28-05-08, 00:30
|
#10
|
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
|
Titulli: Flamuri i Kosoves - MADE IN BOSNIA !
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga dardan100
|
"Made in Bosnia" nuk mund te jete flamuri i Kosoves per ate arsye se Bosnja ne asnje aspekt nuk luajti rol ne perpunimin e ketij flamuri.
"Identike" jane ngjyrat dhe perdorimi i yjeve. Asgje tjeter. Dallimi i dy flamureve nuk eshte me i rende p.sh. se sa dallimi i atij te Islandes me ate te Suedise apo Danimarkes.
Qe Kosova nuk mund te kete flamur identik me ate te Shqiperise, kjo gje eshte per secilin nga ne ketu e vetkuptimte. Nisur nga kjo, pyes veten: Cilin flamur (perpos ate qe kishim deri sot) kisha mundur ta zgjedhi ne bote qe te ndihem i lumtur me te? Pergjegja e vetme: ASNJE HIC!! Edhe ai i "Rugoves" ne syte e mi do te ishte flamur artificial, ngase nuk barte ne vete apo nuk simbolizon vlerat e ngjarjet qenesore te popullit tone. Edhe nese do te kishim marrur nje flamur tjeter, pra nje qe i perngjan atij qe kemi sot, prap se prap nuk do te isha i lumtur, sepse do te mendoja se nje flamur i ri kosovar qe permban pak a shume simbole kombetare, p.sh. shqiponjen dykrenare, ngjyrat kuq-zi, ai do te mbante ne vete rrezikun e nje konkurence me flamurin tone te vetem kombetar (ate qe ka Shqiperia edhe si flamur shteteror), me c“rast ai do te kontribonte sado pak ne pavaresimin kombetar te kosovareve, pra krijimin e nje identiteki te ri kombetar tek kosovaret.
Rezumé:
- flamuri i ri i Kosoves nuk qe nje zgjedhje absolut vullnetare e politikaneve tane
- flamuri i ri i Kosoves nuk eshte fakt per nje sjellje qellimkeqe te politikaneve tane
- nuk ka flamur ne bote qe e zevendeson ate qe kemi ne si komb (pa lenduar "ndjenjat tona kombetare")
- zgjedhja e nje flamuri te ri kosovar eshte asgje tjeter pos nje vetdiscipline, pra nje aftesi per te kontribuar ne nje qellim qe eshte me i larte (suvereniteti i plote i Kosoves) duke lene perkohesisht anash nje qellim me te vogel ("ndjenjat kombetare"),
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga arton bala : 28-05-08 nė 00:32
|
|
|