit kėshilltarė. Ajo qė mė sė shumti mė shkon ndėr mend ėshtė se i gjithė ky angazhim i tyre nėpėr pozita tė rėndėsishme brenda Kuvendit ka tė bėjė mė shumė me pėrfitimet qė kėta i gėzojnė: paga bazė e njė anėtari tė kryesisė ėshtė 2 mijė euro nė muaj, mėditjet e angazhimeve nė komisione dhe nė seancat e Kuvendit, qė gjithsesi tejkalon shumėn prej 3 mijė eurove nė muaj. Kur kėsaj ia llogarit edhe shfrytėzimin e automjetit 24 orė nė ditė, shpenzimet telefonike, kėshilltarin, etj., na bie tė shohim se njė anėtar i kryesisė kushton hiq mė pak se 6 mijė euro nė muaj, qė bėjnė hiq mė pak se 100 pensione tė pensionistėve tanė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|