Titulli: Lajme Aktuale....
Bugajski porosit Malin e Zi qė ta njohė pavarėsinė e Kosovės
Podgoricė, 21 maj - Eksperti i njohur pėr Ballkanin dhe drejtor i Projektit tė Qendrės pėr Studime Strategjike Ndėrkombėtare nė Uashington, Janush Bugajski, ka vlerėsuar se me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, Mali i Zi do tė ishte "krah pėr krah" me emrat e mėdhenj tė BE-sė dhe NAT0-s qė kėrkojnė qasje mė praktike dhe mė reale nė stabilizimin e Ballkanit. "Serbia pėrkohėsisht mund tė tėrheqė ambasadorin nga Podgorica, por duhet bėrė dallimin midis gjėrave simbolike, politike dhe praktike. Serbia dhe Mali i Zi gjithmonė do tė mbesin fqinj dhe patjetėr duhet tė punojnė bashkė, pėr tė mirėn e rajonit", ėshtė shprehur Bugajski pėr gazetėn "Republika" tė Podgoricės.
Delegacioni i Serbisė braktis samitin pėr shkak tė Skėnder Hysenit
Primorje,Bullgari, 21 maj - Delegacioni i Serbisė ka braktisur sot samitin e vendeve anėtare tė Procesit tė Bashkėpunimit nė Evropėn Juglindore (SEECP) pėr shkak tė vendimit qė shefit tė diplomacisė sė Kosovės, Skėnder Hyseni, t'i lejohet qė t'i adresohet takimit. Burime brenda delegacionit tė Serbisė kanė konfirmuar pėr agjencitė serbe tė lajmeve se delegacioni ka reaguar pėr tė penguar adresimin e Hysenit, por kishte braktisur samitin meqenėse kjo nuk ishte pėrkrahur. Nė kėtė samit merrte pjesė edhe presidenti serb Boris Tadiq dhe shefi i diplomacisė Vuk Jeremiq. Ky i fundit dje deklaroi se kishte vėnė veto nė dokumentin pėrfundimtar tė samitit pėr shkak tė Kosovės. Sipas mediave serbe Jeremiq dje kishte penguar Skėnder Hysenin qė t'i adresohet tubimit si shef i diplomacisė sė Kosovės, duke insistuar qė nė emėr tė Kosovės tė flasė pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut.
Dallojnė pozicionet e Francės dhe Rusisė rreth Kosovės, tha Kushner
Moskė, 21 maj - Pozicionet e Francės dhe Rusisė ende janė tė ndryshme rreth ēėshtjes sė Kosovės, por mė duket se ka njė "zhvillim tė caktuar", deklaroi nė Moskė ministri i Jashtėm francez Bernar Kushner. Franca e pėrshėndet "urtėsinė" e politikės ruse ndaj Kosovės dhe veprimin e "kujdesshėm" tė saj, tha Kushner pas takimit me homologun rus, Sergei Lavrov. Shefi i diplomacisė ruse tha se bisedimet iu kushtuan marrėdhėnieve tė Rusisė dhe Bashkimit Evropian, meqė Franca do tė jetė kryesuese e radhės e BE sė.
Vazhdon nė Sofje samiti i shteteve tė Evropės Juglindore
Sofje, 21 maj Vazhdon sot punimet nė Sofje tė Bullgarisė samiti i shteteve tė Evropės Juglindore. Ky ėshtė edhe takimi i parė i punės sė Kėshillit pėr Bashkėpunim rajonal, i cili ėshtė pasues i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Temat qendrore tė kėtij samiti tė nivelit tė lartė, ku merr pjesė edhe koordinatori i paktit tė stabilitetit, Erhard Busek janė pėrcaktimi i programit tė punės sė Kėshillit pėr bashkėpunim rajonal dhe Kosova.
Subjektet politike shqiptare kundėrshtojnė Prokurorinė maqedonase pėr procedimin e lėndės sė kthyera nga Haga
Shkup, 21 maj Partitė politike shqiptare nė Maqedoni dhe Organizata e Veteranėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare kanė reaguar ashpėr pas publikimit tė informatės se Prokuroria maqedonase ka filluar procedimin e njerės nga katėr lėndėt e kthyera nga Tribunali i Hagės. Prokuroria maqedonase bėri tė ditur se bėhet fjalė pėr rastin e rrėmbimit dhe keqtrajtimit tė pesė punonjėsve tė ndėrmarrjes ndėrtimore "Mavrovo" ngjarje qė ka ndodhur nė kohėn e konfliktit tė vitit 2001 nė fshatin Zhelinė tė Tetovės.
Hungaria, Mali i Zi dhe Bullgaria kėrkojnė nga Serbia tė krijojė njė qeveri proevropiane
Budapest, 21 maj - Njė qeveri e nacionalistėve tė vijės sė ashpėr nė Serbi do tė paraqiste kthim prapa pėr fqinjėt e Serbisė dhe pjesėn tjetėr tė Evropės, tha Kryeministri hungarez pas takimit me homologun e tij malazez Millo Gjukanoviq. Kryeministri hungarez theksoi se Serbia do tė ishte shumė mė mirė nėse qeveria e re do tė drejtohej nga forcat qė pėrfaqėsojnė vlera evropiane. Gjukanoviq nga ana e tij tha se ėshtė e rėmdėsishme qė Serbia ta ruajė orientimin demokratik dhe reformat proevropiane. Edhe Ministri i Jashtėm i Bullgarisė ka pėrsėritur dje tė njejtėn kėrkesė pėr Beogradin, krijimin e njė qeverie proevropiane dhe sa mė shpejtė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|