Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-08, 23:43   #21
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Autoritet e Kosovės : po ndarjes sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Rugova Thoshte "JO"!!

Shkruan Teki Dervishi.

Pushtet Lokal (neper komunat me shumice shqiptare) propozohej (nga dihet kush) edhe ne "kohen e Rugoves".
Ai thoshte "jo"!
Jo pushtet (lokal) por duam shtet te pavarur! Tash u arrit ajo qe e kishim refuzuar dhjete vjet me pare,substancen e Ban Ki Moon-it qe emerohet "shumice shqiptare"(lexo:ne komuna) dhe "shumice serbe"(ne komuna) te decentralizuara.
Pakica serbe pernjeheresh u be "shumice serbe" ne "territoret e veta" (etnikisht te pastra).
Rugova kish dy-tri fjale me karar,asnje fjale mbiemer karakterizues asnje qendrim definitiv ndaj kerkesave "diplomatike" te luftave.
Buzeqeshte per ta fshehur refuzimin.Shkrova asohere pse lidereve shqiptare u mungon nje "fjalim historik"? Aludoja (per te keq) "zanatin" e Rugoves,derisa lidershipit s'i pushon goja!
Veq "Jo" pa e shqiptuar fjalen.As "po"! As pohim as mohim.S'ka pazar!
Heshtja u jep shprese qellimkeqinjeve,mos do te mund te arrijne nje marreveshje "me vone" kur te bindet Rugova se shqiptaret "nuk kane rrugedalje" tjeter! Vdiq i pabindur.
Si behet polemike (dhe analitike publicistike) per qeshtjen,Jemi a s'jemi komb? Jemi a s'jemi shtet? Ai kish nje fjale "PAVARESI" Eh burre a veq nje fjale duhet a? Jo,po-po polemizojme,a jemi a s'jemi? Ai insistonte: Pavaresi! Pavaresi! Pavaresi! Po si? Si,Pavaresi?
Edhe kur kish me shume fjale kish nje permbajtje "Pavaresi". Prej fjaleve tjera "zbukuruese" diplomatet e rryer nuk mund te nxirrnin asnje kontest qe do te mund ta relativizonte nje trohe fjale "pavaresi".
Athua pse "sterviste" me heshtje mjeshterine e "refuzimit politik" nje lider qe ishte edhe shkrimtar edhe estet i kalibrit te madh? Kush di te flase me mire se shkrimtari? Ne takimin e fundit biseduam per "padobishmerin" e rariteteve artistike.
Nje "qast" se paku qeshtja politike hesht nga pamundesia te refuzosh kategorik pikepamjet e huaja.Heshtja eshte menquri kur fjaleve tua nuk u rrin prapa forca e armes!
Ne dashuri heshtja eshte "po",ne diplomaci eshte "Jo".
Hesht thuaj s'di,ta pyes popullin,a lejon populli!
Njeher se paku te thoshte "po"! Heshtje refuzuese "jo" e cdo propozimi qe provonte te "modeloje" lloj lloj lloj pavaresish te Kosoves,te projektuara ne kancelarite qe i njeh mire Historia Shqiptare. I ka degjuar me ore te tera diplomatet me te medhenje te botes,e ne fund u eshte pergjigjur "mir e keni,Edhe ne jemi per pavarsine e Kosoves",-saqe ata nuk kane qene te sigurt a i ka kuptuar mire bashkebiseduesi i tyre apo ai eshte nje njeri qe nuk merr vesh bash kurgje! I ka refuzuar pa u thene asnjeher "jo" dhe nga ai jane kthyer duarthate se asnjeher s'u ka thene "PO"! Asnjeher!Asnjeher!

Kur vdes mesuesi,a ngrihet nxenesi ne fjalet apo heshtjet e tij? Nese nxenesi paraqitet rastesisht!! Qe paraqitet,ai le te ngule kembe si mesuesi,le te thote "JO" dhe pike!!
Nuk kam mandat te bej pazar per vendin dhe popullin thoshte Ibrahim Rugova!!!

Si ore po flet keshtu!!!
Patriot i madh, uckash, trim me fleta, me pushke, burre(bure) e rende, qe shkrep me arme...ku po don me shume, cka po don me shume se me qene Hashim, a???? !!!
Sikur neper kenget e vjetra rapsodike, qe tashme rrallekush i mban mend, edhe ky (K)Hazimotoja i shqiptareve i ka te gjitha elementet e "patriotave".
Por i mjeri e ka nje "behane" te madhe; E ka "gushen me afer se fushen".
Te ishte njeri, me cfaredofare vlere, me pare do te kishte pranuar te shkoje ne Hage dhe te gjykohet atje, sesa te beje kompromise/pazare ne emer te gjithe popullit te Kosoves me Bashkesine Nderkombetare, per te shpetuar bothen e vet!!!
Jane keto kompromise, dollovere e marreveshje pas dyersh te mbyllura, qe e kane bere "patriotin" tone Hashimin te thote "PO", per secilen gje qe i eshte shtruar ne tavoline.
Prandaj mos u cuditni!!!
Individet e kompromituar, nuk i do askush ne Bote; por ne Kosove ku edhe krimi shitet per patriotizem, krimineli vie ne pushtet, dhe e ben nje popull peng te lirise se vet personale!!!

Derisa populli ne Kosove te arrije maturi politike, sikur ne vendet tjera demokratike, dhe te kerkoje transparence te plote morale e njerezore nga politikanet e vet, hashimat, gjithmone mund te realizojne endrrat dhe apetitet e tyre politike!!!!
Ne anen tjeter, popullit tone i mjaftojne kenget e vjetra rapsodike, dhe ngjashmerite ( e rastit) mes personave reale, dhe atyre epike!!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė