Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-05-08, 00:16   #3
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martin Camaj 1925-1992

Poezia
Martin Camaj ėshtė poet lirik me forma e pėrmbajtje moderne, me faza tė ndryshme tė krijimtarisė poetike dhe kjo nga shkaku, sepse ka kaluar nėpėr kultura tė ndryshme. Gjatė qėndrimit nė Jugosllavi e Kosovė do tė botojė njėri pas tjetrit dy vėllimet e para me poezi "Njė fyell ndėr male", Prishtinė 1953 dhe "Kanga e vėrrinit" Prishtinė 1954. Nė Itali vėllimin Legjenda, Romė 1964 dhe nė Gjermani librat e fundit poetikė "Lirika mes dy moteve", Mynih 1967, "Njeriu mė vete e me tė tjerė", Mynih 1978, "Poezi 1953-1967", Mynih 1981.
Dy vėllimet e para tė Camajt tė botuara nė Prishtinė frymėzoheshin nga motivet e vendlindjes dhe ishin nė frymėn e sė ashtuquajturės "Shkollė letrare e Shkodrės", pjesė e sė cilės u bė dhe ai.
Nė pėrmbledhjet "Legjenda dhe lirika mes dy moteve" Camaj dėshmon me tė gjitha mjetet stilistike e estetike tė gjendurit nėn ndikimin e poezisė hermetike. Ky ndikim lidhej me kohėn studentore nė Romė, kur Camaj kishte profesor poetin e madh hermetik Xhuzepe Ungareti.
I ndjeshėm tej mase ndaj motiveve tė vendlindjes e fėmijėrisė ai nė gjithė poezinė e tij pėrpiqet tė universalizojė elementet thellėsisht shqiptare, si peisazh, mitologji, mentalitet e karakter. Pjesa mė e rėndėsishme e poezive tė Camajt i ėshtė bėrė e njohur edhe lexuesit tė huaj me anė tė botimeve "Poesie", Palermo 1985; Selected poetry, Nju Jork 1990; Palimpset, Nju Jork 1991; Gedichte, Mynih 1991.
Jo vetėm po tė nisemi nga vendet e botimit, por mbi tė gjitha nga mėnyrat e ligjėrimit poetik, stilit dhe frymės, mund tė vihen re qartazi tri faza tė krijimtarisė poetike veēanėrisht e letrare pėrgjithėsisht tė Martin Camajt:
Faza kosovare (ose klasike)
Faza italiane (ose paramoderne)
Faza gjermane (ose moderne)
Tė tria kėto faza kanė lėnė shenja tė qarta nė krijimtarinė e tij:
Nė fazėn e parė ndihet mbėshtetja e fuqishme nė mjetet shprehėse tradicionale e folklorike. "Mali e vėrrini" pėrbėjnė botėn rreth tė cilės sillet e rreh nervi poetik.
Nė fazėn e dytė kemi pasurimin e elementeve shprehėse me struktura mė tė komplikuara gjuhėsore, duke mos iu larguar kurrėsesi tharmit tė motiveve vendase.
Nė fazėn e tretė motivi vendas mitizohet, "thahet" e shndėrrohet nė njė substancė me esencė tė fortė.
Nga njėra tek tjetra arti i tij bėhet pėrherė e mė formal larg strukturave tredicionale e ideve tė ditės dhe synon tė bėhet universal.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė