Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
E KAN VRA ATA QE I KAN THENE:"OOO TAHIR ZEMA DO TE LUFTOJ ME TY SI ME SHKAUN"
TAHIR ZEMA IA KTHEN:"UNE SKAM PLUMBA PER SHQIPTAR,E KAM PER DETYR ME QLIRU KOSOVEN"
A E KUPTOVE KU ESHTE???
|
- Shiko kush na ishte tahir pisi ...
Tahir Zemaj, i lindur mė 28. 12. 1952 nė fshatin Strellc i Epėrm tė komunės sė Deēanit me profesion ushtarak. Ka tė kryer Akademinė Ushtarake (drejtimi i kėmbėsorisė) nė Beograd nė vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i Ushtrisė Jugosllave nė vende tė ndryshme tė Jugosllavisė me detyra tė veēanta. Ka shėrbyer njė kohė nė Zajeēar, Knjezhevac dhe Negotin.
Nga viti 1984-85, me gradėn major caktohet me detyrė nė Prishtinė, ku pėr disa vite ka qenė kryeshef i Qendrės sė Mbrojtjes Territoriale nė Hajvali, i emėruar nga ana e serbėve, nė krizėn mė tė madhe pėr Kosovėn.
Tahir Zemaj ka qenė komandant i Njėsisė Speciale tė Policisė Jugosllave me veprim nė Kosovė, pėr shtypjen e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.
Ishte ndėr oficerėt shqiptarė mė tė privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar nė linjėn e KOS-it me projektet e Klubit tė Ushtarakėve Serbė Shigjeta e vdekjes. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shėrbente nė Kosovė.
Si i tillė Tahir Zemaj nė krye tė Njėsisė Speciale tė Policisė merr pjesė nė drejtimin e operacioneve pėr vrasjen e Tahir e Nebih Mehės nė Prekaz, tė Rexhep Malės e Nuhi Berishės nė Prishtinė, tė Enver Hadrit nė Bruksel, por flitet edhe pėr pjesėmarrjen nė vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gėrvallės e Kadri Zekės nė Untregrupenbah tė Gjermanisė etj.
Tahir Zemaj ėshtė i martuar me serbe. Gruaja e parė quhej Gordana Travica Zemaj; ndėrsa e dyta Liljana Stankoviq Zemaj, me tė cilėn ka dy fėmijė, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite shkollohen nė Zajeēar e Beograd.
Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj nė fund tė viteve 80-ta lidhet ngushtė me nėntokėn jugosllave e ruse nė Gjermani, duke hyrė thellė nė rrjetin e trafikimit tė drogės qė i sillte fitime tė mėdha, rrjet ky qė edhe sot ėshtė funksional.
Pėr kėtė, mė 4. 5. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut nė Prishtinė kishte ngritur aktpadi kundėr grupit tė Tahir Zemajt, tė cilėt e mbanin linjėn kryesore tė kontrabandės me drogė nė relacionin Stamboll Prishtinė Beograd Madrid - SHBA. Destinacioni bazė i kėsaj vije tė trafikimit tė drogės ishte Italia. Nė aktakuzėn e shpallur publikisht mė 14 deri mė 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut nė Prishtinė kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundėr 24 tė akuzuarve nga Kosova, pėr ēka Tahir Zemaj burgoset, por pas njė kohe tė shkurtėr nė rrethana misterioze i mundėsohet ikja nga burgu i Dubravės sė Istogut pėr tė kryer detyra tė veēanta. Kalon nė Republikėn Federale tė Gjermanisė dhe shumė shpejt i bashkohet prapė mafias nė Hamburg e Berlin, ku nė shėrbim tė vetin e kishte edhe bandėn e drejtuar nga Musajt e Strellcit. Atje vepron deri nė korrik tė vitit 1998 kur hyn ne Kosovs, me detyra tė sabotimit dhe dėshtimit tė luftės sė UĒK-sė.
Me shpėrthimin e luftės nė ish-Jugosllavi (Slloveni, Kroaci, Bosnje) Tahir Zemaj ishte i pozicionuar nė anėn e serbėve. Nė anėn e forcave serbe Tahir Zemaj ka luftuar edhe nė luftėn e Kninit.
Gjatė qėndrimit dymujor nė Kosovė, Tahir Zemaj nė muajin gusht tė vitit 1998 dy herė kishte shkuar pėrmes OSBE-sė nė garnizonin ushtarak serb tė Pejės pėr tė biseduar me oficerin Vllastimir Gjorgjeviq - RAXHA, shef i resorit pėr Sigurim Publik nė Kosovė, nė kohėn kur Millosheviqi urdhėronte zhdukjen e gjurmėve tė krimeve serbe nė Kosovė. RAXHA karrierėn policore e filloi nė Zajeēar. Punoi nė Beograd me detyra tė veēanta, ku brenda njė kohe tė shkurtėr u gjet nė detyra tė larta tė shėrbimit policor serb. Ishte i ngarkuar pėr ēėshtje tė Kosovės, sidomos pėr ta shtypur kryengritjen e UĒK-sė. Mė vonė e shohim me detyra edhe nė Kosovėn Lindore.
Vllastimir Gjorgjeviq, sipas marrėveshjes me Tahir Zemėn ishte edhe nė Isniq, kur u bė dorėzimi i armėve dhe iniciator pėr formimin e tė ashtuquajturės lokalno obezbedjenje (polici lokale), tė pėrbėrė nga shqiptarėt lojalė tė Serbisė.
Nė kėtė mes Tahir Zemaj ka qenė ndėr hartuest dhe zbatuest kryesor tė planit sekret pėr shuarjen e kryengritjes sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė bashkėpunim me Rade Markoviqin, shef i policisė sekrete, Branko Gjurishiqin, shef policie, Dobrica Ēosiqin, ideator i Serbisė sė Madhe, Nebojsha Pavkoviqin etj., instruktorė ushtarakė tė cilėt kishin projektuar planin pėr shurjen dhe dėshtimin e UĒK-sė.
Operacioni pėr eliminimin e UĒK-sė nė Rrafshin e Dukagjinit u shifrua Olluja, ku morėn pjesė mbi 15.000 policė, ushtarė e paramilitarė serbė. Nė kuadėr tė kėtij plani Tahir Zemaj organizoi dorėzimin masiv tė armėve tė fshatrave tė Rrafshit tė Dukagjinit nė Isniq dhe formimin e policisė lokale serbe, ku pjesa dėrrmuese e njerėzve qė i kishte caktuar Tahir Zemaj nė kuadėr tė Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 pėr tiu bėrė barazpeshė UĒK-sė nėpėr fshatra, nė shtator policia serbe do ti emėrojė pėrgjegjės nė radhėt e policisė lokale serbe personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muēaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj,
Gjatė gjithė qėndrimit tė Tahir Zemajt nė Kosovė, i vetmi veprim (antiveprim) ushtarak ishte lėvizja e tij dhe ushtarėve tė tij nga Prapaqani deri pėrtej kufijve tė Kosovės. Mirėpo shumicėn e ushtarėve i braktisi nė Bjeshkėt e Nemuna, ndėrsa vetė me njė grup tė ngushtė prej 7-8 vetash, me ndihmėn e Ramiz e Sadik Muriqit, pėrmes Ministrit tė Punve tė Brendshme tė Malit tė Zi kaloi nė Shqipėri pėrmes pikės kufitare nė Han tė Hotit, kur, ne te vetmin rast nė histori dekorohet tradhtia. Pėr veprimet dezertuese dhe shkatėrruse tė UĒK-sė, Tahir Zemaj dekorohet nga ministri i mbrojtjes sė Qeverisė sė Kosovės, kolonel Ahmet Krasniqi, me gradėn kolonel. Mirėpo tė njėjtėn ditė nė Tiranė Tahir Zemaj me klanin e tij tė errėt pėrgatit vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit me qėllim tė krijimit tė anarkisė e kaosit, pėr tė dezorientur situatėn, pasi e kishte kryer detyrėn ndaj Tahir Zemės.
Edhe pas pėrfundimit tė luftės (kur njė kohė qėndron nė Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinė e vet, duke qėndruar nė krye tė kriminalitetit tė organizuar nė Kosovė, por njėkohėsisht duke pėrdor tė gjitha mjetet pėr shkatėrrimin e pjesėtarėve tė UĒK-sė. Duke organizuar marrjen e deklaratave tė ndryshme me dhunė, por edhe me pagesa tė majme deri nė 100 mijė marka gjermane, kinse persona tė caktuar tė UĒK-sė kanė kryer vrasje tė ndryshme gjatė luftės.
Tahir Zemaj bashkė me Sadik Musajn shumė shpesh shkon nė Qendrėn e Policisė Rajonale tė UNMIK-ut nė Pejė, ku kontakton me komandantin e kėtij stacioni Valeri Korotenki, me njė oficere gjermane tė inteligent service dhe me zėvendėskomandantin e rajonit nga Jordania.