Eliminimi i Ditės sė Flamurit ėshtė akt antikombėtar
Kadri REXHA
I bindur thellė se eliminimi i Ditės sė Flamurit Kombėtar Shqiptar nga kalendari i festave shtetėrore tė Republikės sė Kosovės ėshtė akt antikombėtar dhe vepėr qė shkon kundėr mendimit dhe veprimit tim gjysmėshekullor, i bindur thellė se servilizmi dhe kursi antikombėtar i PDK-sė sė Hashim Thaqit, sidomos nė kėto dy vitet e fundit, e ka dėmtuar shumė Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare, deklaroj publikisht se qė nga dita e sotme, 22 maj 2008, jap dorėheqje tė parevokushme nga anėtarėsia e Partisė Demokratike tė Kosovės, anėtar dhe kuadėr i sė cilės kam qenė qė nga themelimi i saj.
Nė emėr tė familjes time tė persekutuar gjysh pas gjyshi pėr kėtė grimcė toke tė Shqipėrisė dhe nė emrin e moralit tim personal, me indinjatė tė thellė shprehu mospajtimin e fortė ndaj Projektligjit tė Hashim Thaqit dhe tė Qeverisė sė tij mbi eliminimin e 28 Nėntorit Ditės sė Flamurit Kombėtar Shqiptar, i bindur katėrcipėrisht se elimimi i kėsaj Dite nga kalendari i Festave shtetėrore tė Republikės sė Kosovės,
- ėshtė akt antikombėtar,
- do tė thotė: fillim i shkombėtarizimit tė gjysmės sė kombit shqiptar;
- shkelje flagrante me tė dy kėmbėt mbi aspiratat, mbi qėndresėn dhe mbi luftėn e mijėvjeēarit tė fundit tė popullit shqiptar pėr liri dhe bashkim kombėtar;
- paturpėsisht hudhje baltė mbi gjakun shekullor tė martirėve, dėshmorėve dhe tė heronjve tė popullit shqiptar;
- hapje e rrugės pėr pėrēarjen kombėtare dhe luftės vėllavrasėse ndėrshqiptare;
- tjetėrsim dhe atentat kundėr gjuhės kombėtare shqipe;
- trasim real i rrugės pėr ndarjen ligjore tė Kosovės edhe ashtu tė zvogėluar dhe tė leckosur sa nuk bėn mė shumė;
- e kėshtu me radhė e kėshtu me radhė...
Eliminimin e Ditės sė Flamurit Kombėtar nga kalendari i festave tė shtetit tė Kosovės pėrsonalisht e ndij dhe e kuptoj si kthim tė ri nė kohėn e rėndė dhe tė pėrgjakshme tė vitit tė mallkuar 1945 dhe tė viteve tė tjera qė erdhėn mė vonė, e ndij dhe e kuptoj si kthim tė ri nė kohėn e masakrave tė pėrgjakshme pėr baballarėt tanė dhe pėr gjeneratat qė do vijnė mė vonė. Eliminimin e Ditės sė Flamurit Kombėtar e ndij dhe e kuptoj si ringjallje tė sėrishme tė Fadil Hoxhės, Ali Shukrisė, Kolė Shirokės, Sinan Hasanit, Azem Vllasit dhe tė pasuesve tė tyre vasal serbianė, gabimi i tė cilėve pas njė gjysmė shekulli do tė vėjė nė pikėpyetje ekzistencėn e mbarė Kombit dhe tė trojeve shqiptare.
Prandaj, i bindur thellė se eliminimi i Ditės sė Flamurit Kombėtar Shqiptar nga kalendari i festave shtetėrore tė Republikės sė Kosovės ėshtė akt antikombėtar dhe vepėr qė shkon kundėr mendimit dhe veprimit tim gjysmėshekullor, i bindur thellė se servilizmi dhe kursi antikombėtar i PDK-sė sė Hashim Thaqit, sidomos nė kėto dy vitet e fundit, e ka dėmtuar shumė Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare, deklaroj publikisht se qė nga dita e sotme, 22 maj 2008, jap dorėheqje tė parevokushme nga anėtarėsia e Partisė Demokratike tė Kosovės, anėtar dhe kuadėr i sė cilės kam qenė qė nga themelimi i saj.
I mbėshtetur nė pėrvojėn e historisė sė lavdishme tė popullit shqiptar, kam bindjen e thellė se Kombi ynė, me gjithė barierat qė i kanė dalė pėrpara, do tė dijė ta gjejė rrugėn e vėrtetė tė lirisė dhe tė bashkimit. Njė popull, qė edhe nė shekujt mė tė errtė, nė saje tė bijėve tė vet tė devotshėm, ka ditur ta ēajė rrugėn e historisė me shpatė nė dorė, do tė dijė edhe sot ta merr fatin nė duart e veta. Kombi shqiptar ėshtė i pavdekshėm dhe do tė fitojė.
(
Autori ėshtė publicist dhe njėri nga bashkėveprimtarėt e Jusuf Gėrvallės.)