Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-08, 19:14   #32
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Eliot Engell: Rugova - president historik i Kosovės

Engel nė Prishtinė: Administrimi i Kosovės nga OKB-ja ka pėrfunduar





Prishtinė
16-06-2008


Ligjvėnėsi amerikan, Eliot Engel, tha tė hėnėn nė Prishtinė se koha e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė udhėhequr praninė ndėrkombėtare nė Kosovė ka pėrfunduar. Ai i bėri kėto komente nė njė fjalim para deputetėve tė Parlamentit tė Kosovės, nė ditėn e dytė tė hyrjes nė fuqi tė kushtetutės sė vendi
Ligjvėnėsi amerikan tha se Kombet e Bashkuara nuk duhet tė lejojnė kundėrshtarėt nė Moskė e Beograd qė tė bllokojnė pėrparimin e Kosovės.
“Sekretari i Pėrgjithshėm duhet tė pėrshpejtojė periudhėn kalimtare dhe duhet tė lejojė misionin EULEX tė fillojė veprimet e plota sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur”, tha zoti Engėl duke shtuar se kalimi i pėrgjegjėsive nuk ka tė bėjė vetėm nga UNMIK-u tek EULEX-i.
“Kalimi i vėrtetė i pėrgjegjėsive ėshtė pėr qeverinė e Kosovės”, tha zoti Engel.

Duke i siguruar deputetėt pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr Kosovėn, zoti Engel tha se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė kuptojė se lidhja mes Kosovės dhe Shteteve tė Bashkuara ėshtė e fortė dhe gjithmonė do tė mbetet e palėkundur. Ai po ashtu tha se Kosova duhet tė jetė njė demokraci shumetnike, me garanci pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave kombėtare.
“Kosova duhet tė jetė shembull pėr rajonin. Ne kurrė nuk duhet tė keqtrajtojmė serbėt dhe pakicat tjera ashtu siē i keqtrajtonte Millosheviēi shqiptarėt. Duke i hapur dyert e lirisė pėr tė gjitha kombet e kėsaj toke, ju do tė vendosni shtetin tuaj tė ri nė radhėt e demokracive perėndimore dhe do tė keni vend krahas Shteteve tė Bashkuara dhe fqinjėve tuaj nė Evropė”, tha zoti Engel.
I shoqėruar nga ligjvėnėsja republikane nga Ohajo, Xhejn Shmit, zoti Engel, nga radhėt e demokratėve, tha se politika e Shteteve tė Bashkuara ėshtė jo partiake nė pėrkushtimin ndaj Ballkanit. Ai tha se kushdo qė tė zgjidhet president i Shteteve tė Bashkuara kėtė vit, duhet tė vazhdojė politikat e angazhimit dhe lidhjet e ngushta me popullin e Kosovės, ndėrsa u zotua se, siē u shpreh ai, nuk do tė lėrė gur pa lėvizur pėr tė siguruar se presidenti i ri i Shteteve tė Bashkuara do tė forcojė miqėsinė me Kosovėn.
Ligjvėnėsi Engel tha se Kosova ka mjaft sfida para vetes dhe e presin shumė punė nė procesin e ndėrtimit tė shtetit.
“Shumė punė duhet tė bėhet, dhe puna e madhe ju pret juve. Ekonomia ka nevojė pėr ndihmė. Institucionet demokratike duhet tė forcohen. Korrupsioni duhet tė zhduket dhe papunėsia duhet tė zvogėlohet”, tha ligjvėnėsi amerikan Eliot Engel.
“Tė gjithė njerėzit e kėtij shteti duhet ta dinė se ka njė tė ardhme tė ndritur nė Kosovė, jo vetėm pėr shumicėn shqiptare por edhe pėr pakicat kombėtare po ashtu”.
Eliot Engel, nė Kosovė vlerėsohet si njė nga miqtė e mėdhenj tė shqiptarėve ndėrsa njė rruge nė qytetin e Pejės i ėshtė vėnė emri i tij. Udhėheqėsit e vendit i shprehėn atij mirėnjohjen pėr rolin e tij nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės por edhe mirėnjohjen pėr qeverinė dhe popullin e Shteteve tė Bashkuara, roli i tė cilave kėtu ēmohet si i domosdoshėm pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. //bsa//

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 18-06-08 nė 09:43
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė