Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Mendimi pozitiv nė jetė - AFORIZMA
Mendimet e fuqishme, nėpėrmjet njeriut, sundojnė botėn.
*
Nuk ka asgjė nė botė qė tė ēarmatosė me shumė e me fort sesa mendimi qė pėrmban mirėsi.
*
Mendimi pozitiv ėshtė mbret i gjithė botės, mendimi negativ ėshtė mbret vetėm i budallenjve.
*
Urtaku ynė tha: Mendimet janė si diamanti, aq sa ėshtė zor tė gjenden, aq ėshtė zor tė pėrpunohen.
*
E dyta: Njeriu nuk bėhet i lumtur duke arritur gjėrat me vlerė, por duke arritur ēfarė i dėshiron zemra.
*
Tė gjitha qeveritė nė botė mbledhin tatime e bėjnė investime, por asnjė qeveri nė botė nuk mund tė mbjellė gėzime nė zemrat e njerėzve si mendimi pozitiv.
*
Thuhet: Njerėzit vdesin, pėrmendoret rrėnohen, vetėm mendimet qė ndėrtojnė jetėn e brezave jetojnė deri nė amshim.
*
Plaku tha: Mendja e fuqishme qė ndjek qėllime praktike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.
*
Pėrvoja tha: Kur tė arrish nė majė tė bjeshkės, do tė shohėsh dhe do tė bindesh se nuk paska qenė maja aq e lartė.
*
Prandaj: kur pi ujė, mendo pėr burimin.
*
Urtaku nėnvizoi: Mos kini kurrė qėllim pėr tė qenė diēka, nė qoftė se nuk jeni mė parė NJERI.
*
Me lehtėsi mund tė arrihen sukseset nė jashtėsi; lehtė bėhesh Prof., Mr., Dr., Akademik, gjeneral apo boss i pasur, por vėshtirė, njėmend shumė vėshtirė, ėshtė tė arrihet grada mė e lartė nė jetė: NJERI.
*
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli: gjithė natyrės i jep dritė e jetė dhe nuk krijon zhurmė.
*
Mendimi pozitiv ėshtė sikur dielli: asgjė nuk rėndon, asgjė nuk lėndon dhe asgjė nuk rrėnon.
*
Dielli depėrton edhe nėpėr ujė e nėpėr xham: as nuk stėrpik, as nuk thyen gjė dhe, prapė, jep dritė e ngrohtėsi.
*
Ndaj dritės e ngrohtėsisė sė diellit nuk mund tė ankohen as grykėsit e pangopshėm: mund tė marrin sa tė duan, nuk harxhohet kurrė.
*
Burimi i begatisė hyjnore, qė nuk shteron kurrė, gjendet nė shtratin e mendimit pozitiv.
*
Mendimi pozitiv ėshtė begati e pafund: mund tė marrin tė gjithė sa tė duan dhe, prapė, kurrė fundi s’i shihet.
*
…dhe kjo dhėnie e marrje pėrsėritet ēdo ditė, prej fillimit tė botės e deri nė amshim.
*
Mendimi pozitiv ėshtė si fara: nė njė farė gjendet njė mal i tėrė me lisa.
*
Tė gjithė mund t’i numėrojnė sa fara gjenden nė njė kokėrr mollė, por cila ėshtė ajo mendje qė mund tė dijė sa molla gjenden nė njė farė tė strukur nė zemrėn e mollės?
*
Mėsuesi tha: kėtė enė tė ndjeshme ti vazhdimisht e zbraz dhe pandėrprerė e mbush me jetė tė re,
*
Shekujt kalojnė e ti edhe mė tutje qet dhe ende ka ku tė qitet,
*
Dhe: derisa punon, ti je fyelli nėpėrmjet zemrės sė zbrazėt tė tė cilit shushuritja e erės shndėrrohet nė muzikė.
*
Mendimi pozitiv depėrton nėpėr tėrė qenien e njeriut, sjell dritė, ngrohtėsi, energji dhe kurrė nuk thyen, as nuk lėndon gjė.
*
Urtaku ynė nėnvizoi: ashtu si bleta qė prodhon mjaltė ēdo vit, ashtu si pjergulla qė jep rrush ēdo vit, edhe njeriu duhet tė pėrsėrisė vazhdimisht bamirėsitė e tij.
*
Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natė e ditė mbill mendime pozitive nė qenien tėnde dhe, prapė, do tė kesh nevojė pėr mbjellje tė reja.
*
Mendimi pozitiv ėshtė fillimi i udhėtimit drejt QETĖSISĖ.
(Pjesė nga libri i Daut Demakut “Mendimi pozitiv nė jetė - A F O R I Z M A”)
Librin e plotė (format: pdf) "Mendimi pozitiv..." mund ta shkarkoni falas tek web faqja www.sa-kra.ch (sektori: Literaturė).
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 08-06-08 nė 00:52
|