Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-08, 13:51   #11
e_martumja
Merita
 
Avatari i e_martumja
 
Anėtarėsuar: 13-04-05
Vendndodhja: ne dhome me 4 qyshe qe gjindet ne katund
Postime: 19,592
e_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėme_martumja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aplikimi i parė i Kushtetutės sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
"Hiqet flamuri serb afėr kompleksit tė kullave tė Isa Boletinit
Mitrovicė, 17 qedrshor - Pas kėrkesės dhe presionit tė zyrtarėve komunalė nė Mitrovicė drejtuar pėrfaqėsuesve tė KFOR it ėshtė hequr flamuri serb i vendosur tė shtunėn nė njė nga majat e fshatit Rudare, ngjitur me fshatin Boletin. Drejtori i Drejtorisė pėr Mbrojtje dhe Shpėtim nė Komunėn e Mitrovicės, Ylber Durmishi, tha se flamuri ėshtė hequr tė hėnėn nė mbrėmje. Sipas tij, gjatė ditės kanė pasur takime me pėrfaqėsues tė KFOR it, ku ka marrė pjesė edhe komandanti i bazės ushtarake tė KFOR it francez "Belvedere", Aleksander Andok, i cili ėshtė edhe zėvendėskomandant i KFOR it nė veri, prej tė cilit kanė kėrkuar qė tė largojnė atė flamur me qėllim qė tė mos provokojnė banorėt shqiptarė qė jetojnė nė atė pjesė. Durmishi tha se banorėt e fshatrave, Boletin, Zhazhė dhe Kelmend, kanė qenė mjaft tė shqetėsuar pėr kėto akte provokuese, nė afėrsi tė Kompleksit tė kullave tė heroit kombėtar "Isė Boletinit" nė Boletin, qė i takon komunės sė Zveēanit"QIK).
JU SOLLA NJE INTERVIST. Lexim te kendsheme



Intervista

Serwer: Kosova shumė afėr ndarjes


Daniel Serwer

17.06.2008
Ilirjana A. Bajo
"Jemi shumė afėr ndarjes sė Kosovės dhe kjo ėshtė fatkeqėsi, pasi do tė ketė implikime rajonale. Ėshtė gabim tė pranohet ndarja e Kosovės si de facto, ashtu edhe ajo e ligjėruar", thotė pėr Radion Evropa e Lirė, Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan i Paqes.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Serwer, nga 15 qershori Kosova ka Kushtetutėn e saj. Ēfarė e bėn kėtė moment tė rėndėsishėm dhe njėherėsh cilat janė sfidat qė nxjerr nė sipėrfaqe?

DANIEL SERWER
Mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė ēdo vend tė ketė kushtetutėn e vet, hartuar nga vendorėt. Rasti me Kushtetutėn e Kosovės ėshtė se ėshtė hartuar nėn shumė kufizime ndėrkombėtare. Megjithatė, ajo ėshtė bėrė nga kosovarėt dhe ėshtė miratuar nga Kuvendi i Kosovės.

Nga ana tjetėr, kjo kushtetutė trashėgon njė mori sfidash. Ėshtė njė kushtetutė e njė shoqėrie demokratike, por do tė duhet njė kohė e gjatė derisa Kosova t’i pėrmbushė idealet e kushtetutės sė saj. Kjo ėshtė njė pikė nga ku fillohet.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Pak ditė para hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės, kreu i Kombeve tė Bashkuara paraqiti planin e tij pėr praninė ndėrkombėtare nė Kosovė. Mes tė tjerash, propozimi parasheh futjen e BE-sė nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara. Ēfarė do tė thotė ky propozim pėr Kosovėn?

DANIEL SERWER
Kombet e Bashkuara janė nė njė pozitė tė vėshtirė, duke ditur se Kėshilli i Sigurimit ėshtė i pėrēarė rreth Kosovės. Disa vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit e kanė njohur pavarėsinė, por ato e kanė kuptuar se Rezoluta 1244 ėshtė ende nė fuqi dhe kjo bėn qė tė kemi njė ombrellė tė Kombeve tė Bashkuara. Pėr mendimin tim kjo ombrellė duhet tė jetė shumė e hollė.

Mendoj se misioni i OKB-sė ėshtė nė fundin e vet dhe Bashkimi Evropian duhet t’i marrė funksionet kryesore, ku duhet ndihma ndėrkombėtare. Mė e rėndėsishmja nė kėto fusha ėshtė shteti ligjor dhe kėtu duhet tė kemi tė pranishėm misionin e Bashkimit Evropian.

Nė tė njėjtėn kohė, Beogradi po pėrpiqet shumė pėr ta ndarė Kosovėn dhe pėr mendimin tim, as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian, nuk po bėjnė sa duhet pėr ta ndaluar njė gjė tė tillė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Do tė ndalesha tek ndarja, kur duket se propozimi i Ban Ki Moon-it lė UNMIK-un nė zonat e populluara me shumicė serbe, kurse BE-ja ka mė shumė pėrgjegjėsi nė zonat e banuara nga shqiptarėt. A do tė thotė kjo se bashkėsia ndėrkombėtare po pranon nė heshtje ndarjen e Kosovės?

DANIEL SERWER
Mendoj se jemi shumė afėr njė gjėje tė tillė dhe kjo ėshtė fatkeqėsia, pasi do tė ketė implikime rajonale. Ėshtė gabim tė pranohet ndarja e Kosovės si de facto, ashtu dhe ajo e ligjėruar. Megjithatė, mendoj se jemi shumė afėr kėsaj.

RADIO EVROPA E LIRĖ
A mendoni se propozimi i kreut tė Kombeve tė Bashkuara shkon nė kėtė drejtim?

DANIEL SERWER
Ajo qė shkon nė kėtė drejtim ėshtė pozicioni i Beogradit. Beogradi, duke refuzuar tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, duke ruajtur kontrollin nė zonat e banuara me serbė jo vetėm nė veri, por edhe nė enklavat nė pjesė tė tjera tė Kosovės, duke u pėrpjekur t’i ndajė sa mė shumė serbėt dhe shqiptarėt, po e nxit ndarjen.

Kombet e Bashkuara vetėm po reagojnė ndaj qėndrimit tė Beogradit. Brukseli dhe Uashingtoni duhet tė zgjohen dhe tė shohin se ēfarė po ndodh.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Duket disi e ēuditshme, pasi Beogradi ka refuzuar ēdo propozim tė ndėrkombėtarėve, pėrfshirė dhe kėtė tė Ban Ki Moon-it. A po refuzon realisht Beogradi apo po pėrpiqet tė pėrfitojė sa mė shumė?

DANIEL SERWER
Mendoj se po pėrpiqet tė pėrfitojė sa mė shumė. Ata kanė negociuar shumė mirė. Sa herė qė Beogradi ka hedhur poshtė njė propozim, njerėzit janė pėrpjekur tė sjellin propozime tė reja, qė janė mė afėr qėndrimit tė Serbisė.

Mendoj se kjo ėshtė mėnyrė e gabuar negocimi nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Ēfarė do tė thotė kjo pėr palėn kosovare?

DANIEL SERWER
Pala kosovare ka qenė menēurisht e duruar. Them menēurisht, pasi nuk ka pasur mundėsi tė bėjė mė shumė.

Ėshtė koha pėr Uashingtonin dhe Brukselin tė zgjohen dhe tė kuptojnė se problemi i tyre ėshtė nė Beograd dhe duhet ta zgjidhin problemin nė Beograd. Nuk ka problem me Kosovėn, por me Beogradin.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Do tė kthehesha sėrish tek propozimi i Ban Ki Moon-it, i cili nė njė mėnyrė ndryshon edhe planin e Ahtisaarit. Ndryshimet nė planin e Ahtisaarit a shtojnė pikėpyetje rreth shtetėsisė sė Kosovės?

DANIEL SERWER
Jo. Shtetėsia e Kosovės ėshtė e vendosur. Populli i Kosovės dhe njohja nga bashkėsia ndėrkombėtare kanė vendosur tashmė pėr shtetėsinė e Kosovės.

Ajo qė mund tė bėjnė njerėzit nė Prishtinė dhe nė gjithė Kosovėn, pėr tė siguruar shtetėsinė e tyre, ėshtė tė trajtojnė mirė pakicėn serbe dhe tė integrojnė kėtė bashkėsi sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Kjo ėshtė ajo qė nevojitet dhe shpresoj tė ndodhė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si mund tė flasim pėr integrim kur serbėt e Kosovės refuzojnė ēdo shtrirje dore?

DANIEL SERWER
Ėshtė e vėrtetė, por duhet mbajtur dera hapur. Ėshtė e vėrtetė se serbėt e Kosovės janė nėn presion tė jashtėzakonshėm nga Beogradi, qė tė mos integrohen me shumicėn shqiptare.

Unė do tė bėja tė kundėrtėn e asaj qė dėshiron armiku im dhe kjo ėshtė tė pėrpiqesha tė integroja pakicėn serbe sa mė shumė qė tė jetė e mundur. E pėrsėris, tė lihet dera hapur.

Siē e kam sugjeruar dhe mė parė, tė hapen shkolla tė pėrbashkėta pėr serbėt dhe shqiptarėt, nga parashkollorėt deri nė klasėn e 12-tė, ku mėsimi do tė zhvillohet nė anglisht - atėherė do tė shohim njė integrim shumė mė tė shpejtė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Thatė se ėshtė koha pėr Uashingtonin dhe Brukselin tė zgjohen, pėr tė ndaluar ndarjen. Si e shihni rolin e Shteteve tė Bashkuara, duke pasur parasysh se ky ėshtė njė vit zgjedhor?

DANIEL SERWER
Ėshtė fakt se vėmendja e Shteteve tė Bashkuara ėshtė e fokusuar nė tė tjera drejtime dhe jo nė Kosovė. Si rezultat, Kosova ėshtė mė shumė nė duart e evropianėve, sesa tė amerikanėve. Nuk besoj se kjo ėshtė diēka e mirė, por ėshtė realitet.

Megjithatė, ka evropianė qė e kuptojnė shumė mirė situatėn dhe mund tė jenė shumė tė vyer nė kėto momente.

Ajo qė mund tė bėjė Kosova ėshtė tė lėrė derėn hapur dhe tė bėjė ē'ėshtė e mundur pėr integrimin e serbėve, madje mė shumė se ē'ofron vetė Beogradi.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Thatė qė shumėēka ėshtė nė duart e evropianėve, tė cilėt tani po pėrballen me krizėn e krijuar nga ‘JO’-ja irlandeze pėr Marrėveshjen e Lisbonės. Sa ndikon kjo krizė e fundit nė efikasitetin e Brukselit nė Kosovė?

DANIEL SERWER
Padyshim qė e largon vėmendjen e Brukselit pėr t’u marrė me Kosovėn. Por, nga ana tjetėr, Kosova ėshtė sovrane dhe kosovarėt duhet tė sillen si sovranė.

Ata duhet tė kenė koncept tė qartė tė qėllimeve tė tyre dhe kėto qėllime duhet tė jenė ruajtja e integritetit territorial dhe kjo nėnkupton integrimin e serbėve sa mė shumė qė tė jetė e mundur.
__________________
Ka shume gjera qe i harrojme, por nje dite do te pendohem secili apo secila por do te jete pak vone.Sepse koha ec edhe ne me kohen duhet me ec, se berem at kot te jetojme.
e_martumja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė