Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-05-08, 02:54   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: POEZI NGA AZEM SHKRELI

"Pershendetje per autorin e temes ketu mesazheri....urime

Me lejoni qe te bashkangjitem kesaj teme,akoma me disa poezi po nga poet i njohur Azem Shkreli...RugovaseS...
p.s.Bashkvendasi imi...Jufalemnderit



MANIFEST I MARRE

Mėsojeni kohėn tė mos i hajė tė vetėt,
ē'u shėmb shėmtije do tė ngrehin poetėt...


NENAT

SHOKUT TIM PER NENEN

Ato lahen nė gazin
tonė e nė lotėt e tyre.

Bėhen rojė murane
te krojet e shtera tė gjirit.

Nė ballin tonė pėr herė
u bėjnė dritė shejt gishtat.

Ditėt na i prarojnė dhe rrugėt
me nga njė bekim mė t'mirin.

Me rrėmetėn e krrusur t'moteve
na ruajnė nga hijet e liga.

Njė ditė shkojnė si tė shkonin,
tė mos vijė mė vdekja.

E s'na kėrkojnė asgjė,
pos njė grusht dhe mbi krye.

Shkojmė. E sa herė vdes nėnė,
vdes nėnėmira ime.


NJEREZIT

Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?


Zjarrmia

Tash sa kohe
po don te gdhije
e s'po mundet...


NE RRUGE

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtė kah mė tresin
udhėkryqet e shumta t'jetės?

Jam ba pėrshėndetje e harrueme e kalimtarėve,
jam ba lot e kangė,
jam ba betim i rrugėve dhe rreze e shkrepun
majė gurit.

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtė ku sosin
fijet e kėputuna t'kėsaj kange?

Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namė,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtė kah m'tresin
udhėkryqet e shumta t'jetės?!


LIQENI

Flas me ty,
ti hesht e luan me valė.

Ti s'je mė syri
im as loti i saj.

Flas me ty,
ti shikon pulėbardhat.

Pėr Shėn-Naumin
paske zemėr t'gjerė.

Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.

Mė vjen tė zbres nė fund t'fundit,
tė vdes i gjelbėr me alat.

Te transferuara nga Libri i tij
Hajla Rugovase&Natyra

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 10-05-08 nė 03:02
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė