Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Titulli: Kombi Kosovar Apo Shteti Kosovar?
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
· Duhet ta mbajnė parasysh faktin e rėndėsishėm tė tė gjithė shkencėtarėt, publicistėt, analistėt, zhurnalistėt, politikanėt, demokratėt, tregtarėt, biznesmenėt etj. se me njė kėmbė nė Rusi, nė Serbi, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni dhe nė Greqi dhe, me tjetrėn nė Shqipėri, nuk mund tė ketė kurrfarė pavarėsie as pėr Kosovėn, e as pėr gjysmė Shqipėrinė e kolonizuar(1912-2007).
Me tė ndryshuar rrethanat dhe sistemet politike e shtetėrore nė Ballkan, sė kėndejmi, edhe nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi, si rrejdhim i kolapsit tė kryehallkės sė tė tyre tė madhe tė zinxhirit komunist ortodoks tė Bashkimit Sovjetik(1989), erdhėn nė shprehje jo vetėm luftėrat e pėrgjakshme dhe konfliktet e armatosura lokale, tė shkaktuara nga Serbia e Slobodan Milosheviqit, por edhe ndryshimi i vetėdijes sė dirigjuar akrobatike i njėmendėsisė nė shumėmendėsinė e pavaraur ekonomiko-tregtare individuale, grupore, partiake, ideologjike, kombėtare dhe patriotike.
Duke i keqkuptuar, duke i keqinterpretuar dhe, duke i zbatuar keq, e nė mėnyrė plotėsisht tė gabuar konceptin e lirisė dhe tė demokracisė si fryte tė filozofisė dhe tė prakitikės sė liberalizimit klasik (liria, bashkėpunimi, paqja dhe pėrparimi),tė liberalizimit sociologjik, tė liberalizmit ndėrvarės global, tė liberalizmit institucional dhe tė liberalizmit modern transnacionalist nga ana e politikės shqiptare, disa nga individėt, nga grupet dhe nga partitė e ndryshme, lirinė, demokracinė, avancimin karrierist dhe pasurimin e tyre ekonomiko-tregtar,(tė gjitha kėto fryte tė kapitalizmit liberal dhe neoliberal) i kanė ndėrlidhur dhe i kanė pėrvetėsuar si pasuri-pronė tė paluajtshme tė tyre, jo tė popullit, por nė emėr tė popullit, jo tė shtetit, por nė emėr tė shtetit, jo tė atdheut, por nė emėr tė atdheut, jo tė individit tė lirė, por nė emėr tė individit tė lirė, jo tė demokracisė direkte, por nė emėr tė demokracisė direkte, jo tė lirisė, por nė emėr tė lirisė, jo tė pavarėsisė, por nė emėr tė pavarėsisė, jo tė zhvillimit, por nė emėr tė zhvillimit, jo tė prosperitetit kolektiv tė pėrgjithshėm, por nė emėr tė tij, duke i depozituar nė frigoriferin me ngrirje tė thellė tė ndėrgjegjės sė tyre demokratike, pluraliste, integruese, multietnike, kozmopolite, globaliste, patriotike, kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Shprehur thjesht, kjo ėshtė doktrina dhe praktika e filozofisė liberale dhe neoliberale e sofistikuar nga demokratėt liberalė shqiptarė dhe politika liberale zyrtare shqiptare(1990-2007), e cila individit dhe grupeve tė caktuara shfrytėzuese iu ka siguruar gjithėēka qė ka qenė dhe qė ėshtė nė interesin e tyre si individė, si grupe tė interesit dhe si parti tė ndryshme nė pushtet dhe jashtė pushtetit. Iu ka garantuar jo vetėm pasurimin e paligjshėm enorm dhe pushtetin e pakufizuar antidemokratik autoritar absolutist, por edhe lirinė, zhvillimin, progresin, demokracinė, pavarėsinė dhe mirėqenien e tjetėrsuar tė shumicės dėrrmuese tė shoqėrisė, ku tė gjitha kėto negativizma janė nė kundėrshtim me realizimin e demokracisė sė mirėfilltė direkte tė njė shoqėrie tė caktuar.
Efektshmėria e negativizmave tė fashizmit serb
Ska dyshim se fenomenolgjia e filozofisė sė tė menduarit dhe tė vepruarit antinjėmendėsi tė pakontrolluar, e shprehur nė teori dhe nė praktikė si rezultat i filozofisė liberale tė tregut politik parakapitalist dhe tė sistemit ekonomiko-politik tė varėsisė dhe tė ndėrvarėsisė multietnike integruese, nė kuptimin e gjerė, pati efektet e veta negative jo vetėm nė daljen nė sipėrfaqe tė mitologjizimit dhe tė mbrojtjes sė historisė nacionaliste serbomadhe, fenomen ky, qė praktikisht, u manifestua pėrmes kryerjes sė tre (3) agresioneve dhe tė tre(3) hollokasuteve tmerruese tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi=RFJ-sė sė Slobodan Milosheviqit dhe tė Dobrica Qosiqit kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės nė intervalin kohor (1990-1999), por edhe nė konceptin e tė kuptuarit realist tė ēlirimit, tė lirisė dhe tė pavarėsimit tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike.
Nė kuptimin deklarativ teorik pėrmes shkrimeve polemizuese, librave tė botuara, fjalimeve, ligjėratave, intervistave, mbledhjeve dhe mitingjeve tė organizuara pothuajse 20-vjeēare, nė sy tė popullit shqiptar dhe tė botės, ska dilemė se kemi lėnė pėrshtypjen mė pozitive si popull qė e do lirinė dhe pavarėsinė jo vetėm tė Kosovės, por tė mbarė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, nė praktikė, pėrveē Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK) me nė krye heronjtė e saj tė rėnė dhe tė gjallė, kemi treguar dhe, jemi duke treguar tė kundėrtėn: (1) luftė pėr pushtet me ēdo kusht; (2) luftė pėr tu pasuruar sa mė shumė nė kurriz tė popullit dhe tė luftės heroike tė UĒK-sė;(3) luftė bajraktariste dhe mahallore deri nė shfarosje pėr tė sunduar sa mė gjatė nė insitucionet dhe nė organet e brishta autokratike dhe anarkiste tė sistemit tė pushtetit tė imponuar dhe, pėr tė uzurpuar dhe shfrytėzuar sa mė shumė djerėsėn dhe pasurinė e popullit;(4) luftė e pakursyeshme e harangave dhe e antivlerave injorante dhe intrigante obskurantiste (tė aliazhuara me shėrbimet e zbulimit dhe me agjenturat e nėndheshme serbo-ros-greke-bullgare-malazeze sllave etj.) kundėr vlerave tė mirėfillta dhe kryefigurave mė tė shuara emblemetike kombėtare shqiptare siē janė Adem Demaēi dhe Akademik, Rexhep Qosja, tė cilėt tėrė qenien dhe jetėn e tyre kombėtare atdhetare patriotike, profesionale shkencore dhe njerėzore ia pėrkushtuan me penė dhe me gjak jo vetėm ēlirimit, lirisė, pavarėsisė, zhvillimit, demokratizimit, paqes dhe pėrparimit tė gjithmbarshėm tė Kosovės, por tė mbarė Shqipėrisė Etnike dhe, tė tė gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen ata, brenda apo jashtė saj; (5) luftė pėr tė thellluar sa mė shumė diferencat klasore nė popullin e robėruar shqiptar nė Kosovė, nė Iliridė, nė Anamoravė dhe nė Malėsinė e Madhe Shqiptare tė Mbishkodrės nė Mal tė Zi;(6) luftė pėr ti eliminuar tė gjithė ata qė mendojnė dhe veprojnė ndryshe nga injorantėt, mashtruesit, falsifikatorėt, shfrytėzuesit dhe okupatorėt e popullit, tė cilėt me politikėn, me sjelljet dhe veprimet e tyre amorale, diletanteske, monopolizuese, mafioze, antiligjore, antidemorkatike dhe antikombėtare qe 20 vjet tė shkuara e kanė sjellė nė pikėpyetje jo vetėm lirinė dhe pavarėsinė, por edhe ekzistencėn e tij, duke e shndėrruar atė dhe Shqipėrinė Etnike vetėm nė mjet dhe nė mall konsumi tė tyre.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
|