Titulli: Ibrahim Thaqi -Hashim Rugova
Me nder qofsh Vjeshta dhe te pergezoj per kete teme.
Une personalisht kam qen skeptik me zgjedhjen e Thaqit si kryeminister por njekohesisht jam kunder krijimit Kultfigurave kushdo qofshin ato gjithnje duke marr per baze popullsine e Kosoves me rreth 60 & popullsi fshatare e qe do te thot se sikur parapelqejme te merremi me thashethena se sa te shfletojme gazeta apo libra. Mu per kete arsye shpesh te ne keto sene pin uje shpejt.
Megjithate perkunder skepticizmit tim qe e kam patur me duhet te pranoj se perball aq shume problemeve qe ka trashegu Kosova duke filluar prej kohes se paraluftes, pastaj luftes por edhe kohes se pasluftes, kjo qeveri qe neve sot kemi ja ka dalur te menagjoj pa probleme te medha sistuatat qe shume lehte do te mund te shpinin ne nje krize sociale apo anarki totale. Prandaj shikuar nga ky prizem mund te quhet si nje minisukses e per kete meriat te veqanta ka padyshim Kryeministri.
Une ēmoj lart njerzit qe ofrojne veprim pragmatik dhe i pershtaten rrethanave qe kerkon koha dhe vendi. Keto kritere i ploteson Thaēi fal edhe shume ideve Rugoviane, prandaj ktu nuk shoh asgje te keqe. Fudja qellimi i poltikanit te mirfillte duhet te jete permirsimi i kualitetit te jetes me te gjitha metodat. Po te krahasohet retorika amatoreske e Thaqit, te cilen shume qarte e pershkruan edhe Madelin Allbreigth ne librin e saj biografik ku e prek ne nje kaptin konferencen e Rambujes, ateher verejme dallime esenciale ne ēdo pikepamje, duke filluar nga ecja prej diplomati, pershendetja e diplomateve, degjimi me kujdes e deri tek konferencat me gazetar perfshi pra ketu gjestikat dhe mimikat duke mos e lan anash asnjiher buzqeshjen artificiale te cilat kan nje rendesi te veqante.
Veqmas ne konferencen per gazetar ne selin e OKB-se tsh kur ishte se fundi me la shume pershtypje jo vetem perparimet gjuhesore ne anglishte por thjesht ai qendrimi prej diplomati. Per kete eshte mire qe nuk kam arrit te krijoj idol Rugoven ndonese jam ithtar i denje i Rugovizmit, sepse kjo me mbron nga paragjykimet e mundeshme. Ju e kuptoni une skam patur asnje lloj simpatije per Thaēin por kur njeriu transformohet dhe filon te punoj seriozisht pse te mos e perkrah edhe une pamvarsisht qe nuk ia kam dhan voten.
Ketu pra eshet e tere esenca e te kuptuarit te nocionit demokratik. Kam pershtypjen qe ai e ka kuptuar mjafte mire kete. Uroj qe kushdoqe te vij te punoj qe qytetari i Kosoves te kete jete te dinjitetshme, te tjerat jane vetem emra qe nje dite do te ngelin ne arkivin e historis apo ne kengen e Dervish Shaqes.
Une perher mbeshtes parimin: Faktori njeri eshte ai qe mund te bej ndryshime dhe ai do te mbaj pergjegjesin per te gjitha ato qe ben por edhe per ato qe nuk ben. Prandaj ne baz te kesaj teorije del se ne perher duhet te jemi ne korelacion me zhvillimet kohore ēka ne fakt ne menyr permanente testohet aftesia jote per tu pershtatur. Po e humbe kete aftesi ka gjasa qe te shkel koha dhe nuk kthehesh me aty ku ke qen.
__________________
Qeveritaret jane valet, populli eshte era, shteti eshte anija, dhe koha eshte deti.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Alkimisti_ch : 14-06-08 nė 00:55
|