05-05-08, 13:56
|
#28
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
|
Titulli: "Njohja" e pavarsisė nga Serbia sipas Thacit
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh
Arton pershendetje
kur me kujtohen te gjitha fjalimet e thaqit prej asaj dite kur vet u emrue udh,heqes i UQKes njeriu nuk gjen fjal edhe shprehje te liga me i shkrue per thaqin ,duke etiketue kundershtart politik si pro serb si pro okupus po kurr nuk e pastroj oborrin e vet nga kta pro serb e pro okupus
edhe tani esht nji politikan vetem i genjeshtrave politikan qe tenton tek populli shqiptar me e rrit respektin me veprat patriotike te tjerve
|
Pershendetje Guri,
kjo cka thua ti vetem ndihmon te forcoj argumentativisht ate cka thash une: Pra ti thua se Thaci ka etiketuar njerez si proserbe e si aso qe jane pro okupimit. KEtu ne teme kemi njerez qe e etiketojne Thacin si proserb apo si tradhetar. Ne tema tjera titullohet Rugova si i atille. Jam i bindur diku tjeter edhe Haradinaj, si dhe e tere paria intelektuale apo politike kosovare. Cka nenkupton kjo? Kjo nenkupton se ose te gjithe jane tradhetare, ose qe kemi njerez ne shoqerine tone, te cilet flasin pa fije pergjegjesie e skrupulli. Per cilen alternative te vendosem une? Per te dyten natyrisht!! Duhet te jemi perkrahes te flakte mendimit te lire dhe te implementimit te tij deri ne coshet me te thella te Kosoves, por duhet te jemi edhe me perkrahes te se vertetes dhe te terheqim vemendjen nga rreziqet qe mund te ndodhin nga etiketimet e paskrupullta te gabueshme. Ta shpallesh Kryeministrin aktual si tradhetar, kjo per mendimin tim eshte sjellje joligjore sepse e afte per te sjellur dem ne shoqerine kosovare, p.sh. e afte ose te nxis pushkatimin e tij ne midis te rruges ose te inicioj nje puq politik ose dicka te ngjashme. Kjo nuk do te thote se ne rregullin shoqeror (kushtetutor) kosovar nuk ka rruge per nje zgjidhje akute te nje problemi te rende me Qeverine aktuale apo pjese te saj, p.sh. largim te jashtzakonshem te nje Qeverie para kalimit te mandatures. Mirepo jam i bindur se zgjidhjet e tilla kushtetutore parashohin qarte mospezullimin e rendit ligjor demokratik, cka nenkupton se nuk lejohet te sulmohet me te gjitha mjetet, p.sh. te shpallet qeveritari tradhetar, proserb, prookupimit e tj., pa rene ne obligim juridik per te deshmuar tradhetine, sjelljet e tija proserbe e prookupimit, dhe ne rast te mosdeshmimit, atehere te pasoj konfrontimi me rendin penal si ne raste tjera kriminale.
I pash disa keqkuptime qe u lansuan kunder meje, per ate deshta te sqaroj veten edhe me mire se ne postimin paraprak. Pra nuk jam une si ai "qeni qe leh aty ku han". Une te gjithe i shoh si te gabueshem. Edhe ata te cilet une i votoj. Dhe per kete arsye nuk jam i verber ndaj kritikes se tjereve. Bile nese don mi dite, Thaci eshte nje nder te fundit, te cilet une i kisha propozuar postin qe ka. Por prap se prap, ne jemi qytetare te nje shoqerie demokratike, e cila parasheh rregulla njerezore se si te perzihet nje Qeveri labile nga posti. Nuk mbroj une ne rend te pare Thacin apo posedimin e postit te kryeministrit nga ky, por mbroj sistemin. Liria e mendimit ne keso situata ka dobine, por edhe demin potencial te saj: difamimin apo shpifjen ne dem te mendimit publik, ne dem te paqes publike me pasoja te mundshme si trazirat ne mase.
|
|
|