Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Qeveria miratoi edhe projektligjin pėr festat zyrtare
Prishtinė, 19 maj - Qeveria e Kosovės miratoi sot projektligjin pėr festat zyrtare tė Republikės sė Kosovės ku parashihen gjithsej 11 festa zyrtare, ndėrkohė qė nė kėtė projektligj nuk parashihet edhe 28 Nėntori, dita e flamurit kombėtar shqiptar. Po ashtu ky projektligj nuk parasheh as Ditėn e ēlirimit.
U tha se ky projektligj ėshtė punuar duke respektuar historinė, kulturat, dhe traditat e popullit tė Kosovės dhe shtetasve tė saj. Kryeministri Thaēi pėrmendi 11 festat shtetėrore: Dita e shpalljes sė pavarėsisė, 17 shkurti, dita e miratimit tė Kushtetutės, Dita ndėrkombėtare e Punės - 1 Maji, Dita e Evropės, 9 maji, Festa e Bajramit tė Madh, ajo e Bajramit tė Vogėl, Krishtlindjet mė 25 dhjetor, Krishtlindjet ortodokse mė 6 janar, Pashkėt katolike dhe ortodokse, ndėrkohė qė nuk e ka pėrmendur 28 Nėntorin e as Ditėn e Ēlirimit tė Kosovės qė parashihet tė jetė 11 dhe 12 qershori.
Kryeministri Thaēi duke arsyetuar mospėrfshirjen nė kalendarin e festave tė Ditės sė Flamurit Kombėtar tha se Kosova ėshtė shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe shumetnik, me territor tė garantuar. Kosova ėshtė shtet, i ka festat shtetėrore, por natyrisht se respektohen edhe festat kombėtare.
Ministri i Shėrbimeve Publike, Arsim Bajrami tha se ky ligj ėshtė njėra nder ata qė del nga pakoja e Ahtisarit dhe nga nevoja e rregullimit ligjor tė kėsaj ēėshtje qė mėton tė vendos njė rend sa i pėrket festave. Ai tha se Ligji pėrcakton tre lloj festash nė Republikėn e Kosovės: shtetėrore, memoriale dhe festat e nivelit komunal. Sipas ministrit Bajrami, Ligji ka rregulluar festat shtetėrore, kurse ato memoriale do tė pėrcaktohen nga njė komision republikan qė do tė ngritet nga qeveria e Kosovės, i cili do tė bėjė listėn e festave memoriale dhe do tė bėjė mėnyrėn e festimit tė kėtyre festave.
Ndėrkaq, ka mbetur qė me njė akt tė pėrcaktohet njė festė republikane e dėshmorėve, ndėrkaq ato komunale do tė pėrcaktohen me akte tė mėvetėsishme tė komunave. Ministri Limaj kėrkoi qė nė kėtė listė tė hyjė edhe Dita e ēlirimit.
Ndryshe, kabineti i ministrave miratoi edhe Projektligjin pėr arsimin nė Komunat e Republikat e Kosovės qė sipas ministrit tė Arsimit, Enver Hoxhaj, rregullon kompetencat e komunave dhe i pėrfaqėson interesat e Kosovės. Ai tha se projektligji ėshtė hartuar nė pėrputhje me pakon e Ahtisarit. Gjithashtu u aprovua Projektligji pėr azilin qė ka pėr qėllim vendosjen e rregullave ligjore, lidhur me ėėshtjet e refugjatėve, azilkėrkuesve dhe personave nėn mbrojte tė pėrkohshme, tė cilėt kėrkojnė mbrojte nė Republikėn e Kosovės. Pėr zbatimin e kėtij projektligji nevojiten mjete buxhetore. Projektligji pėrcakton afatet kohore pėr ndėrtimin e qendrės e azilit nė Kosovė.
Po ashtu Qeveria e Kosovės aprovoi edhe Projektligjin pėr kontrollin e kufirit shtetėror tė Republikės sė Kosovės, qė adreson ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me organet kompetente qė janė tė ngarkuara me pėrgjegjėsi pėr menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetėror, ndalon kontrabandimin e mallrave dhe nuk pėrmban elemente diskriminuese.
QIK-u
|