26-05-08, 17:09
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Cuba e hajna, njerėz tė SHIK-ut janė infiltruar nė Qeverinė e Kosovės
Haradinaj: Ka qeveri brenda Qeverisė
MIGENA ARLLATI
Gjakovė, 25 maj - Duke e quajtur qeverisjen aktuale tė Kosovės tė paaftė dhe tė korruptuar, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), tha tė shtunėn se nė pushtet kanė ardhur njerėz tė papėrgatitur, qė s'kanė plane konkrete, e kryejnė punė qė mund t'i kryenin edhe zyrtarėt e thjeshtė. Pa e kursyer pėr asnjė moment nga kritikat punėn e Qeverisė sė Kosovės, nė pėrvjetorin e tetė tė themelimit tė Degės sė AAK-sė nė Gjakovė, Haradinaj elaboroi rrjedhat e zhvillimeve tė fundit nė Kosovė. Ai tha se pas pranimit tė pavarėsisė, punėt nuk kanė pėrfunduar, por duhet tė realizohen edhe shumė veprime pėr forcimin e shtetit tonė tė ri. "Nė mungesė tė kontrollimit tė pjesės kufitare me Serbinė, Kosova ka humbje tė mėdha financiare. Askush nuk e di se ēka hyn e ēka del nga kjo vijė kufitare. Janė 80 kilometra gjatėsi nė vijėn kufitare me Serbinė, tė cilat janė jashtė kontrollit tė shtetit tė Kosovės. Nėse shteti nuk ka forcė dhe nuk mund tė ketė nė kontroll kėtė vijė kufitare apo, kur nuk mund tė marrė nė pyetje disa rebelė apo ata qė e kanė sulmuar policinė e UNMIK-ut e SHPK-nė nė Mitrovicėn veriore, duhet ta ndėrrojmė strategjinė e veprimit. Nėse jetojmė nė kėtė gjendje, si mund tė themi se jetojmė nė njė shtet tė pavarur", u shpreh Haradinaj. Sipas tij, nė Qeverinė e Kosovės ka qeveri brenda Qeverisė. "SHIK-u qeveris me Kosovėn. Nė qeveri janė infiltruar njerėz tė SHIK-ut, cuba e hajna qė i kanė shkaktuar dhimbje tė mėdha kėtij populli", ka vlerėsuar Haradinaj. I pari i AAK-sė ka folur edhe pėr korrupsionin si sėmundje kancerogjene pėr shoqėrinė nė Kosovė, duke thėnė se nėse secili nuk e lufton kėtė sėmundje, atėherė tė gjithė do tė jemi tė varfėr.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|