Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-06-08, 18:01   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kombi Kosovar Apo Shteti Kosovar?

KOMBI KOSOVAR DHE SHPIFĖSIT KOSOVARĖ
Nga Nexhmedin Spahiu
Jul 23, 2007, 14:23

Email'o
Print'o
Nexhmedin Spahiu me shefen e zyres amerikan Tina KaidanowIbrahim Kelmendi pranon edhe vetė nė njė shkrim tė tij se ka shpifur kur ka thėnė se Dushan Mugosha na paskėsh shqiptuar fjalėt “Kombi Kosovar”. Ai ka bindjen se ndonjėri kėtė edhe e ka dėgjuar apo e ka parė tė shkruar. Kjo nuk tregon asgjė tjetėr vetėm se ka edhe shpifės tė tjerė para tij: injorantė tė cilėt ngatėrrojnė procesin e komb-formimit me ata qė fryejnė dallimet krahinore brenda njė etnie. Ėshtė e qartė qė qarqet politike nė Beograd iu kanė fryer dallimeve tė natyrshme krahinore brenda etnisė shqiptare me qėllim tė copėzimit dhe zhdukjes tė paktėn nė mėnyrė tė pjesėrishme tė etnisė shqiptare. Ka qenė larg mendsh qė kjo tė jetė bėrė me qėllim tė krijimit tė njė identiteti kombėtar, pėrkatėsisht krijimin e njė kombi tė ri, substancėn e tė cilit do ta pėrbėnte etnia shqiptare. Kėshtu, pra, Ibrahim Kelmendi nuk ėshtė as shpifės i parė as i vetėm. Ajo ēfarė ėshtė e habitshme ėshtė fakti se si ta zėmė anėtari I kryesisė sė Parlamentit tė Kosovės, Hydajet Hyseni, nuk e kupton dallimin mes Etnisė dhe Kombit dhe kundėrshtonte krijimin e “etnisė kosovare”!!! Kėtė togfjalėsh qė po e kundėrshtonte Hydajet Hyseni, nuk e pėrmendi askush, por ngaqė pėr H. Hysenin fjala “etni” ėshtė baraz me “komb”, atėherė rrjedhimisht, “komb kosovar” = “etni kosovare”!!!
Mė shumė jam i prirur tė besoj se Hydajet Hyseni e ka bėrė kėtė sajesė nga fakti se ngatėrron Etninė me Kombin se sa qė kėtė ta ketė bėrė qėllimisht.

Po i kthehem disa shpifjeve tė qėllimshme tė Ibrahim Kelmendit. Ai thotė se unė po bėja garė me Migjen Kelmendin pėr atė se “kush e ka zbuluar i pari kombin kosovar”. Kjo ėshtė sėrish njė shpifje e I. Kelmendit. Nuk kishte kurrėfarė gare mes meje e Migjen Kelmendit. Migjen Kelmendi e trajton identitetin koosovar dhe ėshtė njė kotributor i rėndėsishėm nė ndėrtimin e kėtij identiteti, por Migjen Kelmendi asnjėherė nuk ka pohuar se po krijohet kombi kosovar. Pėrse nuk e ka thėnė kėtė mund tė ketė arsyet e veta. Ndoshta, thjesht, nuk dėshiron qė t’i ketė nė qafė debilat e shumtė nė Kosovė. E ka tė mjaftueshme qė i bijnė nė qafė idiotėt. Ndoshta ėshtė ndonjė arsye tjetėr, por e vėrteta ėshtė se Migjen Kelmendi nuk ka pohuar asnjėherė se po krijohet kombi kosovar.
Rrjedhimisht nuk mund tė kishte garė mes meje dhe Migjen Kelmendit. Unė nuk bėjė garė me tė. Unė e pėrkrah atė absolutisht deri nė masėn qė idetė tona janė tė njėjta.

