Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-05-08, 11:36   #77
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Rrethi shoqėror, njė nga faktorėt pėr lėnien e duhanit
23-05-2008

Sipas njė studimi tė ri, njerėzit qė lėnė duhanin, shpesh heqin dorė nga ky ves si rezultat i tė qėnurit nė njė grup tė madh me njerėz tė panjohur. Ekspertėt thonė se i ashtuquajturi efekti “nė grup” ka ndikim edhe nė fushatėn shendetin publik qė synon tė shtyjė duhanpirėsit qė tė heqin dorė nga ky ves.
Studiuesit nė Universitetin e Harvardit nė Masaēusets ekzaminuan vesin e duhanpirjes dhe periudhėn gjatė sė cilės njė grup shoqėror prej 12 mijė njerėzish e lėnė duhanin gjatė njė periudhe 30 vjeēare. Pjesmarrėsit ishin pjesė e njė projekti tė madh nė zbatim tė njohur si studimi i zemrės Framingham. Autori kryesor i studimit, Nikolas Kristakis thotė se kėrkuesit zbuluan se kur njė ose mė shumė njerėz qė e njihnin njėri tjetrin lėnė duahnin nė tė njėtėn kohė, kjo kishte efektin tė pėrfshinte edhe njerėz tė tjerė tė panjohur.
“Grupi qė e pinte duhanin hoqi dorė i gjithi menjėherė. Njerėzit lanė duahin nė grupe. Dhe kėto grupe pėrbėhen jo vetėm nga njerėz qė njihen direkt, por gjithashtu mė gjerėsisht brenda njė rrethi mė tė madh. Kėshtu qė vendimi i bashkėshortit tė shoqes, apo i kolegut tė punės pėr tė lėnė duahnin lidhen gjerėsisht me vendimin e njė personi pėr tė lėnė duahnin.”
Kėrkuesit e kanė quajtur kėtė efekti nė grup. Kristiakos beson se ky efekt ka tė bėjė me ndryshimin nė normat sociale, si pėrshembull njohja gjerėsisht gjatė 30 viteve tė fundit se pirja e duhanit ėshtė e dėmshme pėr shendeti.
Studiuesit gjithashtu arritėn nė pėrfundimin se ndėrkohė qė sa mė shumė amerikanė lėnė duhanin pjesa prej 44 milion duhanpirėsish qė kanė mbetur nė kėtė vend ndjehen gjithnjė e mė shumė tė mėnjanuar. Stiven Shroder ėshtė profesor mjekėsie nė Universitetin e Kalifornisė nė San Francisko. Ai thotė se studimi ėshtė njė lajm i mirė sepse tregon se mė shumė njerėz po i nėnshtrohen presionit pėr tė lėnė duhanin. Por, thotė ai, duahxhinjtė nuk duhen dėnuar sepse nuk e kanė tė lehtė qė tė braktisin vesin.
“Nuk duhet ushtruar presion ndaj tyre...kjo si tė thuash i rėndon ata. Ndaj ajo qė them unė ėshtė se duhet tė tregohemi tė kujdesshėm me duhan pirėsit edhe pse jemi kundėr kėtij vesi.”
Houard Koh ėshtė profesor nė Shkollėn e Harvardit pėr Shendetin Publik. Ai thotė se pėrpjekjet pėr tė vėnė nėn kontroll duhanin janė pėrqendruar prej kohėsh ndaj grupeve tė mėdha njerėzish dhe qė nuk kanė lidhje. Por njė mesazh i ri mund tė pėrdorė efektin nė grup pėr tė dėrguar mesazhe kundėr pirjes sė duhanit.
“Duhet tė dyfishojmė kėto pėrpjekje dhe kuptojmė se kur njė njeri le duhanin nuk ndihmon vetėm veten, por gjithashtu kjo ndikon edhe tek njė grup njerėzish qė gjenden pėrreth tij.”

Studimi rreth pirjes sė duhanit ėshtė publikuar nė numrin e fundit tė revistes mjekėsore New England Journal of Medicine.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė