Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-06-08, 07:58   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ushtria e Kosoves

KFOR-i nuk do tė lejojė kurrfarė ndarje tė Kosovės, tha sot Scheffer nė Prishtinė


Ndarja e Kosovės asnjėherė nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė opsion, dhe, KFOR-i do tė mbajė prezencėn e vet nė tėrė territorin e Kosovės, ka deklaruar sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Scheffer nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Kosovės. Scheffer tha se NATO do tė mbikėqyrė dhe formojė Forcėn Mbrojtėse tė Kosovės, duke shtuar se njė gjė e tillė ėshtė plotėsisht nė pajtim me mandatin e NATO-s. Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Scheffer, i cili ka qėndruar sot pėr vizitė nė vendin tonė, ka takuar nė Prishtinė autoritetet vendore dhe ndėrkombėtare, si dhe ka vizituar ushtarėt e KFOR-it tė dislokuar nė pjesėn veriore tė vendit.

“Ju e dini se ndarja asnjėherė nuk ka qenė opsion. Ēfarėdo lloji i ndarjes nuk ėshtė opsion. Mandati i KFOR-it ėshtė nė bazė tė rezolutės 1244, ėshtė tė mbajė prezencės nė tėrė territorin e Kosovės. Dhe e pėrsėris, NATO nuk ėshtė pjesė e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, ne kemi faktin se disa aleatė e kanė pranuar, disa nuk e kanė pranuar, pra e pėrsėris se ndarja nuk ėshtė opsion”, ka thėnė Scheffer sot nė Prishtinė para gazetarėve.

Jap de Hop Scheffer konfirmoi se NATO do tė ketė rolin udhėheqės nė formimin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, mirėpo ai nuk dha ndonjė afat pėr kohėn kur do tė formohet kjo forcė. Forca e Sigurisė sipas Scheffer do tė jetė shumetnike dhe nėn mandatin e KFOR-it

“Ėshtė nė interes tė Kosovės dhe gjithė kosovarėve pa pėrjashtim qė tė keni Forcėn e Sigurisė, dhe, e them pėrsėri se nuk ėshtė ushtri, por vetėm forcė mbrojtėse”, ka thėnė Scheffer.


Udhėheqėsi i Aleancės veriatlantike Jap De Hop Scheffer ishte i prerė kur u pyet nga njė gazetar holandez se a rrezikohet qė Kosova tė ndahet territorialisht, duke thėnė se ky nuk ka qenė dhe kurrė nuk do tė jetė opcion.


Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Scheffer gjatė qėndrimit nė Kosovė ka zhvilluar takime me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaēi, me pėrfaqėsuesin e posaēėm tė Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara Lamberto Zannier, si dhe udhėheqėsin e EULEX-it, Iv de Kermabo. Ai po ashtu ka vizituar edhe trupat e KFOR-it, tė stacionuara nė pjesėn veriore tė Kosovės, e cila mbetet edhe vatėr e tensioneve nė vend. Sekretari Scheffer ka vizituar trupat e KFOR-it nė kuadėr tė takimeve tė rregullta qe ka me misionet e NATO-s- nė Afganistan dhe Kosovė.

Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė vendin tonė Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Scheffer, mbajti edhe njė konferencė pėr media,
me ē’rast tha se megjithė mosnjohjen e Kosovės nga te gjitha vendet e NATO-s, Kėshilli i Aleancės veriatlantike ka vendosur qe ta ndihmojė themelimin e Forcės sė Sigurisė sė Republikės sė Kosovės.




RTK 23 qershor 2008 - 18:52:50
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė