Titulli: Agim Gashi
NEN TYTAT E SNAJPERĖVE
(Ali Podrimjes)
Nuk jam vetėm
as nuk di gjuhė djajsh
Mallkoj dhe zotin
nė brigje tė Arbėrisė qė s“shkeli
ku pėrditė shihet Ali Podrimja
tek lidh plagėt e Kosovės
nėn tytat e snajperėve
Me “i gur mbi supe
gjithė duke shfryrė
atė Himnin e tmerrshėm tė Gazit
E kėtu larg Atdheut
nė Evropėn e lirė
shqip gjithnjė e mė pak
Hej Poet
kėndohet ende
Himni i Gazit
Gur nė buzė
Qeshjen ta varėn
a po Tkurret Atdheu
Por i fortė je
tė ndalė kush dot
marritė tė zhveshen ashtu si di Ti
derisa Evropa vėlla
tė zgjohet nga gjumi
Nėn tytat e snajperėve marshon njė popull
Düren, 1998
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|