Titulli: Lajme Aktuale....
Izraeli dhe Siria fillojnė bisedimet me ndėrmjetėsim tė Turqisė
Jerusalem, 21 maj Izraeli dhe Siria kanė filluar sot bisedimet jo tė drejtpėrdrejta, por me ndėrmjetėsim tė Turqisė. Bisedimet e fundit paqėsore mes dy vendeve u zhvilluan nė vitin 2000, por ato dėshtuan pasi tė dy palėt nuk ranė dakord pėr fatin e lartėsive Golan, qė janė territor sirian, i pushtuar nga Izraeli nė vitin 1967.
Takim i ministrave tė jashtėm tė Indisė dhe Pakistanit
Islamabad, 21 maj Ministrat e jashtėm tė Indisė dhe Pakistanit, Pranab Mukaxhi dhe shahu Mahmud Qureshi takohen sot (e mėrkurė) nė kryeqytetin pakistanez, Islamabad. Mukaxhi u shpreh se ėshtė e rėndėsishme qė tė luftojmė sė bashku terrorizmin nė rajon si dhe tė krijojmė mirėbesimin mes dy vendeve. Ambienti demokratik pas zgjedhjeve parlamentare nė Pakistan e mundėson njė gjė tė tillė, u shpreh ministri i jashtėm i Indisė, Mukaxhi. Tė dy ministrat diskutojnė pėr ēėshtjet e sigurisė dhe grindjen pėr territorin e Kashmirit. Si gjest tė vullnetit tė mirė, Pakistani liroi 100 tė burgosur indianė.
Berluskoni mban mbledhjen e parė tė qeverisė nė Napoli
Napoli, 21 maj Kabineti qeveritar italian mblidhet pėr herė tė parė sot, jo nė kryeqytetin italian, Romė, por nė Napoli, qytet ky qė prej kohėsh vuan nga kriza e plehrave. Gjendja ėshtė rėnduar si pasojė e vėnies sė zjarrit nė grumbujt e plehrave nga ana e banorėve. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, me zhvillimin e mbledhjes sė kabinetit tė tij nė Napoli synon tė tregojė vendosmėrinė e qeverisė sė tij pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Sot pritet qė qeveria e Berluskonit tė vendosė pėr ndėrtimin e shpejtė tė impianteve tė posaēme pėr djegien e plehrave.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|