Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-06-08, 14:30   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kombi Kosovar Apo Shteti Kosovar?

KOMBI KOSOVAR APO SHTETI KOSOVAR?

1.Koheve tė fundit ka marr pėrmasa kogja alarmuese debati rreth idetitetit kombėtar dhe atij shtetėrorė tė Kosovės. Ajo qė mud tė hetohet ėshtė se ende nuk ėshtė bėrė ndojė analizė e thukėt shkencore nga perspektiva apo nga kėndėvėshtrimi sociologjik, qė e kosiderojė lėmin mė kompetente lidhur me kėtė problematikė sa tė rėndėsishme aq edhe tė rrezikshme nė kohėn kur shoqėria Kosovare ėshtė duke u ballafaquar me katrahurėn e definimit tė sajė si shtet normal dhe demokratik i shek.XXI. Pėr kėtė arsye do mundohem tė shkoqisė pikat kyqe tė kėtij debati.
Para se tė hyjmė nė kėtė problem, mė duhet tė sygjerojė se nuk e kam ndėrmend tė nisem nga paradigma e njohur popullore ,se : ”nėse njė budalla e hedhė njė gur nė bunar, njėqind tė menqur nuk mund ta nxjerrin atė”, por nga nevoja dhe domosdoshmėri e spjegimit tė dioptrisė shkencore sociologjike qė asjėherė nuk i ėshtė bėrė atij gjertani nė Kosovė. Me fjalė tjera etnicitetet, grupet etnike dhe identitetet etnike (si nė nivele organizativ si sub-bashkėsi ashtu edhe nė nivele tė identitetit kolektiv si sub-etni) kanė njė aftėsi cuditshme si tė themi tė mbijetimit dhe tė transformimit edhe nė kohėrat e sotit. Shembull mė tė mirė pėr kėtė proces se Amerikėn sot pėr sot nuk kemi. Kur tė shikojmė procesin e zhvillimit tė shqiptarėve tė Kosovės nė kėto njėqind (pra pas aneksimit qė i bėhet nga ana e Serbis nė vitin 1912) e fundit, si identitet i ndarė ku rrebeshi i ndikimeve dhe ndėrvarėsisė ishte evident gjatė tėrė kėsajė periudhe, kuptojmė qė ky proces “i ndikimit” (mė shumė!) dhe “i marrjes” (mė pak!) ėshtė nė tė vėrtetė pakashum dasht e padasht ne tani njė proces i njė natyre me pretendime dalluese. Por jo edhe aq sa tani (nėse i adresohemi botėkuptimit tė sotėm pėrėndimor mbi kombin) tė fillojmė procesin e promovimit tė kombeve tė reja (!?), ashtu siq po trumbeton dikush pėr interesa tė pa identifikuara akoma.
Nė anėn tjetėr, meqė po i adresohemi dioptrisė shkencore sociologjike lidhur me kėtė problematikė shtrohen disa pyetje kujtojė shum tė rėndėsishme lidhur me kėtė proces tė “dhėnje marrjes shekullore”, pastajė diskursin e “ushtrimit tė ndėrvarėsisė” si edhe procesin e “amalgimit kulturor”? Pėrgjigja nė tė gjitha kėto pyetje ėshtė njė JO e madhe?!
Poashtu, duhet vėnė edhe njė distingsion shkencor nė mes asajė qė shquhet si etni dhe asajė qė shquhet si komb, nė mėnyrė qė tė mos krijojmė sterotipin e paqenė pėr njėrin apo tjetrin koncept sot. Duke u nisur kėshtu nga kėto paradispozitat elementare shkencore sociologjike ne mė lehtė e kemi diagnostifikimin e identitetit dhe paradigmave rreth tij, qė sot djallėzisht keqėpėrdorėn nga jokompetentėt pėr qėllime personale, grupore e klanore. Eshte e dijtur qė njerėzit janė krijuar prej njė “burri dhe njė gruaje dhe ndarjet nė fise dhe popuj janė rezultat i parallogarive tė ndasisė nė njerzė tė devotshėm dhe kėqinj”.


2.Maks Weber, qė konsistohet njėherė pėr njė herė sociologu i parė qė ka arritur tė jap spjegime tipike sociologjike lidhur me marrėdhėniet e bashkėsive etnike, nė veprėn e tij tė njohur “Ekonomia dhe Shoqėria”, diagnostifikon tri entitete kryesore (racėn, etninė dhe kombin) qė lozin rol tė thksuarnė procesin endėrtimit tė procesit tė identitetit. Pėr Weberin, elementi kryesor qė entitetin e racės e dallon nga ai i etnisė ėshtė se raca ėshtė nė njė farė mėnyre si tėrėsi historike bazamentin e sajė e gjurmon kryesisht nga preardhja apo etimologjia e vetėvehtės kolektive, gjerėsa etnia kėtė e bėnė nė bazė tė perspektivės sė vetė subjektive. Sa i pėrket kombit, Weber mendon qė edhe kjo kategori sociologjike sikurse etnia ėshtė e bazuar kryesisht nė tė besuarit e jetės sė pėrbashkėt, por me njė dallim elokuent qė kombi si pasion tė mvetėsuar ka tė ngulitur kėrkesėn pėr fuqi politike.Eshtė e vėrtetė qė sot pėrpjekjet pėr t’u pajtuar vetėm me njė definicion pėr kombin ėshtė absurd i llojit tė vetė! Aq mė tepėr qė me definicione tė teorisė marksiste e sidomos tė asajė staliniste tė pėrkufizohėn dhe tė spjegohėn proceset aktuale moderniste lidhur me kėtė kategori tejet dinamike dhe pakashum tė spostuar nė plan tė dytė nė rrethanat e ndėrtimit tė njė rendi tė ri botėror, apo tė njė procesi qė po identifikohet si proces i globalizimit.
Pra, tentimi qė tė mbrohet vetėm spjegimi politik mbi kombin qoft edhe ai sociologjik qė sot njihet si mė kompetenti, nė njė farė mėnyre ėshtė e pamjaftueshėm nė sorollatjen qė disa intelektual Kosovar bėjnė pėrpjekje pėr tė gjetur formula tė reja lidhur me procesin e gjoja formimit tė kombit rė ri kosovar nė kushtet dhe rrethanat e njė procesi tė kundėrtė qė ėshtė duke ndodhur nė kėtė shekull nė botė. Ai proces ėshtė procesii globalizimit,qė nė kėtė rast nuk ėshtė objekt i studimit tonė. Duke iu adresuar kėtij procesi tė ri qė pėr synim objektiv ka margjinalizimin e identiteteve kombėtare (sidomos tė atyre qė kanė probleme dhe dilema rreth historikut tė tyre) si identitete (tė dėshmuara gjerė tani) mė tė zhdėrvjellėta pėr tė mbijetuar ndjenja e “solidaritetit kolektiv”, kujtojmė qė ideja e formimit tė identitetit kombėtar tė Kosovės apo cilit do identitet te ri sot kombėtar tjetėr ėshtė nė kundėrshtim tė procesit tė idesė sė unversalizmit. Por, jo idesė sė universalizmit qė ka pretendim tė unifikojė tė gjitha kombet dhe shtetet nė njė identitet dhe shtet tė vetėm, ashtu siq mendojnė edhe disa teoricient tė sotėm (Imanuel Wallerstein, psh), por tė unversalizmit tė vlerave (kuptohet ėshtė fjala pėr ato pėrėndimore) pėr tė gjitha kulturat dhe civilizimet e sotme nė botė.

3.Nė literaturėn pėrėndimore(edhe mė saktėsisht ate amerikane nė Enciklopedinė Amerikane tė Grupeve Etnike) shprehja etni (“We are all ethnic) ka pushuar sė identifikuari statusit i tė huajit dhe sot ai ka tė bėjė me tė gjitha grupet etnike qė atje jetojnė, pa kurrf dallimi as tė racės, as tė gjinisė, as tė pėrkatėsisė fetare e aq mė pak tė asajė kombėtare. Nė literaturėn lindore, ky koncept paragjykohet dhe herė herė merr edhe konotime tė njė stereotipi djallėzues qė bėhet pengesė serioze pėrprocesin e integrimit rajonal dhe atij global.
Dobėsia e shkencave tė sotme shoqėrore, duke pėrfshi kėtu edhe sociologjinė qėndronė nė faktin se nuk ka ende ndonjė pajtim apo konzenzus tė pėrbashkėt rreth kritereve pėr tė definuar specifikat normuese dhe dalluese tė identitetit etnik nga kategorit tjera tė identiteti kolektiv (atij fetar, politik, familjar, klasor,etj.)nė mėnyrė qė tė arrihet edhe definimi i kombit si identitet i ri. Nė kėtė drejtim edhe pėr njė kohė tė gjatė nė shekullin tonė do tė fuqizohet edhe mė tej identiteti dhe pėrkatėsia etnike e njerzėve, pa marr parasysh trendin e frymės sė re globalizuee. Sepse, pėrse shtrohet pyetja bie fjala njerzit mė me ėndje japin pėrgjigje tė kėtij tipi:”kur isha ateist” (tash po ndjehem si besimtarė), “kur isha fshatar”(tash po ndjehem si qytetar), “kur isha komunist”( tash po ndjehem si humanist) apo “kur isha nacionalist”(tash po ndjehem si kozmopolist), “kur isha punėtorė krahu”(tash po ndjehem si zotėri),“kur isha ministėr”(tash po ndjehem si i pafuqishėm) ,etj. se sa tė tipit psh.”derisa isha shqiptar (tash po ndjehem si kosovar)”, “derisa isha serb (tash po ndjehem si kroat)”, “derisa isha kroat (tashpo ndjehem si boshnjak)”, “derisa isha rom (tash po ndjehem si shqiptar)”, etj.?! Pėr arsye se identiteti etnik nuk ėshtė dicka qė kavėrdiset shpejt dhe leht, por ėshtė njė proces qindravjeqar qė vazhdon tė mbijetojė akoma me paradigmėn e sė kaluarės tė tanishmės dhe tė ardhmės sė pėrbashkėt, pėr tė cilėn askund dhe asjėherė nuk ėshtė pyetur askush.

4.Shikuar me njė dioptėri tė kėsisojit diskursin e dinamikės sė pėrkatėsisė etnike dhe asajė kombėtare, gjykojė qė shqiptarėt e Kosovės do tė duhej tė insistonin nė ndėrtimin e njė shoqėrie me identitet kombėtar qytetar, por nese aludimi ėshtė qė Kosova nė kėtė fazė tė emancipimit tė vetė duhet tė ndėrtojė vecantinė e sajė: politike,ekonomike, e shtetėrore (por jo edhe etnike dhe kombėntare) , atėherė duhet tė fuqizojė identitetin e sajė shtetėrore, i cili si domosdoshmėri tė vetėn do tė avansojė vetėvetiu edhe identitetin kombėtar.
Eshtė budallėk dhe naivitet jo vetėm shkencor por parasėgjithash edhe intelektual e sidomos politik, tė absolutizosh nevojen dhe domosdoshmėrinė e krijimit tė kombit kosovar, kur tė kihet parasysh qė ky proces nuk ėshtė as dėshirė e as urdhėresė qė bėhet pėr qejfe dhe inate tė dikujt. !? Arsyet janė tė shumta, por ne po pėrmendim njėrin i cili pėr kushtet dhe rrethanat nėpėr tė cilin po kalojnė pothuajse tė gjitha shoqėritė e sotit, ėshtė tejet i rėndėsishėm e qė ėshtė identifikuar si tendencė e unifikimit tė vlerave, apo proces i globalizimit.


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante