09-06-08, 11:43
|
#4
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Thaēi: Askush nuk do tė ketė fuqi ta cenojė pavarėsinė, lirinė dhe sigurinė e ...
Task Force do ti koordinojė hetimet rreth sulmit ndaj familjes sė kryeministrit Thaēi
Me qėllim tė koordinimit sa mė efektiv si dhe ndriēimit sa mė tė shpejtė tė rastit tė sulmit ndaj familjes sė Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės Hashim Thaēi, ministri i Punėve tė Brendshme Zenun Pajaziti, ka marrė vendim qė tė themelohet nė Task Force e cila do ti raportojė atij personalisht lidhur me ndriēimin e rrethanave tė sulmit ndaj familjes sė kryeministrit Thaēi
Nė njė kumtesė pėr opinion tė nėnshkruar sot nga ministri i Brendshėm Zenun Pajaziti, thuhet se nga rrethanave tė krijuara pas sulmit ndaj familjes sė Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ai merr kėtė vendim :
1. Tė themelohet njė Task Forcė nė pėrbėrje tė sė cilės do tė jenė pėrfaqėsues tė organeve relevante qė merren me rastin;
2. Nė krye tė kėsaj Task Force emėrohet zv/Komesari i SHPK-sė Gjeneral Sheremet Ahmeti;
3. Pėr punėn dhe rezultatet e arritura nė drejtim tė ndriēimit tė rastit, Task Forca do ti raportojė Ministrit tė Punėve tė Brendshme, thuhet nė njė komunikatė pėr opinion tė nėnshkruar sot nga Zenun Pajaziti, ministėr i Punėve tė Brendshme.
Qeveria pėrshėndetė angazhimin efikas tė SHPK-sė nė rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaēi
Pėrmes njė komunikate pėr opinion, tė lėshuar paraditen e sotme, Qeveria e Republikės sė Kosovės pėrshėndetė angazhimin efektiv tė Shėrbimit Policor tė Kosovės nė rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės z. Hashim Thaēi.
Qeveria vlerėson se ky pėrkushtim i Shėrbimit Policor tė Kosovės, garanton qė vlerat themelore tė shoqėrisė dhe shtetit qė po ndėrtojmė, liria, siguria dhe prona e qytetarėve, janė tė paprekshme dhe nuk mund ti cenojė askush. Qeveria mbėshtetė hetimet e mėtejmė nė zbardhjen e tėrėsishme tė sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaēi. Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė e vendosur tė vazhdojė betejėn kundėr tė keqes, pėr tė mirėn e vendit dhe gjithė qytetarėve, thuhet nė njė komunikatė pėr opinion tė lėshuar sot nga Zyra pėr informim pranė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės.
Policia do ti ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme pėr ndriēimin e plotė tė sulmit nė shtėpinė e kryeministrit Thaēi
Policia ka arrestuar tė dyshuarin F. S., 19 vjeēar, i cili parmbrėmė rreth orės 23:15 ka tentuar tė hyjė nė shtėpinė e kryeministrit Hashim Thaēi. I arrestuari ende ėshtė duke u trajtuar nga institucionet shėndetėsore. Ndėrkohė, SHPK thotė se do ti analizojė provat materiale tė mbledhura nga vendi i ngjarjes, nė mėnyrė qė tė vėrtetohen rrethanat nė tė cilat ka ndodhur ky rast.
Ne tashmė e kemi njė tė dyshimtė tė plagosur, pėr rastin e sulmit ndaj familjes sė kryeministrit, i cili ende ėshtė duke u trajtuar nga institucionet shėndetėsore. Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė duke i vazhduar hetimet nė lidhje me rastin nė fjalė, thuhet nė njė informatė shtesė, tė lėshuar sot nga ana e policisė. Shėrbimi Policor i Kosovės do tė analizojė provat materiale tė mbledhura nga vendi i ngjarjes, si gjaku, shenjat e gishtėrinjve dhe provat e tjera qė mblidhen nga hetuesit, nė mėnyrė qė tė vėrtetohen rrethanat nė tė cilat ka ndodhur ky rast. Po ashtu, policia do tė ndėrmarrė tė gjitha veprimet e tjera tė nevojshme tė cilat dėrgojnė tek ndriēimi i plotė i sulmit nė shtėpinė e kryeministrit Thaēi, thuhet nė informatėn shtesė tė policisė, dėrguar sot opinionit nga zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani.
Mėsohet se policia ėshtė duke vazhduar hetimet pėr tė sqaruar qėllimin e vėrtetė tė tentim sulmit ndaj familjes sė kryeministrit Thaēi, tė bėrė nga i dyshuari 19 vjeēar Fazli Sejdiu.
Megjithatė hetimet po vazhdojnė pėr tė vėrtetuar praninė ose jo edhe tė personave tė tjerė nė kėtė tentim sulm, si dhe pėr tė dhėnė pėrgjigje nėse sulmi ka qenė i organizuar ose jo.
I arrestuari ėshtė deklaruar nė polici si hajn dhe narkoman derisa nė natėn e sė premtes ėshtė plagosur derisa po tentonte tė hynte dhunshėm nė shtėpinė e kryeministrit.
Huazuar nga RTK08 qershor 2008 - 16:00:01
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|
|
|