Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-08, 13:46   #3
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Hashim Thaēi Dhe Baton Haxhiu Bejne Pazar Me Pasurine Kombėtare Te Kosoves?

“Pastrimi i Terenit”



Ky penetrim dhe abuzim me eterin mbi Kosovė, tė cilin e organizojnė dhe udhėheqin Hashim Thaēi dhe Baton Haxhiu, nuk do mbetej i vetmuar, thotė spekulimi. Krejt kjo “dallavare hashim-batoniane” si e kualifikuan, do pėrcillej me pėrgatitje tereni, ose si thuhet nė kėtė spekulim, me ‘pastrim tereni’.

Po ēfarė nėnkupton “Pastrimi i Terenit”?

Strategjia e instalimit tė 2 televizioneve tė Shqipėrisė, do pėrcillej me atė pjesė tė kėsaj strategjia e cila ka pėr qėllim dobėsimin e tri televizioneve qė pėrdorin frekuencė nacionale RTK, KTV dhe RTV21, si dhe ndėrtimin e njė muri administrativ ndaj tė gjitha projekteve tjera kosovare qė do kishin pėr ambicie kėto frekuenca.

Kėshtu, sipas spekulimit, kjo detyrė e flliqtė dhe e padenjė pėr cilėndo qeveri, i ka ra hise Qeverisė Thaēi. Ky skenar do fillonte me destabilizimin finansiar dhe dobėsimin e ndikimit qė redaksia e lajmeve nė RTK ka nė publikun e Kosovės. Edhe pse sot pėr sot RTK ėshtė njė servis nė duart e Qeverisė Thaēi, ku ose ai personalisht ose dikush nga bashkėpunėtorėt mund tė telefonojė nė kėtė shtėpi dhe tė kėrkojė hapėsirė sa tė dojė, si thonė burimet brenda RTK, si nė “bashqe t’babės”. Njė takim i kryeministrit Thaēi me qytetarėt kėto ditė, qė ishte mendu vetėm pėr efekte mediale, u pėrcollė me paraqitjen “live” tė RTK nga kryeministria ku intervistoheshin qytetarėt nė hall qė kishin ardhur pėr ta taku kryemnistrin, dhe ku reporteri lavdonte gjestin e kryeministrit dhe i pyeste qytetarėt “kryeministri ėshtė i mirė apo jo(sic!)”. As televizioni i babės nuk ja kishte siguru kėsi komoditeti kėtij kryeministri. Atėherė, prej nga kjo ambicie qė RTK tė destabilizohet finansiarisht dhe tė dobėsohen “Lajmet” e orės 19:30? Si spjegojnė burimet brenda RTK, po kėshtu siē ka mundėsi qė Thaēi ta marrė nė telefon Agim Zatriqin, drejtorin e pėrgjithshėm tė RTK, tė njėjtėn mundėsi e ka dhe e gėzon edhe rivali i zotiti Thaēi, Ramush Haradinaj. Duke mos pasur kontroll tė plotė mbi kėtė medium, sepse po kėtė mundėsi e ka edhe rivali Ramush Haradinaj, Qeveria Thaēi kėrkon edhe nė mėnyra direkte – dobėsimin e ndikimit tė “Lajmeve” tė orės 19:30 qė ato kanė nė publikun e Kosovės dhe pėrgjithėsisht destabilizimin finansiar tė kėtij mediumi. (Kėto telefonata dhe ky flirt i liderave tė partive me njė menaxher tė njė servisi publik flasin vetė pėr vete, por kjo le tė mbetet pėr ndonjė eksplorim tjetėr tė “Javės”).

Ky skenar vazhdon mė tej me destabilizimin finansiar edhe tė dy projekteve tjera RTV21 dhe KTV, duke i zhvendosur nga hapėsirat qė i kanė shfrytėzuar deri sot. (Stafi i KTV tashmė ėshtė njoftuar se do shpėrngulen me zyre diku n’Ajvali, afėr Prishtinės, shumė shpejtė.) Edhe pse, mbetet njė e vėrtetė e madhe se kėto dy projekte kanė gėzuar privilegje tė papara nė Kosovė, duke u trajtuar jo si dy projekte tė rėndomta komerciale qė i nėnshtrohen konkurencės sė tregut, po si edhe dy Servise Publike tjera (pėr gjithė kėtė kohė, kėto dy projekte janė donatuar me nga 4 milionė dollarė secila dhe imagjinoni: deri sot nuk kanė pagu qirra nė Kosovė?!!!), prapėseprapė, zhvendosja e kėtyre dy projekteve nga hapėsirat e tyre do t’i destabilizonte pėr njė kohė dhe do t’i traumatizonte. Pėr sa kohė? Pėr njaq kohė sa do i nevojitej dy projekteve televizive nga Shqipėria qė tė infiltrohen dhe tė instalohen nė Kosovė.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė