Full LoVe...
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
|
Titulli: ADELINA si POP ICON ....
Kam pare videot e tua ne YouTube, kur ishit femije…Sinqerisht keni qene e destinuar per tu bere nje artiste e njohur.Jo vetem kenget dhe interpretimet,por dhe intervistat qe ke dhene kur ishe femije…shume mbreslenese.Si ndihesh kur i shikon tani ato video?
I kam shikuar me shume lot gezimi,sepse isha e bindur qe jane zhdukur.Nuk i kam permendur asnjehere ne jeten time,sepse do te tingelloja jomodeste.Cfare te them? Jam shqiptarja me krenare qe kisha nje femijeri te tille te cilen tash e shohin te gjithe,edhe ata qe nuk kishin lindur kur une kam krijuar kenge,intervista,moderime ne radio,aktrime,emisione,madje 9 vjeqare pata fatin qe te jem mysafire ne lajmet qendrore te Vitit te Ri :).Dhe me lejoni qe te shfrytezoj rastin qe te tregoj se nuk kam fjale si ta falenderoj Besfortin-Chibis i cili beri publike keto inqizime.Ai njeri ka merita te veqanta ne karrieren time dhe lus Zotin qe nje dite te arrij ta falenderoj me vepra.Eshte njeri i madh.Nostalgji dhe mburrje e pafund.
Pavarsisht se jeni apo jo aktive ne skene,gjithmone shkruhet e flitet per juve.Nuk besoj se ka artiste tjeter ne Shqipe, per te cilen mund te jete shkruar kaq shume e kaq shpesh.Ju ka shkuar ndermend te publikoni nje autobiografi tuajen?
Hahahaha sa e vertete.Megjithe momentet afektive kur me rrembejne emocionet,une falenderoj mediat qe shkruajne per artistet.Jetojme ne nje kohe kur duhet te pajtohemi qe shkruhet mire e keq,s'kemi zgjidhje,s'ka ligj,s'ka as rryme ne Kosove :).Nje kengetar i shquar,Ilir Shaqiri ne nje koncert e stadium, tinez me pate thene:"Adeline,nuk eshte me rendesi cfare flasin,jemi kengetare,me rendesi le te flasin".Tash ia di vleren atyre fjaleve,dhe e falenderoj kolegun tim Ilir Shaqirin per kete keshille kaq te vlefshme qe ma ka dhene.Me ke dhene nje ide fantastike,te bej nje autobiografi hahaha.
A patet mundesi te lexonit te gjitha pyetjet e lexuesve tane drejtuar juve, e cfare pershtypje ju lane?
Duke lexuar,me ndodh te rrenqetem nga nje miresi e nje admirimi te paster te cilin e lexoj dhe mbushem aq shume pozititvitet,saqe e kam patjeter ta ndaj me juve, sepse do te pelcas nga lumturia qe me kaplon kur shoh pyetje dhe komente aq te bukura,saqe me duken hyjnore.Kete pozitivitet e kam patjeter ta ndaj me ju
Atehere le te fillojme me pergjigjet qe ju keni kthyer :)Hmm...1...2..3...SHKOJME! :)))
1-Si keni mundur ta ruani at bukuri prej feminis e deri me sot? Keni nje bukuri engjellore! Kete pyetje ja ben Adelines mbretnesh (nga Genti nga Peja)
1-Pershendetje te veqanta Genti,je fantastik.Te falenderohem per epitetet.I kushtoj rendesi te posaqme gjumit,mirembajtjes se lekures dhe i qofsha fale gjenetikes,ngjaj me gjyshen time tashme te ndjere.Dua te pershendes ne menyre te veqante dhe do te ishte nder per mua te takoja nje fans si je ti.
2-Pasi qe Adelina ka shum fanse ne gjith boten doja te pyetja se kur do te filloj me turnet e saja tash pas rikithimit. Te pershendes nga zemra te duam shume! (nga Fansja e qmendur e Adelines !!)
2-Fansja ime e dashur,te falenderoj se pari.Pak jave pas publikmit te albumit,do te nis turneun i cili se pari nis ne Evrope,pastaj do mundohemi ta zgjerojme kudo qe ka shqiptare.Shpresoj te te takoj kudo qe te ndodhem.
3-Sipas mendimeve tė adhuruesve qė kam lexuar nė internet, thonė qė Adelina ėshtė kėngėtarja e cila duhet ta pėrfaqėsoj Kosovėn ne Eurosong . A do tė pranonte Adelina diqka tė tillė? (nga Dani)
3-Opaaaaa!Me befason dhe nderon kjo pyetje.Falenderoj nga zemra te gjithe ata qe mendojne keshtu.Perveq faktit qe kurr nuk do te konkuroja per perfqesimin e Kosoves ne Eurosong,sepse qe nga femijeria kam braktisur festivalet,qendron edhe fakti qe edhe sikur te isha e zbritur nga qielli,jam e bindur qe nuk do te fitoja te drejten per nje gje te tille,nga "jurite" ne Kosove.:)))Sikur te ishte publiku juria,hm... :)Por mos te harrojme qe ne Eurosong gjithmone fiton ose nje shtet sllav ose nordik ;)Nese hyj ne gare,hyj per te fituar,perfaqesuar denjesisht Kosoven dhe jo te nencmohet vendi im e une vet.Nuk parapelqej festivalet politike,me nje fjale.Me me deshire do ta perserisja Diten e Pavaresise :).Aty mora voten time une.
4-Mendon Adelina se pas nderprerjes per nje kohe te karrieres se saj tani njerzit po thone “Adelina motra e Zanfines” e jo "Zanfina motra e Adelines"? (nga Mendimi)
4-Hahahahaha Mendimi,e lezeqme,te falenderoj.Nuk mund ti ik faktit te nenes natyre qejam motra e Zanfines,dhe ajo eshte motra ime.Me pelqejne keto batutadhe gezohem kur i degjoj.Sa bukur eshte kur nderron vendet ne skeneme...loqken time Zanin :) Dyja kemi vendet tona dhe vet i aranzhojme ku duamte jemi ;) Te falenderoj shume shume,eshte kenaqesi kur me thone:"Shiko,motra e Zanfiiineees!" Kenaqem,me beso.
5-Adelina si mbretesh e muzikes se lehte shqiptare cfar’ mendo per nje duet featuring mbretin e muzikes rap pra me Rebel aka Unikkatilin? (nga Dardan K)
5-Tung Dardan K,te falenderoj nga zemra per titullin mbretereshe,dhe te jeshi sigurt qe nuk falenderohem pa e ndier vertet ashtu.Cmoj punen eUnikkatilit,dhe...pse jo? I dua sfidat,puna me Unikkatilin eshte sfide e veqante.
6-A do te kete nje duet mes Adelines dhe Gentes ?? Pasi jane dy shoqe shum te mira? (nga Mendimi)
6-Pershendetje Mendimi.Hmm...Nga zemra e falenderoj Genten per admirimin publik qe e shpreh pa komplekse,e kam bebushe te zemres.Nuk kam idene te them te drejten a do bejme dicka,por edhe nese bejme,nuk do jete "alla" Beyonce-Shakira.Vertet nuk di si tepergjigjem,na jepni pakez kohe te dyjave :)).
7-Cilen gje e cmoni me shume , pronen tuaj materiale apo privilegjin tuaj ti kontrolloni mendimet tuaja? (nga Derrty)
7-Tung Derrty,te pershendes shume.Natyrisht qe me shume cmoj "pronentime mendore" sesa ate materiale.Nuk diskutohet kjo qeshtje,dhe te falenderoj per pyetjen.Besoj qe pajtohesh me mua.
8-Cila eshte enderra e juaj,qe ndoshta akoma nuk e keni plotesuar.Po muzika juaj e preferuar per momentin? (nga Melisa)
8-Pershendetje Melisa,dhe te falenderoj per pyetjet e bukura.Endrraime e paplotesuar eshte te behem nje plake e trashe,faqekuqe dhe elumtur.Sa per muziken e preferuar,rock baladat dhe kenget kosovare vetem me fyell ose Qifteli jane veretet dicka qe nuk i zevendesoj me asgje,por pa i ikur edhe kenaqesise se degjimit te zhanreve te ndryshme nga Augustin Uka deri tek Timbaland.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...
Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...
http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
|