Nexhemdin Spahiu me Bajram Rexhepin dhe pjesetare te KFORitShpifja e tretė e Ibrahim Kelmendit ėshtė se dikush na thėnka se krijimi i kombit kosovar na qenka kusht pėr pavarėsi. Kjo e thėnė nė kėtė mėnyrė duket sikur njė kusht i imponuar nga dikush e jo nga vetė natyra e gjėrave. Si mund tė jesh njė komb i pavarur e sovran nėse nuk je komb? Si mund tė jesh anėtar i Kombeve tė Bashkuara nėse nuk je komb? Apo i duhet besuar Enver Hoxhajt qė pohonte se fjala angleze “nation” nė shqip do tė thotė shtet!!! Sikur t’ishte kėshtu, atėherė edhe OKB do tė quhej OSHB (Organizata e Shteteve tė Bashkuara) e jo Organizata e Kombeve tė Bashkuara. Shumė naļve. Sigurisht, ngaqė pėr tė nuk ėshtė e qartė se tek kombet mė tė zhvilluar kuptimi i pėrkatėsisė kombėtare i afrohet kuptimit tė nėnshtetėsisė, pėrderisa tek kombet fillestare kuptimi i kombit i afrohet mė tepėr etnisė. Por, kjo nuk do tė thotė se pėrkatėsia kombėtare ėshtė domosdoshmėrisht pėrkatėsi etnike apo se nėnshtėtsia ėshtė domosdoshmėrisht pėrkatėsi kombėtare.
Pavarėsisht definicioneve tė shumėta pėr kombin, tė gjithė teoricientet e kombit pajtohen se etnia ėshtė bashkėsi, ndėrsa kombi ėshtė shoqėri. Natyrisht, jo ēdo bashkėsi njerėzish ėshtė etni, por ēdo etni ėshtė bashkėsi. Po ashtu, jo ēdo shoqėri ėshtė komb, por ēdo komb ėshtė shoqėri. Dallimi mes nėnshtetėsisė dhe pėrkatėsisė kombėtare ėshtė nė cilėsinė e pėrvetėsimit tė vlerave qė pėrcaktojnė identitetin kombėtar. Njė njeri bėhet nėnshtetas amerikan atėherė kur ai pranon vlerat amerikane, dhe administrata amerikane ia jep nėnshtetėsinė. Pjesėtar i kombit amerikan bėhet vetėm atėherė kur ky nėnshtetas i pėrvetėson kėto vlera. Ka dallim tė madh mes fjalės pranim dhe fjalės pėrvetėsim. Ilustrimin mė tė mirė pėr kėtė e ka dhėnė profesori i filozofisė Kadri Metaj: Njė djalė po i thoshte xhaxhait tė vet se si e ka kuptuar se ėshtė bėrė amerikan: “babi mė thoshte hiqe vathin nga veshi t’i jap 100 dollarė, ndėrsa mua nuk mė linte krenaria ta heq. Njė ditė e kuptova se janė mė tė rėndėsishėm 100 dollarė se sa krenaria ime boshe dhe u dorėzova para babait. Kėtu kuptova se mė nuk jam shqiptar po amerikan”. Ky ilustrim i prof. Kadri Metajt na vėnė nė pah dy vlera nga shumė qė karakterizojnė identitetin kombėtar: dollari tek amerikanėt dhe krenaria boshe tek shqiptarėt. Nė momentin kur djaloshi dhe prindi i tij kishin pranuar shtetėsinė amerikane, ata kishin pranuar ligjet amerikane, vlerat amerikane, por e qartė se djaloshi ende nuk i kishte pėrvetėsuar ato. Pėr tė ende ishte vlerė krenaria boshe. Ai ende po i takonte kombit shqiptar edhe pse nėnshtetėsinė e kishte amerikane. Kur pranoi dollarin si vlerė, ai e pa veten e tij pjesėtar tė kombit amerikan edhe pse etnia tij mbetet shqiptare.
E meta mė madhe e simpoziumit nė fjalė ishte fakti se shumė panelistė kishin frikė ta thonin atė ēfarė donin ta thonin. Ta zėmė, Muhamedin Kullashit nuk ia mbante tė fliste pėr dekompozimin apo rikonstruktimin e perceptimit shqiptar pėr kombin, po citonte Fuko-n, qė merret me dekompozimet. Natyrisht, i vetėdijshėm se pakkush mund ta ketė lexuar Fuko-n, M.Kullashi fliste pa frikė se ēifti i Ibrahim Kelmendit mund ta sulmonte me Dushan Mugoshat e tij. Po shtrohet pyetja: a ėshtė ky roli i intelektualit?
Intelektualet e vėrtetė sipas vendit e bėjnė edhe kuvendin, por gjithnjė e thonė atė qė mendojnė se ėshtė e vėrtetė…
Megjithėkėtė, vlera e simpoziumit nė fjalė qėndron nė faktin se tregoi se sa ka mungesė debati nė shoqėrinė kosovare dhe sa janė larg kosovarėt nga stadi i tė qenėt komb.

© by Gazetajava.com
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė