A patet mundesi te lexonit te gjitha pyetjet e lexuesve tane drejtuar juve, e cfare pershtypje ju lane?
Duke lexuar,me ndodh te rrenqetem nga nje miresi e nje admirimi te paster te cilin e lexoj dhe mbushem aq shume pozititvitet,saqe e kam patjeter ta ndaj me juve, sepse do te pelcas nga lumturia qe me kaplon kur shoh pyetje dhe komente aq te bukura,saqe me duken hyjnore.Kete pozitivitet e kam patjeter ta ndaj me ju
Atehere le te fillojme me pergjigjet qe ju keni kthyer :)Hmm...1...2..3...SHKOJME! :)))
1-Si keni mundur ta ruani at bukuri prej feminis e deri me sot? Keni nje bukuri engjellore! Kete pyetje ja ben Adelines mbretnesh (nga Genti nga Peja)
1-Pershendetje te veqanta Genti,je fantastik.Te falenderohem per epitetet.I kushtoj rendesi te posaqme gjumit,mirembajtjes se lekures dhe i qofsha fale gjenetikes,ngjaj me gjyshen time tashme te ndjere.Dua te pershendes ne menyre te veqante dhe do te ishte nder per mua te takoja nje fans si je ti.
2-Pasi qe Adelina ka shum fanse ne gjith boten doja te pyetja se kur do te filloj me turnet e saja tash pas rikithimit. Te pershendes nga zemra te duam shume! (nga Fansja e qmendur e Adelines !!)
2-Fansja ime e dashur,te falenderoj se pari.Pak jave pas publikmit te albumit,do te nis turneun i cili se pari nis ne Evrope,pastaj do mundohemi ta zgjerojme kudo qe ka shqiptare.Shpresoj te te takoj kudo qe te ndodhem.
3-Sipas mendimeve tė adhuruesve qė kam lexuar nė internet, thonė qė Adelina ėshtė kėngėtarja e cila duhet ta pėrfaqėsoj Kosovėn ne Eurosong . A do tė pranonte Adelina diqka tė tillė? (nga Dani)
3-Opaaaaa!Me befason dhe nderon kjo pyetje.Falenderoj nga zemra te gjithe ata qe mendojne keshtu.Perveq faktit qe kurr nuk do te konkuroja per perfqesimin e Kosoves ne Eurosong,sepse qe nga femijeria kam braktisur festivalet,qendron edhe fakti qe edhe sikur te isha e zbritur nga qielli,jam e bindur qe nuk do te fitoja te drejten per nje gje te tille,nga "jurite" ne Kosove.:)))Sikur te ishte publiku juria,hm... :)Por mos te harrojme qe ne Eurosong gjithmone fiton ose nje shtet sllav ose nordik ;)Nese hyj ne gare,hyj per te fituar,perfaqesuar denjesisht Kosoven dhe jo te nencmohet vendi im e une vet.Nuk parapelqej festivalet politike,me nje fjale.Me me deshire do ta perserisja Diten e Pavaresise :).Aty mora voten time une.
4-Mendon Adelina se pas nderprerjes per nje kohe te karrieres se saj tani njerzit po thone Adelina motra e Zanfines e jo "Zanfina motra e Adelines"? (nga Mendimi)
4-Hahahahaha Mendimi,e lezeqme,te falenderoj.Nuk mund ti ik faktit te nenes natyre qejam motra e Zanfines,dhe ajo eshte motra ime.Me pelqejne keto batutadhe gezohem kur i degjoj.Sa bukur eshte kur nderron vendet ne skeneme...loqken time Zanin :) Dyja kemi vendet tona dhe vet i aranzhojme ku duamte jemi ;) Te falenderoj shume shume,eshte kenaqesi kur me thone:"Shiko,motra e Zanfiiineees!" Kenaqem,me beso.
5-Adelina si mbretesh e muzikes se lehte shqiptare cfar mendo per nje duet featuring mbretin e muzikes rap pra me Rebel aka Unikkatilin? (nga Dardan K)
5-Tung Dardan K,te falenderoj nga zemra per titullin mbretereshe,dhe te jeshi sigurt qe nuk falenderohem pa e ndier vertet ashtu.Cmoj punen eUnikkatilit,dhe...pse jo? I dua sfidat,puna me Unikkatilin eshte sfide e veqante.
6-A do te kete nje duet mes Adelines dhe Gentes ?? Pasi jane dy shoqe shum te mira? (nga Mendimi)
6-Pershendetje Mendimi.Hmm...Nga zemra e falenderoj Genten per admirimin publik qe e shpreh pa komplekse,e kam bebushe te zemres.Nuk kam idene te them te drejten a do bejme dicka,por edhe nese bejme,nuk do jete "alla" Beyonce-Shakira.Vertet nuk di si tepergjigjem,na jepni pakez kohe te dyjave :)).
7-Cilen gje e cmoni me shume , pronen tuaj materiale apo privilegjin tuaj ti kontrolloni mendimet tuaja? (nga Derrty)
7-Tung Derrty,te pershendes shume.Natyrisht qe me shume cmoj "pronentime mendore" sesa ate materiale.Nuk diskutohet kjo qeshtje,dhe te falenderoj per pyetjen.Besoj qe pajtohesh me mua.
8-Cila eshte enderra e juaj,qe ndoshta akoma nuk e keni plotesuar.Po muzika juaj e preferuar per momentin? (nga Melisa)
8-Pershendetje Melisa,dhe te falenderoj per pyetjet e bukura.Endrraime e paplotesuar eshte te behem nje plake e trashe,faqekuqe dhe elumtur.Sa per muziken e preferuar,rock baladat dhe kenget kosovare vetem me fyell ose Qifteli jane veretet dicka qe nuk i zevendesoj me asgje,por pa i ikur edhe kenaqesise se degjimit te zhanreve te ndryshme nga Augustin Uka deri tek Timbaland.
9-A ndikojne te tjeret lehte ne juve dhe a ju bejne qe ta nderoni mendimin? (nga Kita)
9-Tung Kita,te pergezoj per pyetjet e bukura.Jo,nuk ka shanse qe te ndikohetlehte ne ndryshimin e mendimit tim.Kete e kam deshmuar shume here edhe ne skene,aq saqe nganjehere edhe nena ime rrotullon syte hihihi.Pershendetje!
10-Pse Adelina nuk ka webfaqe personale si krejt yjet e botes? (nga Valon)
10-Pershendetjet e mia Valonit.Me bere nje pyetje shume te qelluar te cilen shpesh ia bejedhe une vetes.Ndoshta nga deshperimi qe i tere materiali i krijimtarise sime qe nga mosha 6 vjeqare me eshte shkaterruar ne lufte,asnjehere nuk kam dashur web personal,me dukej se do ishte i gjymtuar.Ose mire ose fare.
11-Me qene se jeni kengetarja mė me fame ne Kosove. Keni patur pune ndonjehere me adhurues te fiksuar ne ty psh. ku ju kane kercenuar se do te ju rrembejne , ju kane derguar letra qe te kane shqetesuar ty etj? (nga Beba)
11-Pershendetje Beba,me lejo te falenderoj perzemersisht per fjalet e bukura.Po,ka raste te tilla dhe asnjehere njeriu nuk mund te mbetet indiferent para rrezikut.Asnjehere nuk kam preferuar truproje rreth vetes,por ka kohe qe njerez te kualifikuar merren me sigurimin tim.Nuk do i shihni rreth meje. Nuk jane per marketing,por per siguri,ata njerez nuk i reklamoj rreth vetes.Poashtu kam fatin qe jetoj ne nje vend ku policia ne keto raste me mua, ishte shume efikase dhe profesionale ndaj meqe me jepet rasti dua ti falenderoj.
12-E vertet qe keni bere revolucion ne gjith trojet shqiptare, por si duket tash keni vendosur perseri te dukeni sa me ndryshe nga koleget e juaja sepse ato pernjehere u imitojne, eshte e vertet qe tash doni te dukeni pak si Japoneze :) (nga Linda)
12-Tung Linda hahahahaha sa jam kenaqur me konstatimin qe dukem si japoneze.Eshtekompliment i madh per mua.Ne klipe te ndryshme kam bere transformimeduke dashur te dukem si mulate,bionde,flokekuqe per te dhene porosine qenuk guxojme te bejme dallime raciale.Por dukja ime prej "japonezeje"eshte pasoje e perdorimit minimal te grimit dhe shpesh ne emisione ishae enjtur nga syte,sigurisht e din pse.Por meqe qenka krijuar kjopershypje,me vie mire sepse japonezet jane uhuhuuuuuu te bukuraaaaa.Flm edashur per komplimentet.
13-Kisha dasht qe t'ua bej nje pyetje se nga e ka prejardhjen familja juaj? (nga Lilly)
13-Pershendetje Lili dhe falenderime per pyetjen.Po filloj nga nena.Nenaime eshte pejane,pra dukagjinase.Babai eshte ferizajas.Dhe krenohem qeasnjehere nuk bej dallime regjionesh,pa marrur parasysh prejardhjen.
14-Si e ndjehe veten diten e pavaresise kur nga brohoritjet nuk u ndegjojke kenga fare? Dhe desha me then se Adeline ti edhe Nexhmije Pagarusha jeni te vetmet kengetare qe nuk do vdesni kurr ne zemrat tona! (Zana nga Londra)
14-Tung Zana,te falenderoj per pyetjen e mrekullueshme.Cfare te them? Eshte e veshtire te pershkruhet me fjale.Kam nje jete qe kam degjuar si eshte luftuar,sakrifikuar,kontribuar,thjesht jetuar qe vendi im te behet shtet.Te jem e sinqerte,nuk e kam menduar ndonjehere qe do ta perjetoj,jo pse ishte e parealizueshme,por te lindesh,rritesh dhe te jetosh nen trysni,mbetet vetem shpresa qe nje dite pasardhesit tone ta perjetojne madheshtine e te qenit qytetar i nje shteti te pavarur.Fola pak per te kaluaren,per te rikujtuar neper cka kane kaluar te paret tone dhe ne vet.Qe te vetedijesohemi cfare eshte te jesh shtetas,sepse edhe une vet e kam problem e adataptohem me realitetin e ri.Duket enderr.Dhe erdhi ajo dite.Askush nuk do ta kuptoje ndjenjen qe te jesh kengetarja e cila ka pasur fatin qe nje muaj te tere te shikoje televizorin ne shtepi duke qajtur nga emocioni qe vendi im po behet shtet ne kohen kur po jetoj.Dhe ne mbremje te dale e te kendoje per tu ballafaquar me nje popull te tere te cilet me mbulojne kengen ne diten me te madhe historike te Kosoves me ovacione admirimi te tyre.Sot po te vdes,ndjej qe do te vdes e lumtur qe perjetova ate qe as ne endrrat me hyjnore nuk do ta shihja.E sheh,e degjon,e ndjen qe je bere pjese e histoise sepse fati te destionoi.Nuk di c'te them me teper.Ndjenje hyjnore.Qofsh e bekua per krahasimin me Nexhmije Pagrarushen,ajo madheshti kombetare jeton ne emrin e cdo shqiptari.Vertet te falenderoj perzemersisht.
15-Do jepja gjithcka te te shihja dhe nje here udke kenduar me te madhin Sabri Fejzullahu.A do ndodh nje duet i tille? (Bora nga Italia)
15-Pershendetje Bora.Kam pasur fatin te jetoj ne kohen e legjendes se galle te muzikes se lehte,Sabri Fejullahu.Fati me beri nder duke me dhuruar dy potpuri te mrekullueshme me kengetarin e te gjitha gjeneratave.Madje potpuri te tera.Dhe a do te kem apo jo duet,nuk di te pergjigjem,nuk kemi diskutuar ende asgje,per faktin qe potpuria e fundit ende po perjeton suksesin e vet.Pra,cdo gje eshte e mundur.