Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Titulli: Lidhjet,dashurite mes shqiptareve dhe nacionaliteteve tjera
Rashkė, Javor, qershor Oh, Javor, plagė e imja e thellė, ty tė lash shumė herėt, kumbonte prej shumė zėrave tė hėnėn nė malin historik Javor, ku u mbajt Kuvendi i Rinisė Serbe, grumbullim i disa mijėra njerėzve nga tė gjitha anėt e Serbisė dhe diasporės.
U ringjall ceremonia e vjetėr popullore, dikur e mbajtur kėtu nė lėndinė mes tre kufijve tė komunave Ivanjica, Nova Varos dhe Sjenica, nė vendin e kufirit tė dikurshėm rreth tė cilit nė tė kaluarėn u zhvilluan shumė beteja pėr lirinė e Serbisė, gjė pėr tė cilėn dėshmon pėrmendorja pėr heronjtė e rėnė.
Kuvendin e organizoi organizata humanitare Rashka e Vjetėr nga Beogradi, nė bashkėpunim me komunat e kėtij territori, me dėshirė qė tė ringjallė tėrė kėtė anė malore, nga e cila, siē e thotė edhe kėnga, shumicėn e banorėve rruga i dėrgoi larg nga vendlindja.
Pėrmbajtja kryesore e tubimit ndodh rreth pėrmendores sė luftėtarėve tė rėnė nė Javor dhe Kalipolj, gjatė luftėrave pėr pavarėsinė e Serbisė (1876-1878). Kėtu u mbajt pėrkujtimi pėr kėta heronj dhe tė tjerėt qė vdiqėn kėtu gjatė luftėrave ēlirimtare, qė e shėrbeu Popi Hrizostom dhe u shenjtėrua themeli i kishės sė ardhshme - Pėrkujtimore katakomb qė do tė ndėrtohet afėr pėrmendores. Pėr rėndėsinė e luftės sė Javorit foli dr. Zivota Markovic. Afėr kėtij vendi u krye edhe shenjtėrimi i themelit tė shtėpisė sė Rashkės sė Vjetėr, objekt ky ndėrtimi i tė cilit do tė vijojė, ndėrsa i dedikohet zhvillimit tė turizmit nė kėtė anė. U mbajt edhe njė orė historie, ndėrsa pėr argėtim u kujdesėn interpretuesit dhe kėngėtarėt me muzikė burimore dhe moderne.
Natyrisht, Kuvendi nuk kaloi pa kafene, qingje nė hell dhe tenxhere plot lakėr martesore, plot gjėra tė tjera ushqimore dhe xhingla tė ndryshme pėr shitje.
Duke iu drejtuar tė mbledhurve, Vojin Vucicevic, kryetar i organizatės Rashka e Vjetėr veēoi rėndėsinė e ripėrtėritjes sė Kuvendit dhe afrimit tė njerėzve tė kėsaj ane, si dhe lidhjen mes tė rinjve qė tė krijojnė familje dhe tė ringjallin fshatin. Qė tė ketė mė shumė martesa dhe fėmijė, qė tė rritet shkalla e natalitetit dhe tė forcohet lufta kundėr mortajės sė bardhė, veēoi ai. Edhe pse nė prag tė Kuvendit u dėgjua tregimi qė nė kuadėr tė martesave gjithnjė mė tė shpeshta mes beqarėve serbė nė fshatrat malore dhe vajzave tė reja nga Shqipėria qė vijnė kėtu pėr tė jetuar dhe pėr kėtė rast erdhi njė numėr i madh i shqiptarėve, mesitėve potencialė, Vucic shpjegoi se pse kjo, megjithatė nuk ndodhi.
Pati disa dezinformata qė i kanė parandaluar, ndėrsa mbizotėroi fakti se atje ėshtė shprehi qė meshkujt tė shkojnė te familjet pėr tua kėrkuar dorėn, e jo vajzat ta bėjnė kėtė. Megjithatė, shumė beqarė qė aterruan nga anėt e ndryshme, tė hėnėn, nė Javor me dėshirė qė ti shohin edhe mesitėt serbė edhe ata shqiptarė, mbetėn duarthatė. Nė vend tė vajzave, nga Shqipėria erdhėn vetėm mesitėt. Grupin prej Shkodrės e udhėhoqi Pavle Brajovic, i cili si kryetar i shoqatės sė atjeshme tė serbėve dhe malazezėve u ofrua qė tė jetė lidhja mes beqarėve nga Serbia dhe mesitėve nga Shqipėria veriore.
Ne bashkėpunojmė me Rashkėn e Vjetėr nė kėto lidhje, qėllimi ynė ėshtė qė tė krijojmė atje njė sistem institucional pėr tė arritur ti njohim njerėzit e rinj dhe tė zhvillojmė lidhje, shpjegon Brajovic. Vajzat nuk kanė ardhur nė numėr tė paralajmėruar, tek ata zakon ėshtė qė ne mesitėt tė shkojmė personalisht. Atje ato zakonisht janė tė mira dhe punojnė, janė tė gatshme qė tė jetojnė edhe nė fshat dhe tė martohen nė Serbi.
Pėr tregimin e Pavles menjėherė u interesuan disa beqarė, duke parė rastin qė vetmisė sė tyre ti vijė fundi. Fqinjėt nga fshatrat e Arandjelovacit, Garas dhe Jelovikut, 47-vjeēari Rajko Prodanovic dhe 10 vjet mė i vjetėr se ai, Dragomir Plecevic janė pronarė tė disa hektarėve tokė, shtėpive tė mira dhe mekanizmave, por tė pamartuar. Tė dy interesoheshin pėr vajzat nga Shqipėria. Nuk ėshtė lehtė tė jesh vetėm, gruaja nevojitet, ska lidhje se nga ėshtė, shqiptare apo ndonjė tjetėr, njėjtė, thotė Plecevic pėrderisa Prodanovic pėrmend se vajzat serbe nuk e duan fshatin aspak. Ndėrsa, martesat e djemve nga fshatrat serbe dhe vajzave nga Shqipėria, qė kryesisht janė tė fesė katolike, tashmė janė bėrė tė zakonshme pėr territorin e Rashkės. Thuhet se rreth 60 ēifte tė tilla kanė filluar jetėn e pėrbashkėt dhe pajtohen shumė mirė. Nė Kuvendin e Javorit, tė hėnėn takuam bashkėshortėt e ardhshėm, Zlatko Munic nga Sjenica dhe shqiptaren Vera Gjeneshi nga Shkodra, tė cilėt nė Sjenicė jetojnė tashmė njė vit.
Sė shpejti do tė martohen nė kishė.
Biondina e buzėqeshur, e cila flet shumė mirė serbisht, thotė se kėtu ndjehet mirė, nė Serbi ėshtė mė mirė se nė Shqipėri, ku, siē tha, nuk ka gjithmonė rrymė. Me dhėndrin e tij, Zlatkon ėshtė i kėnaqur edhe vėllau i saj, Gega qė ishte ulur afėr motrės dhe dhėndrit nė kėtė ceremoni.
...........................................
Kėsaj i thonė:
O SA MIRĖ ME QENĖ SHQIPTARĖ!
O SA MIRĖ ME KUDRA SHQIPTARE!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 26-06-08 nė 23:13
|