Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-08, 09:53   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: PDSH shpall fitoren nė mesin e elektoratit shqiptar

Reagimet e SHBA, BE, Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj dhunės qė shpėrtheu dje gjatė zgjedhjeve nė Maqedoni

Lidhur me incidentet e djeshme gjatė zgjedhjeve parlamentare nė Maqedoni, ku u vra njė dhe u plagosėn disa qytetarė, kanė reaguar, ambasadorja amerikane nė Shkup, Xhilijan Millovanoviq, pėrfaqėsuesi i BE-sė nė Maqedoni, Ervan Fuere, pastaj Havier Solana, presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu dhe ai i Shqipėrisė, Bamir Topi tė cilėt kanė kėrkuar qė shkaktarėt e incidenteve tė sillen para drejtėsisė dhe tė ruhet gjakftohtėsia e qytetarėve tė Maqedonisė.
Ambasadorja amerikane nė Maqedoni, Xhilijan Millovanoviq, ka shprehur dėshpėrimin e saj pėr incidentet e ndodhura gjatė procesit zgjedhor nė Maqedoni. - Pėr fat tė keq numri i incidenteve nė kėto zgjedhje ishte shumė mė i madh se nė zgjedhjet e vitit 2006. Shpresonim se do tė ishte ndryshe. Ka shumė shkelje, mbushje tė kutive, marrje tė kutive, njė shkallė e caktuar e dhunės, frikėsime nė masė tė madhe, prandaj kjo qė ndodhi ėshtė dėshpėruese tha ambasadorja amerikane nė Shkup. Ka njė numėr tė madh tė njerėzve tė cilėt janė penguar tė votojnė dhe kjo i hedhė njė hije tė keqe procesit zgjedhor nė shumė vendvotime, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-ve, Millovanoviq.

Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Bashkimit Evropian nė Maqedoni, Ervan Fuere, tha se ishte thellėsisht shqetėsuese ajo qė ndodhi nė zgjedhjet nė Maqedoni dhe shtoi se BE u kishte bėrė thirrje tė gjitha palėve qė tė mundėsohej votimi i lire pėr shtetasit qė kanė dėshirė tė votojnė. Ai tha se "dhuna dhe frikėsimi nuk kanė vend" nė shoqėritė demokratike.
Pėrfaqėsuesi i lartė i Politikės sė Jashtme dhe Sigurisė sė Bashkimit Evropian, Havier Solana ka kėrkuar pėrsėritjen e zgjedhjeve nė ato zona ku janė shėnuar incidente tė rėnda nė Maqedoni. Sipas tij kėto zgjedhje ishin njė test pėr pjekurinė politike tė Maqedonisė dhe se do tė kenė njė rol tė rėndėsishėm nė integrimin e saj nė radhėt e Bashkimit Evropian.
Lidhur me incidentet e djeshme ka reaguar edhe presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi, i cili kishte shprehur shqetėsimin e tij pėr dhunėn qė ndodhi.
Ndėrkaq edhe presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu iu bėri thirrje partive politike nė Maqedoni, por edhe elektoratit, qė tė heqin dorė nga dhuna. "ėshtė pėr keqardhje qė ndodhin incidente tė tilla fatkeqėsisht edhe me viktima.
U bėjmė apel gjithė partive politike, qė t'i lėnė vend arsyes dhe angazhimit tė tyre pėr demokracinė e mirėfilltė, tha presidenti Fatmir Sejdiu. Nė apelin e tij drejtuar forcave politike nė Maqedoni ka theksuar se ndėrtimi i institucioneve duhet tė bėhet vetėm mbi bazė tė votės sė lirė tė qytetarėve

Ndryshe, njė i vrarė dhe shumė tė plagosur ėshtė bilanci i procesit tė djeshėm zgjedhor nė Maqedoni. Nė Haraēinė tė Shkupit, nga plagėt e shkaktuara me armė zjarri, ka vdekur qytetari shqiptar, Naser Ajvazi, 40 vjeē, kurse disa tė tjerė janė plagosur nė pėrleshjet me policinė. Incidente tė rėnda kanė ndodhur edhe nė Ēair, ku gjithashtu ka pasur tė plagosur.
Tė gjitha kėto incidente janė konfirmuar edhe nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Policia tashmė ka arrestuar njėrin nga ish-liderėt e ish-UĒK-sė nė Maqedoni, Agim Krasniqi, nė lidhje me dhunėn qė ndodhi gjatė procesit tė zgjedhjeve, raporton agjencia Reuters, duke u mbėshtetur nė njė burim tė lartė qeveritar.
Sipas kėsaj agjencie, nė zgjedhjet e mėparshme, i arrestuari ishte kandiduar nga ana e Partisė Demokratike Shqiptare, qė ėshtė njėra nga dy partitė mė tė mėdha shqiptare nė Maqedoni.



Huazuar nga RTK 02 qershor 2008 - 09:20:19
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė