Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-08, 13:46   #4
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Hashim Thaēi Dhe Baton Haxhiu Bejne Pazar Me Pasurine Kombėtare Te Kosoves?

Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės




Ky spekulim, edhe pse mbetet nė domenin e spekulimit, ka njė bazė. Sepse si i tillė vjen pas njėrit nga turpet mė tė mėdha, qė mundet njė qeveri me ia leju vetes dhe me ia bė interesave dhe publikut tė vet (si u kualifikua nga media e Kosovės, shih “Koha Ditore” dhe komentet e Televizionit RROKUM nga Dita e Pavarėsisė sė Kosovės), ashtu si veproi Qeveria Thaēi pėr Ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Si e dini, Qeveria Thaēi e ka mbajtur sekret edhe modelin e flamurit qė ėshtė zgjedhur, edhe vendin prej nga do nisej pėr t’u dėrgu nė parlamentin e Kosovės nė ceremoninė solemne, edhe orėn edhe gjithēka tjetėr qė lidhet pėr ato momente historike. I vetmi medium qė ishte njoftuar pėr kėto sekrete ka qenė njė medium i Shqipėrisė: Televizioni KLAN(sic!)

Pas kėtij ”turpi e kėsaj tradhtie”, si u kualifikua ky gjest flagrant e i pajustifikueshėm, kjo Qeveri ka qenė dashur tė bojkotohej me javė nga tė gjitha mediumet e Kosovės. Qeveria e Kosovės e cila nuk ka respekt pėr mediumet e Kosovės, nuk e meriton tė mbulohet e transmetohet nga kėto mediume. Qeveria e Kosovės e cila ka pėr detyrė ta stimulojė, garantojė, zhvillojė dhe kultivojė Shtypin e Lirė tė Kosovės, flerton dhe “tradhton” me njė medium nga Shqipėria.



Sipas burimeve shumė tė afėrta me kryeministrin Thaēi dhe ministrinė respektive, arsyeja e kėtij flirti dhe ‘tradhtie’ pėr Ditėn e Pavarėsisė e kryeministrit Thaēi, si dhe kjo ambicie pėr t’i sjell televizionet e Shqipėrisė nė Kosovė, buron nga njė bindje e pjekur e zotit Thaēi, dhe jo vetėm e tij, se Televizionet e Shqipėrisė disi janė shumė mė tė mira. Kanė gjuhė mė tė mirė, po duken mė mirė, etj. Ose si e tha Baton Haxhiu, “televizionet e Shqipėrisė kanė kryer njė Revolucion Kulturor” (sic!)

Krejt ky percepcion provincial i njė qeverie provinciale gjen pak mbėshtetje kur ke parasysh vetėm raportin e fundit tė Freedom House, ku media e Shqipėrisė kualifikohet si mė sė paku e emancipuar e profesionale n’Ballkan. Ku e shohin avansimin e kėsaj medie kryeministri dhe qeveria e tij, kjo mbetet njė ēėshtje pėr t’u diskutuar.

Kjo qeveri ia ka lejua vetes komoditetin t’i gjykojė e kualifikojė mediat e Kosovės si primitive dhe tė pazhvilluara, dhe prandaj ka konkluduar se u dashka qė t’i sjellim nga jashtė. Po ta ndjekėsh vijėn e kėsaj logjike atėherė u dashka edhe ne si qytetarė qė tė sjellim njė qeveri mė tė pėrgjegjshme, mė pak provinciale, qė ka dinjitet e vetėrespekt, e jo t’i durojmė kėta qė tė trajnohen, eksperimentojnė e tregtojnė me interesat e qytetarėve tė Kosovės.

Nėse u dashka qė t’i sjellim mediat nga Shqipėria, atėhere le ta sjellim edhe njė qeveri ma tė mirė prej andej! Le ta zėvendėsojmė Hashim Thaēin e Drenicės, me Edi Ramėn e Tiranės. Ide shumė e mirė, apo jo?
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė