Titulli: Kombi Kosovar Apo Shteti Kosovar?
5.Shikuar me dioptrinė sociologjike koncepti i kombit nė Ballkan ėshtė ende njė kategori shoqėrore qė identifikohet mė sė shumti me shtetin dhe kompetencat e tij.Tė provosh tė bėsh njė distingsion nė mes kėtyre dy koncepteve apo kategorive sociologjike, nuk ėshtė edhe gjithaq lehtė edhe pėr shkak se ne mes kėtyre dy kategorive nė rrethanat e njė si tė themi “vonese historike” tė realizimit tė synimeve pėr identitet shtetėror (siq ėshtė rasti i Bosnjes, Maqedonisė, Kosovės, etj) nuk egziston ndonje vijė demarkacioni dalluese. Thėnė mė thjesht, njė grup etnik qė pakashum bėhet i vetėdijshėm pėr vetėvehtėn e vetė nuk ėshtė e thėnė tė pėrkufizohet si komb. Nė anėn tjetėr, tė shumtėn e rasteve ėshtė e kuptueshme qė prejardhja apo etimologjia e kombeve pason pas konstelacionit etnik apo etnisė.
Zakonisht sot nė shkencėn e sociologjisė bashkėkohore identifikohėn disa elemente qė e fuqizojnė diskursin e etnisė. :emėrimi i pėrbashkėt i “esencės” sė bashkėsisė: miti mbi prejardhjen e rrėnjės sė perbashkėt : kujtesa e pėrbashkėt pėr tė kaluarėn e njohur dhe rinjohur pėrmes heronjėve dhe ngjarjeve historike: shumėsia e elementeve kulturore (duke pėrfshirė kėtu:gjuhėn, religjionin, traditėn,etnopsikologjinė, etj.): lidhja emocionale dhe simbolike me rrėnjėn: dhe: ndjenja e solidaritetit (Dirkemian organik)
Etnia apo etniciteti, me sa mund tė kuptohet me gjuhėn e argumenteve sociologjike mund tė pėrkufizohet si grupim shoqėrorė qė ka tė pėrbashkėt ndjenjėn e prejardhjes gjenetike, atė tė mbamendjes historike, ndėrlidhjes kulturore dhe sidomos ndjenjės sė solidaritetit tė pėrbashkėt nė rasttė ndonjė kėrcnimi shfarosės. Pra, etnia asocon apo ėshtė nė koherencė me gjendjen parashtetėrore apo parafirmuese sui generis, qė kultivon disa karakteristika tė pėrbashkėta siq janė ato: tė gjuhės, kulturės, traditės, religjionit.
Eshtė e dijtur shkencorisht se identiteti kombėtar sikurse edhe ai politik i njė kombi shpeshėherė ngatrrohen me ndjenjėn e patriotizmit, pėr cka edhe shpeshėherė vihet nė dilemė i tėrė procesi i formimit tė identitetit shtet-komb. Nė esencė, patriotizmi dhe identiteti kombėtar dallohėn mes vedi aq sa ne dėshirojmė. Identiteti kombėtar, nė njė mėnyrė ėshtė njė pikėpamje vetanake e njė kombi mbi vetėvehtėn, pra krijimit dhe kreativitetit tė njė botėkuptimi dhe imazhi tė secilit prej nesh pėr vetėvehtėn tonė. Identiteti kombėtar, ėshtė e natyrshme qė nuk ėshtė dicka i dhėnun njė herėe pėrgjithėmonė nė historikun e qenėsimit tė njė kombi. Ai nė tė vėrtetė ėshtė njė zgjedhje, ku secili komb nė historinė e vete ka apo disponon me njerzė, ngjarje, etj. qė paraqesin njė spektėr tė tėrė tė qėndrimeve politike, botėkuptimeve dhe bindjeve politike, momente tė kėndshme dhe tė pakėndshme, duke filluar nga ato intelektuale, shoveniste, fashiste, ideologjike, nacionaliste ,e etj.
Poashtu, secila periudhė kohore me tėrė trashėgiminė e vetė tė shumellojėt, nė njė farė mėnyrė zgjedhė njerėzit (aktorėt historik) dhe ngjarjet mbi tė cilėt ndėrtohet njė identitet i caktuar (sot psh. tendencat qė identiteti kombėtar tė ndėrlidhet dhe ndėrtohet me kohėn dhe emrin e Skenderbeut?!) janė sa e pakuptueshme aq edhe naive nė ditėt e sotme.
6.Poqese i adresohemi historisė sonė mė tė re kombėtare shqiptare hetojmė qė procesi i formimit tė botėkuptimit mbi identitetin shqiptar ėshtė mbarėsuar mė sė voni nga gjithė popujt e Ballkanit. Shkaku dihet, ai i adresohet historisė dhe rrethanave nė tėcilat u gjend ai nė kohėn e pushtimit otoman. Shikuar nga kjo perspektivė, kuptojmė edhe arsyet e kėsajė vonese tė (pa)arsyeshme dhe se interes i vetėm kombėtar i tanishėm i Kosovės ėshtė identiteti europian tė cilin ne duhet ta ndėrtojmė me xhelozinė shumė mė tė madhe se gjertani.Pėr ta ilustruar rėndėsinė e rolit tė identitetit tė ri qytetar (europian) Kosovar tė shėrbehemi me njė studim tė botuar sė voni nė The New York Times, mbi «jetėn intime«(inner life)amerikane. Anketues, ishin amerikan tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike e racore por me nėnshtetėsi amerikane, tė cilėve u janė parashtruar shumė pyetje lidhur me jetėn e tyre private pėr: spiritualitetin, identitetin, seksualitetin, etj. Mes tjerash ata janė pyetur: A pajtoheni me qėndrimin....” Fakti qė jam amerikan (being an American) dėshmon mė sė miri se kush jam”. Nga tė gjithė tė anketuarit, 91% prej tyre janė deklaruar se dakordohėn me konstatimin e lartėshėnuar, qė dėshmon mjė fakt qė qytetari i sotėm amerikan e cmonė lartė identitetin e tij tė qenit pjestarė i kombit amerikan. Gjykojė qė edhe qytetari i Kosovės mund tė ketė ndonjė dilemė tė kėsajė natyre, nesėr pėr identitetin (europian) Kosovar?!
Autori : Fadil Maloku, profesor ne UP
( ligjerues i disa lendeve te sociologjise ne Fakultetin Filozofik)
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !
Be yourself, everyone else is taken.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 01-06-08 nė 14:33
|