Pastrimi (Et-Tahara)
Pastrimi(Et-Tahara) mund tė jetė i vėrtetė nė rastin kur bėhet me ujė, ose i ligjėruar nė rastin kur kryhet nė njė mėnyrė simbolike, si p.sh. pastrimi me dhč kur merret Tejemmum.
Sipas burimeve tė Sheriatit islam, uji ndahet nė katėr lloje:
(a)
Uji absolut (Mutlak)
(b)
Uji i pėrdorur (pėr pastrim)
(c)
Uji i pėrzier me diēka tė pastėr
(d)
Uji i pėrzier me papastėri tė ndryshme
Ne do tė diskutojmė pėr secilin prej tyre nė veēanti.
A- Uji absolut (mutlak)
Ky lloj uji konsiderohet i pastėr dhe si i tillė, ai mund tė pėrdoret nga njeriu pėr tė pastruar vetveten. Ky lloj uji ndahet nė kėto kategori:
1- Uji i shiut, dėborės dhe breshėrit
Kėto ujėra konsiderohen tė pastra nė bazė tė fjalėve tė Allahut:
وَيُنَزِّلُ عَلَيْكُمْ مِنْ السَّمَاءِ مَاءً لِيُطَهِّرَكُمْ بِهِ
Ai ju lėshoi shi nga qielli pėr tju pastruar me tė, (El Enfalė: 11) dhe
وَأَنزَلْنَا مِنْ السَّمَاءِ مَاءً طَهُورًا
...dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr... (El Furkan, 48)
Pastėrtia e kėtyre ujėrave bazohet gjithashtu edhe nė hadithin e mėposhtėm:
Ebu Hurejra transmeton se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi (a.s.), e kishte zakon tė qėndronte nė heshtje gjatė kohės midis tekbirit fillestar tė namazit dhe recitimit tė Kuranit.
Prandaj Ebu Hurejra e pyeti Profetin (a.s.): O i Dėrguar i Allahut! Pse qėndron i heshtur ndėrmjet tekbirit fillestar dhe kėndimit tė Kuranit? Cfarė thua gjatė kėsaj kohe?
Muhamedi (a.s.) iu pėrgjigj:
Unė them: O Allah! Vendos njė largėsi midis meje dhe mėkateve tė mia tė ngjashme me atė qė ke vendosur midis Lindjes dhe Perėndimit. O Allah! Mė pastro nga mėkatet, ashtu sikurse rrobat e bardha pastrohen nga papastėrtitė! O Allah, laji mėkatet e mia me dėborė, shi dhe breshėr!Transmeton Buhariu 744, Muslimi 1353, Ebu Daudi 781, Nesai 60,894, Ibėn Maxheh 805.
2- Uji i Detit
Pastėrtia e ujit tė detit vėrtetohet nga hadithi i mėposhtėm.
Ebu Hurejra transmeton se njė burrė e pyeti Profetin (a.s.): O i Dėrguar i Allahut! Ne lundrojmė nė det dhe marrim me vete vetėm pak ujė pėr tė pirė. Nėse e pėrdorim atė pėr abdes, atėherė nuk do ta shuajmė dot etjen. Pra, a mund tė marrim abdes me ujin e detit? Profeti (a.s.) iu pėrgjigj:
Uji i tij (i detit) ėshtė i pastėrdhe ngordhėsirat e tij (kafshėt e detit qė kanė ngordhur) janė tė lejueshme.
Tirmidhiu thotė se ky hadith ėshtė hasen sahih dhe thotė se pėr kėtė ka pyetur Buhariun e ai ka thėnė se ėshtė sahih.
Hadith Sahih i saktė. Es Sahiha 480. Irvaul Galil 9,2501, El Mishkat 479. E ka nxjerrė Ebu Daudi 83, Nesai 333, Tirmidhiu 69, Ibėn Maxheh 386,387,388, Ahmedi 2/361, Maliku 1/44-45.
3- Uji i burimit tė Zemzemit
Aliu radiaAllahu anhu ka treguar se, njėherė, i Dėrguari i Allahut kėrkoi qė ti sillnin njė kovė me ujė zemzemi. Ai piu ujė nga kova dhe pastaj mori abdes me tė.
Hadith Hasen i mirė. Tamamul Mineh 46, Irvaul Galil 13. Nuk ėshtė prej transmetimeve tė Ahmedit personalisht, siē pėrmendet nė tekstin origjinal, por e ka transmetuar i biri i tij, nė shtojca 1/76.
4- Uji i ndryshuar
Nė kėtė kategori hyn ai ujė, gjendja e tė cilit ka pėsuar ndryshim, si rezultat i qėndrimit pėr njė kohė tė gjatė nė njė vend apo pėr arsye tė vendit ku ėshtė vėnė si dhe pėr shkak tė pėrzierjes me ndonjė lėndė qė nuk mund tė hiqet plotėsisht prej tij (ujė me alga, gjethe peme e kėshtu me radhė).
Dijetarėt kanė rėnė dakord qė uji i ndryshuar bėn pjesė tek lloji i ujit absolut.
Shpjegimi ėshtė i thjeshtė: Cdo gjė qė hyn nė kategorinė e kuptimit tė pėrgjithshėm tė ujit, pa patur ndonjė cilėsi tjetėr, konsiderohet e pastėr, sepse nė Kuran thuhet:
فَلَمْ تَجِدُوا مَاءً فَتَيَمَّمُوا صَعِيدًا طَيِّبًا
...dhe nėse nuk gjeni ujė, atėherė merrni tejemum me dhé tė pastėr... (El-Maide: 6)
B- Uji i pėrdorur
Kjo kategori ka tė bėjė me ujin qė kullon nga njeriu pas marrjes sė abdesit apo tė guslit (larjes sė gjithė trupit). Ky lloj uji konsiderohet i pastėr sepse gjendja e tij para pėrdorimit ka qenė e tillė dhe nuk ka asnjė argument pėr tė menduar se ai e ka humbur pastėrtinė e vet. Ky pėrfundim mbėshtetet nė hadithin e Rrubeijja bint Muavidh, e cila pėrshkruan mėnyrėn e abdesit tė Profetit (a.s.) duke thėnė se ai e pastronte kokėn me ujin e mbetur nė duart e tij pas marrjes sė abdesit.Transmeton Ahmedi 25774.
Varianti i Ebu Daudit ėshtė: I Dėrguari i Allahut (a.s.) e fėrkonte kokėn me ujin e mbetur nė dorėn e tij.
Hadith Hasen. Es Sahiha nėn hadithin nr. 36. E ka nxjerrė Ebu Daudi 130, Bejhakiu 1/237.
Ebu Hurejra transmeton gjithashtu se ai u takua njėherė me tė Dėrguarin e Allahut nė rrugėt e Medinės, ndėrkohė qė ishte xhunub
(Xhunub quhet personi qė nuk ėshtė pastruar pas marrėdhėnieve intime ose pas ejakulimit tė spermės). Ebu Hurejra u largua ngadalė, mori gusėl
(Larje e plotė e trupit pas marrėdhėnieve intime ose pas ejakulimit tė spermės.)dhe u kthye pėrsėri. I dėrguari i Allahut e pyeti atė:
Ku ishe o Ebu Hurejra? Ai iu pėrgjigj: Isha xhunub dhe nuk doja tė rrija me ty nė atė gjendje.
Pastaj Profeti (a.s.) i tha:
I lartėsuar qoftė Allahu! Besimtari nuk bėhet i papastėr.Tranmsetuar nga 1- Sahihu i Buhariut. 2- Sahihu i Muslimit. 3- Suneni i Ebu Daudit. 4- Xhamiu i Tirmidhiut. 5- Suneni i Nesaiut. 6- Suneni i Ibėn Maxhes.
Ajo ēka u pėrmend mė sipėr shpjegon faktin se, meqė besimtari nuk ėshtė asnjėherė i papastėr, atėherė edhe uji qė pėrdor ai pėr pastrim nuk bėhet i papastėr.
Ibn El Mundhiri thotė se ėshtė transmetuar nga Aliu, Ibėn Umeri, Ebu Umame, Ata, El Hasani, Mekhuli dhe Nehaiu, tė cilėt kanė thėnė: Nėse njė person ka harruar ta fėrkojė kokėn e tij gjatė abdesit, ėshtė e mjaftueshme pėr tė ta bėjė njė gjė tė tillė me pak ujė qė mund tė ketė mbetur nė mjekrėn e tij.
Ibn El Mundhiri ka thėnė se kjo vėrteton faktin qė ata e konsideronin ujin e pėrdorursi tė pastėr. Ky mendim i atribuohet Malikut dhe Shafiut.
Gjithashtu, Ibėn Hazmi ia atribuon kėtė mendim Sufjan Eth-Thaurit, Ebu Thaurit dhe tė gjithė dijetarėve tė shkollės dhahirite.
vazhdon me pjesen e Pastrimit.
selamualejkum
Hasani