10-06-08, 22:44
|
#9
|
Anėtarėsuar: 07-06-08
Vendndodhja: Univers
Postime: 1,457
|
Titulli: Kombi Kosovar Apo Shteti Kosovar?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga dardan100
Koheve te fundit kemi ndegjuar shme fjalime rreth ēeshtjes se kombesise dhe shtetsise ne Kosove, se si keto na qenkan te ndryshme dhe jo te perputhshme!
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga dardan100
Ata qe thojne keshtu e marin gjendjen aktuale ku lidhja emocionale e popullit shumices, pra 90 % eshte shume e forte. Mirpo, une mund t'ģu garantoj se ne vitin 2015, bile duke e pare se sa lehte harrojme ne , edhe me perpara, pra ne keto 10 vitet e ardhshme me se shumti, identitet shqiptar ( te identifikuar si shumice) ne Kosove nuk do te kete!
Kombi dhe Shteti jane gjithmone e njejta gje, dhe ata do te shkrihen ne nje, pra eshte vetem ēeshtje kohe.
|
Une ketu me shum do te ndalesha per te dhen mendimin tim se sa per te sjell ndonje shkrim nga ndonje autor, prandaj e perkrah iden e dardanit qe jep nje mendim lidhur me kete.
Eshte mbase e vetekuptueshme qe kjo teme eshte shume e ndjeshme dhe kerkon durim te veqante. Nese politikanet tane shpesh e kan then por e kan then edhe nderkombetaret qe rasti i Kosoves eshte rast "Sui Generis" dhe si i till edhe u trajtuar nga supershtetet vendimmarrese ne perjashtim te Rusise ateher eshte shume afer mendesh qe konceptet e teorive mbi shtetin dhe kombin ēfar neve i kemi mesuar deri me tani mund edhe te mos vlejne ne kete rast. Megjithate te gjitha premisat e deritanishme flasin qartazi se Kosova tashme ka nisur kete rrugetim sado qe shumices prej nesh tani per tani mund ti duket absurde, por e verteta eshte se Kosova nuk mund te egzistoj si shtet nese nuk do te formesohet si komb i kosovareve te pakten ne kuptimin zyrtar. Pra me nje fjale per mendimin tim nese je percaktuar per shtetesine si ne kete rast, ateher apriori ti je percaktuar edhe per simbolet qe percaktojne ate shtet apo komb pjestaret e te cilit jetojne brenda kufijve te atij shteti. KJo mund te duket shume absurde por me kalimin e kohes nese nuk kemi ndonje ndryshim drastik ne zhvillimet politike ju do te kuptoni se perfaqesimi i vlerave kulturore, sportive, tradicionale, ekonomike, turistike etj. para botes gjithnje e me teper do te merr karakter te identitet te ri, pra atij kosovar, ēka edhe vete skeptiket do te habiten.
Por kjo nuk don te thot qe ne te mos ndjejme afersi me shtetin ame shqiprine, bile per shkak te rrethanave historike kjo lidhje do te duhej mbetur si nje simbolik e veqante e do duhej bere marrveshje speciale.
Pse e them kete: Ju tregoj nje rast qe dikujt mund ti duket shume e ēuditshme. I takova dy miq te mi nga Tirana dhe kishte kohe qe si kisha pare e kjo gje ndodhi pas shpalljes se pavarsise se Kosoves. Ateher ne vend se ata te me uronin per pavarsine e Kosoves une ia prita me heret dhe i thash: Urime qe me ne fund edhe ju u pavarsuat nga Kosova. Ata ne fakt nuk e kishin pritur nje gje te till por e kuptuan se kishin ren ne gracken time dhe pergjigje u lexova ne fytyra. Pra ne nje far menyre edhe ata tashme jan perkrahesit e kesah ideje qe Kosova te jet shtet ne vete, e kete e keni perjetuar me siguri tashme sa e sa her nese keni qen ne shqipri. Atje askush nuk fliste per shqiptar por thoshin "Kosovar" dhe me besoni kjo gje mua personalisht shume me pengonte, sepse me behej se nuk ndjehesha shqiptar sa duhet, apo sikur ata. Aty e kam kuptuar qe ne fakt edhe ata ishin me neve ne hall. Mendoj se rasti i Kosoves do te jet pak a shum i ngjashem me ate te Austrise dhe Gjermanise. Se e pasna zgjat shume me duket...Ky eshte se paku mendimi im...
__________________
Qeveritaret jane valet, populli eshte era, shteti eshte anija, dhe koha eshte deti.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alkimisti_ch : 10-06-08 nė 22:47
|
|
|