Kjo eshte ndoshta nje prej intervistave me te gjata,publikuar ndonjehere ne shtypin shqiptar e nese ju pelqen apo jo Adelina,ate ju e dini vete, vec nuk mund te mohoni dot faktin qe dashuria e saj per fansat eshte e jashtezakonshme! Imagjinoni! Ajo i eshte pergjigjur ne detaje rreth 50 pyetjeve!!! te perzgjedhura prej Albaniac, gje qe shumica e artisteve te tjere nuk do e kishin bere.Nuk po zgjatem me tej,pasi Adelina ju flet vete me poshte,vec do doja te shtoja se ne Shqipe nese ka nje kengetare-kengetar qe i permbush kerkesat per tu quajtur POP ICON ajo eshte Adelina.Ndaj dhe ne i vume kete titull kesaj IIIIIIIIIIIIIIInterviste :). Ps.Albumi me i fundit i kengetares gjendet ne tregun muzikor.Ju rekomandojme titujt U Kall Be Daj,Na Jena Na,Trimit tim.
JU FLET ADELINA!
Pershendetje te gjithe fansave por edhe anti-fansave te mi kudo qe jane.Ju falenderoj nga zemra per te gjithe pyetjet dhe komentet e juaja,ato me bejne mua nje Fenix :) Falenderimet e veqanta le te jene per albaniac.com te cilet asnjehere nuk harruan te permendin sukseset dhe realitetin e cdo artisti shqiptar,gje qe sot siq e dijme te gjithe,pak kush merr guximin dhe gjen ne vete pozitivitin te shkruaje ate qe te gjithe e dijme por pak e shkruajme.Me nje lot gezimi dua ti pershendes fansat e mi qe me bejne te jem kjo qe jam ne cdo moment te jetes.Per ju dhe me ju gjithmone.Me nje buzeqeshje i pershedhendes edhe anti-fansat e mi te cilet i falenderoj per kritikat nga te cilat mesoj dhe iu uroj qe se paku njehere ne jete te perjetojne kenaqesite te cilat une i kam me dekada.Ju do Adelina Ismaili.
Elbino: Nga hera e fundit qe biseduam bashke shume gjera kane ndodhur ne jeten tuaj ndaj se pari desha te ju pyes si ndiheni shpirterisht,fizikisht dhe artistikisht?
Me lejo se pari te falenderohem per respektin qe me eshte bere nga erevista juaj duke me nderuar si njeri ne momente te veshtira jetesore per mua.Gje qe nuk do ta harroj kurr.Po ashtu te falenderoj per mundesine qe te kontaktoj personalisht me fansat e mi,pa rrezikun e shtremeberimit te pergjigjeve.Kjo mundesi nuk me eshte dhene kurr,dhe jam e lumtur te jem prane fansave,qofte virtuelisht. Tani te pergjigjem:Shpirterisht jam ne kete moment ne mes dy boterave ku njera perballet me nje dhembje dhe tjetra nuk me lejon te dorezohem para fatit.Sikur nje i plagosur qe me cdo kusht do ti sheroje plaget,por vazhdojne ende goditje te uleta.E quditshme eshte qe sa me shume goditje reale (jo virtuele) pranoj,aq me e forte me behet vetja.Praaaaa,jam ne fazen "Fenix" :)Fizikisht hmm...ne jeten time nuk kam pasur me shume energji te akumuluar sesa ne kete moment,pres ta deshmoj ne koncerte hahaha.Ndersa artistikisht e them me sinqeriteti me te madh,ndjehem si asnjehere ne jeten time sepse jam perballur me nje dashuri te pakompromis te publikut,qe nuk me kishte ndodhur kurr dhe mezi pres ta deshmoj edhe sa jam ne gjendje te jap.Mund te them qe te gjitha keto qe i ceka me lart jane merite e atyre qe me duan, sepse me rilinden atehere kur cdo gje ne mua po mbaronte.Kenga ime rrjedh nga shpirti,shoqerohet me fiziken.Te gjitha ua kam falur atyre qe me duan,sepse konsideroj qe vetem ata e meritojne.
Albumi i ri titullohet "Fenix", qe ka kuptimin e nje ringjalljeje e ne te njejten kohe te perjetesise. Me pelqen ideja...
Edhe mua me pelqen :))) Dua dhe mundem te jem nje Fenix i cili zhduket kur perballet me te tmerrshmen,por kthehet kur duhet t'iu dhuroje atyre qe meritojne dhe me nderojne.Dhe Fenixi gjithmone kthehet.Pavaresisht sfidave ;)
Na tregoni dicka me specifike rreth albumit.Di qe ka qene shume i veshtire per tu realizuar, por me ne fund publiku arriti ta kete ne duar...
Nuk ishte lehte.Pavaresisht dhembjes se nje plage,gjate punes perballesha me monstruma te cilet ne cdo lloj forme negative pengonin realizimin.Te jem e qarte,nuk ishin vetem te lemise artistike.Fatkeqesia ishte qe ishin njerez te cilet gezonin respektin tim dhe hiqeshin si perkrahes te mi.Por fati deshi te punoj me njerez te cmuar te cilet ende njohin njerezoren.Zoti me dha forcen qe te shendrroj vajin ne kenge gazmore.Kenge te cilat dua ti gezojne dhe ti lumturojne ata qe me besuan dhe me perkrahen ne ditet e erreta.Dhe erdhi,jam teper e lumtur qe po pelqehet jashtezakonisht shume,nuk po e them une,ma ka thene producenti hihihi.Une me zemer dua ti falenderoj kompozitoret qe me ndihmuan,producentet e mi,mediat per perkrahjen,ne veqanti adhuruesit.Ky album nuk eshte i Adelines,por i atyre qe duan Adelinen.
Kam pare videot e tua ne YouTube, kur ishit femije
Sinqerisht keni qene e destinuar per tu bere nje artiste e njohur.Jo vetem kenget dhe interpretimet,por dhe intervistat qe ke dhene kur ishe femije
shume mbreslenese.Si ndihesh kur i shikon tani ato video?
I kam shikuar me shume lot gezimi,sepse isha e bindur qe jane zhdukur.Nuk i kam permendur asnjehere ne jeten time,sepse do te tingelloja jomodeste.Cfare te them? Jam shqiptarja me krenare qe kisha nje femijeri te tille te cilen tash e shohin te gjithe,edhe ata qe nuk kishin lindur kur une kam krijuar kenge,intervista,moderime ne radio,aktrime,emisione,madje 9 vjeqare pata fatin qe te jem mysafire ne lajmet qendrore te Vitit te Ri :).Dhe me lejoni qe te shfrytezoj rastin qe te tregoj se nuk kam fjale si ta falenderoj Besfortin-Chibis i cili beri publike keto inqizime.Ai njeri ka merita te veqanta ne karrieren time dhe lus Zotin qe nje dite te arrij ta falenderoj me vepra.Eshte njeri i madh.Nostalgji dhe mburrje e pafund.
Pavarsisht se jeni apo jo aktive ne skene,gjithmone shkruhet e flitet per juve.Nuk besoj se ka artiste tjeter ne Shqipe, per te cilen mund te jete shkruar kaq shume e kaq shpesh.Ju ka shkuar ndermend te publikoni nje autobiografi tuajen?
Hahahaha sa e vertete.Megjithe momentet afektive kur me rrembejne emocionet,une falenderoj mediat qe shkruajne per artistet.Jetojme ne nje kohe kur duhet te pajtohemi qe shkruhet mire e keq,s'kemi zgjidhje,s'ka ligj,s'ka as rryme ne Kosove :).Nje kengetar i shquar,Ilir Shaqiri ne nje koncert e stadium, tinez me pate thene:"Adeline,nuk eshte me rendesi cfare flasin,jemi kengetare,me rendesi le te flasin".Tash ia di vleren atyre fjaleve,dhe e falenderoj kolegun tim Ilir Shaqirin per kete keshille kaq te vlefshme qe ma ka dhene.Me ke dhene nje ide fantastike,te bej nje autobiografi hahaha.